LIBRA TĖ TJERĖ TĖ AUTORIT

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj ėshtė autor i disa librave shkencorė edhe pėr lexuesin e gjerė:

Color Bar


SHPIRTI I ARBĖRIT RRON

Permbajtja:
Historiku i mėrgimit arbėresh nė Itali: valėt e shtegtimeve tė arbėreshėve drejtpėrdrejt nga Shqipėria, si dhe mėrgime tė arbėreshėve qė kishin shkuar mė parė nė Greqi, sidomos nė zonėn ishullore tė Moresė, Koronit etj. Tė dhėna etnokulturore dhe gjuhėsore rreth diasporės sė sotme arbėreshe; puna dhe pėrpjekjet shekullore tė arbėreshėve tė Italisė pėr ruajtjen e gjuhės dhe tė shqiptarėsisė, roli i nitelektualėve arbėreshė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve si dhe puna e arritjet e tyre tė shumta nė lėmin e lėvizjes kombėtare shqiptare; Rilindja Arbėreshe dhe pėrfaqėsuesit e saj mė kryesorė, roli i Jeronim de Radės, Vincenzo Dorsės, Dh. Kamardės etj. Pėrpjekjet e arbėreshėve pėr shkollimin nė gjuhėn shqipe, roli i klerit arbėresh pėr mbrojtjen e kulturės arbėreshe dhe tė gjuhės shqipe, Kolegji Arbėresh i Shėn-Adrianit (Kalabri) dhe Seminari Arbėresh i Palermos (Sicili). Jeta e sotme arbėreshe, pėrpjekjet intelektualėve arbėreshė nė ngulimeet tradicionale dhe nė universitetet e Italisė sė Jugut (Kozencė, Palermo, Napoli) pėr mbrojtjen dhe vlerėsimin e kulturės e tė gjuhės arbėreshe. Poetė, shkrimtarė dhe veprimtarė tė sotėm arbėreshė: Vorea Ujko, Carmello Candreva, Dushko Vetmo, G. del Gaudio, G. Schiro di Maggio, C. Zuccaro etj. Zakone dhe tradita tė bukura tė katundeve arbėreshe: dasma arbėreshe, rite e praktika tė lindjes, tė vdekjes etj. Tė gjitha kėto anė tregojnė se edhe sot, pas kaq shekujsh tė mėrgimit nė Itali, nė mė se 50 ngulime arbėreshe tė Kalabrisė, Bazilikatės, Puljes dhe tė Sicilisė "shpirti i arbėrit rron".

Color Bar


KULTURA E GJUHĖS NĖ SKENĖ DHE NĖ EKRAN

Permbajtja:
Libri ėshtė konceptuar si njė manual i detyrave dhe pėrmbajtjes konkrete qė parakupton kultura e gjuhės nė skenė dhe nė ekran dhe synon qė t' u japė studentėve tė degės dramatike, aktorėve dhe regjisorėve shqiptarė tė dhėnat kryesore me qėllim qė ata tė aftėsohen pėr t' i dalė zot atij arti skenik qė mėton dhe lufton pėr t'i bėrė skenėn dhe ekranin universitete masive tė kulturės sė gjuhės. Ėshtė i pari dhe i vetmi nė llojin e vet nė Shqipėri dhe sjell njė pėrvojė interesante tė zbatimit tė gjuhės letrare tė njėsuar nė mjedisin shqiptar. Libri pėrbėhet nga 18 kapituj, ku trajtohen ēėshtje tė rėndėsishme si : "Kultura e gjuhės si pjesė pėrbėrėse e kulturės kombėtare shqiptare", "Teatri si tribunė e kulturės sė tė folurit", "Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi", "Gjuha dhe stili", "Trajtat e ligjėrimit", "Mjetet gjuhėsore tė komikes" , "Teksti dhe nėnteksti nė dramė dhe nė film"; "Vendi i dialektalizmave nė skenė dhe nė ekran", "Gjuha e letėrsisė artistike", "Dialogu dhe monologu dramatik si veēoria mė kryesore e gjuhės sė skenės", "Norma dhe kundėrnorma nė emrat e personazheve". Libri ėshtė fryt i njė pune dhe pėrvoje tė gjatė tė autorit si pedagog i lėndės "Kultura e gjuhės" nė Institutin e Lartė tė Arteve, qysh nga viti shkollor 1968-69 deri nė 1988. Nė vitin 1983 ky libėr qe botuar si maket, pastaj u pasurua dhe u plotėsua me tė dhėna faktike e shtjellime tė pėrgjithshme teorike nė dritėn e detyrave tė kohės, sidomos pas Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės shqipe (1972) pėr tė zbatuar gjerė normat e gjuhės letrare shqipe standard nė tė gjithė praktikėn shkrimore, botuese dhe nė radiotelevizionin shtetėror, nė teatėr dhe nė kinematografi.

Color Bar


SOCIOLINGUISTIKA

Permbajtja:
Sociolinguistika ėshtė njė lėndė e re nė universitetet shqiptare, po edhe njė drejtim i ri i kėrkimeve shkencore rreth gjuhės e zhvillimeve tė ligjėrimit nė vartėsi e lidhje tė ngushtė me shoqėrinė. Ashtu si nė shumė vende tė botės, sociolinguistika ka filluar si njė vijim i studimeve dialektologjike, sidomos si njė kalim i kėtyre kėrkimeve nga interesimi kryesisht pėr gjeografinė gjuhėsore apo pėr dialektet dhe shtrirjen hapėsinore tė dukurive a tipareve tė tyre (dialektologjia "rurale") nė njė interesim pėr larminė dhe variacionet gjuhėsore brenda qendrave tė mėdha qytetare (dialektologjia urbane). Shumica e studimeve empirike, ndihmesave apo librave pėrgjithėsues nė kėtė lėmė datojnė pas viteve '60 tė shekullit tonė. Nė kėto kushte, sigurisht, ky libėr nuk mund tė kishte mėtime tė mėdha e nuk mund t'i dalė zot njė paraqitjeje shterruese. Pėr tė pėrmbushur detyrat e njė paraqitjeje tė parė dhe tė pėrgjithshme me synime tė njė teksti pėr shkollėn e lartė jepet aty njė skicim apo ravijėzim informativ dhe interpretativ i arritjeve tė derisotme, duke zgjedhur e pėrzgjedhur disa aspekte mė kryesore dhe, patjetėr, duke lėnė nė hije tė tjera, qė, gjithashtu, mund tė ishin interesante e me rėndėsi, por qė s'ėshtė e mundur tė rroken tė gjitha nė kuadrin e njohjes sė sotme. Ky libėr i sociolinguistikės shkruhet pėr herė tė parė dhe pas njė periudhe relativisht tė shkurtėr tė dhėnies sė kėsaj lėnde si disiplinė mė vete nė Universitetin e Tiranės. Ndėrkaq, studimet nė fushėn e sociolinguistikės nė Shqipėri kanė qenė shumė tė pakta dhe janė ende nė njė periudhė nistore. Pėr kėtė shkak, autori, me gjithė punėn shumė tė madhe qė ka pėrballuar pėr hartimin e njė teksti pėr studentėt, e ndjen tė domosdoshme tė theksojė se ai ka synuar tė japė njė pamje tė pėrmbledhėt dhe jo pamjen apo paraqitjen e vetme (e aq mė pak tėrėsore) rreth kalimit nga dialektologjia "rurale" tek gjeolinguistika "urbane" dhe, nė kėtė kuadėr, tė gjejė truall pėr njė pozicionim e piketim tė kaheve dhe tė problematikės qė do tė shtrohet para kėrkimeve tė ardhshme nė fushėn e sociolinguistikės shqiptare.

Color Bar


E Folmja e qytetit te Lezhes

Permbajtja:
Qyteti i Lezhės si dhe tė folmet e rrethinave tė tij (Bregu i Matės, Ishulli i Lezhėas, Ishulli i Shėngjinit) kanė qenė nė vėmendjen e autorit qysh nga viti 1966 deri nė vitin 1980. Pasi pat botuar njė monografi pėr tė folmen e malėsorėve tė Bregut tė Matės etj. ("Lissus", 1968 dhe "St. fil", 2, 1972 ) pėr disa vjet radhazi hulumtoi tė folmen e qytetit tė Lezhės, duke ndjekur aty sitemet dialektore tė ardhėsve nga vise tė ndryshme e tė pranėvėna nė njė mjedis tė pėrbashkėt tė njė qyteti me urbanizim tė ri e me shndėrrime tė mėdha demografike. Pėr herė tė parė nė dialektologjinė shqiptare autori bėri njė sprovė pėr tė analizuar risitė gjuhėsore dhe shndėrrimet qė pėrftohen nė kohėn e sotme nė qytetet me popullsi tė pėrzier, nė kuadrin e bashkėveprimit ndėrdialektor dhe tė ndikimit nga gjuha letrare kombėtare. Monografia ndahet nė dy pjesė: nė pjesėn e parė bėhet pėrshkrimi i sistemeve fonetike dhe fonologjike tė grupeve pėrfaqėsimtare tė banorėve tė Lezhės sipas origjinės gjeografike (lezhjanė tė hershėm, shkodranė, mirditorė, zadrimorė, malėsorė tė Malėsisė sė Madhe, banorė nga Jugu etj.) dhe, me anėn e diasistemit, bėn vlerėsimin e tė pėrbashkėtave dhe dallimeve midis tyre. Rezulton se, nė sistemin fonologjik mbizotėrojnė tiparet veriperėndimore, porse edhe me njė trysni tė dukshme nga sistemi i gjuhės letrare kombėtare standard. Nė pjesėn e dytė bėhet njė analizė e hapėrt sociolinguistike e kahjeve dhe proceseve tė sotme tė marrėdhėnieve gjuhė letare - dialekt, duke u pėrqėndruar, sidomos, nė risitė dhe shtresėsimet leksikore e morfosintaksore.

Color Bar


E Folmja e Hotit

Permbajtja:
Pėrshkrim i plotė i sė folmes: hyrje e pėrgjithshme historiko-demografike e krahinės, sistemi fonetik dhe morfologjik, disa tipare tė sintaksės dhe njė pjesė e gjerė kushtuar leksikut, ku sidhen shumė fjalė e kuptime, si dhe frazeologjizma tė panjohura mė parė. Nė kėtė monografi vihen nė dukje edhe jo pak dukuri ruajtėse (konservative) tė sė folmes sė Hotit, qė meritojnė vėmendjen e dialektologėve dhe tė historianėve tė gjuhės shqipe, si togjet e zanoreve uo, ua aty ku gjetkė, nė mbarė gegėrishten ka ue ose u < ue (gruos, prruo, psuos, shkuos, mua, gzua); grupet e mb, nd, ng, ngj kanė dhėnė rezultate tė ndryshme nga shumiva e tė folmeve tė tjera tė gegėrishtes: krahas asimilimit tė tyre nė m, n, nj ka edhe rėne iė elementit nazal e mbetje vetėm tė bashkėtingėllores (pėrkat. b, d, gj, bushi, bliedh, dėrmjet, daj, me gran, me greh) tė cilat, pastaj edhe shurdhohen nė p, t, k, q : hup, krat, lak) etj.

Color Bar


E Folmja e Kelmendit

Permbajtja:
Kelmendi ėshtė krahina mė veriore e Shqipėrisė, pjesa jo vetėm mė skajore po edhe me njė vlerė tė madhe studimore. Aty kalon kufiri i shqipes me sllavishten e Malit tė Zi dhe, madje, disa treva shqiptare qė tradicionalisht kanė qenė pjesė e Kelmendit, sot janė nė Mal tė Zi (Vuthajt, Martinajt etj. nė Plavė). Kelmendi ka qenė gjitnjė njė trevė qė ka pėrjetuar edhe emigracion tė fortė, duke themeluar ngulime shqiptare nė disa vende tė Jugosllavisė, si nė Peshter afėr Novi Pazarit dhe nė Srem (Sllavoni). E folmja e Kelmendit, ashtu si pėrgjithėsisht tė folmet e Malėsisė sė Madhe paraqet njė varg dukurish fonetike dhe morfologjike tė ndryshme tė folmet e tjera tė gegėrishtes, sidomos me togjet e vjetra tė zanoreve uo, uo (gruos, muor, shkos, gjua, knua), me grupet e bashkėtingėlloreve dhe me jo pak dukuri ruajtėse tė shqipes sė moēme. Shumė interesant ėshtė edhe leksiku i kėsaj sė folmeje, sidomos fjalė tė sferės sė blegtorisė tė cilat janė ndjekur gjerė dhe figurojnė nė pjesėn kushtuar kėtij sistemi.

Color Bar


E Folmja e rranzave te Mbishkodres

Permbajtja:
E folmja e Rranxave tė Mbishkodrės pėrbėhet nga njė trevė e gjerė kryesisht fushore dhe kodrinore me qendėr qytetin e Koplikut qė nga brigjet e Liqenit tė Shkodrės nė perėndim deri nė malėsitė e Rrjollit, Reēit e Lohes nė verilindje. Janė tė gjitha krahinėza tė afėrta dhe me dukuri shpirtėrore e gjuhėsore tė pėrbashkėta me Malėsinė e Madhe, por edhe me takime e mundėsi mė tė shumta pėr lidhje me qytetin e Shkodrės. Pas njė hyrjeje tė gjatė inkuadruese, bėhet pėrshkrimi i sistemit fonetik e fonologjik duke zbatuar gjerė parimin e sistemit binar tė identifikimit tė fonemave sipas ēifteve minimale tė domosdoshme. Nxiret inventari i sė folmes duke e krahasuar atė me tė folmet e tjera tė Malėsisė sė Madhe dhe nė pėrgjithėsi me tė folme tė tjera tė gegėrishtes. Bėhet pėrshkrimi i grupeve dhe i pozicioneve tė mundshme tė tingujve nė fjalė, duke nxjerrė kėshtu distribucionin e plotė tė fonemave bzanore e bashkėtingėllore tė identifikuara nė atė tė folme. Jepet edhe njė pėrshkrimi gjerė i sistemit morfologjik, disa tė dhėna pėr dukuritė kryesore sintaksore dhe njė krye i gjerė kushtuar leksikut.

Color Bar


This Page is Designed and updated by DECCOM LTD Tirana Albania.
DECCOM-LTD
Leader on Communication Technologies and Web Premier Design.
The Best Intranet Communications Solution Provider in Albania.
Contact DECCOM now at:deccom@deccom.ml.org