Color Bar


Dicka per Autorin


Color Bar


Buton

Gjovalin Shkurtaj ka lindur mė 4 prill 1943 nė Bajzė tė Shkodrės. Ka kryer shkollėn e mesme pedagogjike nė qytetin e Shkodrės mė 1962 dhe studimet e larta pėr gjuhė e letėrsi shqipe nė Universitetin e Tiranės mė 1966. Nė vitin 1966-1967 ka qenė arsimtar nė rrethin e Lezhės. Nga shtatori i vitit 1967 deri nė maj tė vitit 1989 ka punuar si punonjės shkencor nė Institutin e Gjuhėsisė tė Akademisė sė Shkencave. Gjatė periudhės 1989-1991 ka qenė i ngarkuar si kėshilltar i kulturės nė Ambasadėn Shqiptare nė Romė. Qysh nga maji i vitit 1991 ėshtė emėruar pedagog nė Departamentin e Gjuhėsisė tė Fakultetit tė Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės. Aty drejton sektorin e gjuhėsisė sė sotme. Ėshtė titullar i lėndėve:

Buton Nė vitin 1982 ka marrė gradėn e "Kandidatit tė shkencave" (= Dr. i shkencave filologjike) dhe mė 1995 ka fituar edhe titullin "Profesor". Ka qenė pėr njė kohė tė gjatė Sekretar shkencor i pėrmbledhjes "Dialektologjia shqiptare" (Nga vėllimi I deri VI). Ėshtė anėtar i Redaksisė sė revistės "Studime Albanologjike" qė nxjerr Fakulteit i Historisė dhe i Filologjisė. Ėshtė anėtar i grupit tė dialektologėve qė ka hartuar Atlasin Dialektologjik tė Gjuhės Shqipe (vepėr madhore e gjuhėsisė shqiptare, nė dy vėllime, pėrfunduar mė 1989 dhe dėrguar pėr botim nė Itali).

Buton Eshtė anėtar i Grupit tė punės pėr fishat e ALE (Atlas Linguarum Europae) me qendėr nė Nimegen (Suedi). Ėshtė anėtar i Shoqatės Ndėrkombėtare "Amici Linguarum" me qendėr nė Suedi. Qė nga viti 1995 ėshtė edhe drejtor i Kurseve verore tė Gjuhės shqipe pėr tė huaj. Ka marrė pjesė disa herė nė kongrese dhe konferenca shkencore ndėrkombėtare nė Itali, Gjermani, Rumani dhe nė tri konferenca albanologjike ndėrkombėtare tė zhvilluara nė Tiranė. Ka qenė disa herė i ftuar pėr tė dhėnė leksione nė disa universitete tė Italisė (Romė, Palermo, Kozencė, Bari). Zotėron mirė gjuhėt: frėngjisht, italisht, rusisht; lexon, gjithashtu, nė anglisht, gjermanisht e rumanisht.

Buton Disa nga botimet e tij mė kryesore janė:
  1. E folmja e Kastratit, nė "Studime filologjike", 1967, nr. 2 dhe 3.
  2. E folmja e Hotit, nė "D. Sh.", 1971, vėll. II.
  3. Vėzhgime rreth tė folmes sė malėsorėve tė Bregut tė Matės, nė "St. fil", 1972, nr. 2.
  4. E folmja e Kelmendit, nė "D. Sh", 1975, vėll. III.
  5. E folmja e Rranxave tė Mbishkodrės, nė "D. Sh", 1982, vėll. IV.
  6. E folmja e qytetit tė Lezhės, pjesė tė monografisė janė botuar nė "St. fil", 1981 dhe 1984.
  7. Shėnime pėr tė folmen arbėreshe tė Shėn-Marcanos, nė "St. fil", 1979, nr. 4.
  8. Shėnime pėr tė folmen arbėreshe tė Mrēeduzės, nė "Studime pėr nder tė A. Xhuvanit", Tiranė, 1986.
  9. Sistemi foljor i tė folmeve arbėreshe tė krahinės sė Kozencės, nė "St. fil", 1975, nr. 2
  10. T' i pėrdorim drejt pėremrat pronorė, nė "Gjuha jonė", 1981, nr. 1.
  11. Dialekti dhe norma nė trajtat foljore tė mbipėrbėra, nė "Gjuha jonė", 1984, nr. 2.
  12. Tė shtojmė kujdesin pėr gjuhėn e skenės, nė "Gjuha jonė", 1984, nr. 1.
  13. Kėngė popullore tė arbėreshėve tė Italisė, nė "St. fil", 1979, nr. 2.
  14. Emrat e kafshėve sipas ngjyrės, nė "St. fil", 1971, f. 95-100.
  15. Rreth ndryshimeve nė gjuhėn e fshatit tė sotėm tė Veriut, nė "St. fil",1969, nr. 4.
  16. Njė vėshtrim mbi pėrdorimin e pasthirrmave dhe tė pjesėzave thirrėse nė tė folmet e Malėsisė sė Madhe, nė "St. fil", 1975, nr. 2
  17. Zbunimi si shkak i lindjes sė trajtave tė dyta tė emrave vetiakė, nė "St. fil", 1977, nr. 2.
  18. Arritje tė studiuesve arbėreshė nė fushėn e shqipes, nė "Gjuha jonė", 1981, nr. 1.
  19. L'influenza dell' italiano sulle parlate albanesi d' Italia, in "I dialetti Italo-albanesi, a cura di F. Altimari e L. Savoia, Bulzoni Editore, 1984. pp.219.
  20. Disa vėrejtje rreth gjuhės sė Naim Frashėrit, nė "St. fil",1973, nr. 3.
  21. Arbėrishtja e Italisė si gjuhė shkrimi, nė "Gjuha jonė", 1986, nr. 2.
  22. Dy dorėshkrime tė Andrea Darės, nė "St. fil", 1988, nr. 1.
  23. F. A. Santori, Satirat (transliteruar dhe pajisur me shėnime nga Karmell Kandreva e Gj. Shkurtaj), nė "St. fil", 1982, nr. 2.
  24. Nga gjeografia gjuhėsore tek dialektologjia urbane, nė "Studime Albanologjike", !996, nr. 1, f. 91-101.
Buton Ka botuar edhe shumė kumtesa e artikuj nė revistat "Kultura popullore" apo nė pėrmbledhje tė ndryshme e Akte tė Konferencave shkencore si: Buton Ka botuar, gjithashtu, disa libra shkencorė dhe pėr publikun mė tė gjerė, si: Buton Ėshtė bashkautor dhe anėtar i Redaksisė sė Atlasit dialektologjik tė gjuhės shqipe (bashkė me J. Gjinarin (kryetar), B. Becin dhe Xh. Gosturanin), vepėr madhore e gjuhėsisė shqiptare, pėr tė cilėn ka punuar mė se njėzet vjet; tashti vepra nė dy vėllime ėshtė duke u shtypur nė Itali. Ka botuar shumė recensione, artikuj dhe intervista nė organet e shtypit kulturor dhe periodik. Ka dorėzuar pėr botim edhe tre libra tė tjerė:
  1. Dialektologjia (Tekst pėr shkollėn e lartė), bashkė me prof. Jorgji Gjinarin, duhet tė dalė nga shtypi brenda vitit 1997, ShBLU.
  2. Shqetėsime dhe vėrejtje pėr kulturėn e gjuhės ( intervista, artikuj dhe kumtesa tė zgjedhra), Shtėpia Botuese "Logoreci".
  3. Me miqtė dhe kolegėt e mi arbėreshė (Vlerėsime, shėnime dhe recensione pėr figura dhe vepra tė autorėve arbėreshė), Shtėpia Botuese "Onufri".

Color Bar



This Page is Designed and updated by DECCOM LTD Tirana Albania.
DECCOM-LTD
Leader on Communication Technologies and Web Premier Design.
The Best Intranet Communications Solution Provider in Albania.
Contact DECCOM now at:deccom@deccom.ml.org