HIMARJOTIA - VETETIME,  QE VERBOI  LINDJE - PERENDIM
                         
                                               
                     "Duke ndjekur nje ėndėr te parealizueshme"
 
 
Keshtu titullohet autobiografia e humanistes sė shquar himariote  Agllai Zoto, botuar  nė greqisht nga shtėpia botuese "Odhiseas". Jeta e njė ylli qė shkėlqeu me lindjen e kėsaj ėndėre dhe u venit me vrasjen e kėsaj ėndėre tė mban me ankth ne 364 faqet  e kėtij libri. Kjo ėndėr, per tė ndėrtuar njė shoqėri  tė drejtė, humane u rit bashke me tė kur ishte ende nė bankat e shkollės "Nėna mbretėreshė"  ne Tirane ku e gjeti pushtimi italian. Pėrjashtohet nga shkolla pėr idetė e saj komuniste dhe merr rrugėn e malit, ku luftoi e inkuadruar nė Ushtrinė Nacional-Clirimtare gjersa u clirua vendi.  Ithtare dhe militante e shquar e komunizmit, clirimi i vendit e gjen nė forumet mė tė larta tė pushtetit popullor dhe me nje rreth tė njohurish duke filluar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Azbiu dhe figura te tjera. Ishte koha kur populli shqiptar po hynte nė diktaturė duke kėnduar sic shprehet Ismail Kadare. Dėrgohet pėr studime nė Jugosllavi. Me prishjen e marrėdhėnieve me Jugosllavinė Agllaia ishte nga te paktet studente qe vazhduan studimet, por tashme dhe si misionare per te demaskuar revizionistet jugosllave. Nuk vonon dhe bisedat e saj me rrethin e te njohurve ku ekspozonte idete e saj per Titon, behet objekt ndjekjeje i UDB-se dhe pas nje persekutimi prej disa ditesh dhe nje note proteste te qeverise shqiptare, debohet dhe flaket ne kufite e Shqiperise nga Kosova. Qeveria shqiptare e dėrgon per te perfunduar studimet ne Bullgari. Ne kete vend te trendafilave sic e quan ajo do vijojne mjaft vite te bukura te cilat paten nje influence te madhe ne te ardhmen e saj. Perfundon fakultetin e drejtesise dhe kthehet e kompletuar ne Shqiperi si kuader i denje per te kontribuar ne ndertimin e nje shoqerie  te re. Nuk vonon dhe pas nje kontakti me Dimtrin, bashkestudent i saj, vendos te martohet. Dimitri, bashkeshorti i saj mer persiper dhe rolin e Konstandinit per Agllaia-Doruntinen " une do te jem dhe nene dhe baba dhe vella dhe moter"-i thote ai. Dhe Agllaia vendoset ne Sofie ku emerohet prokurore. Dashuria e ketij cifti ballkanik kishte terhequr vemendjen e qarqeve te asaj kohe. Nuk vonon dhe ngjarjet nderkombetare shkaketojne furtune ne kete dashuri. Bullgaria mer anen e Bashkimit sovjetik dhe Shqiperia te Kines. Ketu fillon nje tragjedi qe ngjan me shume te tjera ne kampin e ashtuqujtur socialist ku politika ishte ne plan te pare, por dhe ka vecantine saj per nga permasat. Ndahet nga Dhimitri per te mos e demtuar ate, me xhestin e saj human tregon zgjuaresi e pjekuri dhe shpirtin demokrat himarjot te trasheguar ne breza, por shpirterisht ai mbeti i vetmi burre ne zemren e saj gjer ne ditet e sotme, karakteristike sublime e grave himarjote ne shekuj. Pikerisht ketu fillon sprova e dyt e saj, regjimi i Zhivkovit ashtu si Stalini ndiqte vijen e eleminimit te kudershtareve dhe Agllaia, bie pre e  Sigurimit bullgar. E fusin ne cmendine per te eleminuar kujtesen e saj. Fati deshi qe kjo shqiponje te shpetoje dhe te gjeje strehe ne France. Aty shpaloset gjithe fuqia krijuese e saj. Futet ne qarqet perparimtare ne Paris dhe shquhet si poete dhe mendimtare duke botuar shtate libra. Ishte nga te parat disidente qe ra ne kontakt me boten e perendimit dhe ne nje nga librat e saj "Re te zeza ne vendin e trendafilave" demaskon  natyren antinjerezore te sistemit totalitar te Bullgarise dhe te lindjes ne pergjithesi. Ndarkaq nena e mplakur donte te shihte vajzen e saj dhe i lutej te kthehej ne Shqiperi. Doruntina kthehet per te pare nenen, (Dimitri-Konstandini nuk mundi ta mbaje fjalen) pas dhjete vjet kerkese, kasta shqiptare i aprovoi kerkesen e saj per te marre vize. Agllaia mendonte se Shqiperia ishte krejt ndryshe per nga  vendet e tjera te bllokut te lindjes, mbasi mungonte cdo lloj informacioni real ne lidhje me kete vend. Nuk mund ta imagjinonte totalitarizmin shqipetar, me i keqi i ketij lloji. Nuk mund te imagjinonte se nje mendimtare dhe juriste si ajo, edhe pa folur perbente rrezik potencial per caret e rinj  ne Shqiperi. Ky sistem i cili hante bijte e vet (i ekzekutonte) ashtu si Kronosi i mitologjise greke, kishte neneshkuruar shembjen e vet qe ne 1945. Agllaia bie per te treten here pre e Sigurimit, kete here shqiptar. Agllaia qe kishte luftuar kuder fashizmit dhe nazizmit, Agllaia qe punoi per nje drejtesi shoqerore Agllaia qe shkelqeu si yll ne Paris, kryqezohet nga shoket e idealit te saj. Drama e Agllaise eshte drama e nje populli te tere, e nje kontinenti te tere socialist, dhe gjithkush mund te shohe ne te nje pjese te jetes se vet. "Endera e parealizueshme" eshte nje proteste e fuqishme per pseudokomunizmin, por edhe per regjimet pseudodemokrate si ai i Sali Berishes qe i solli Shqiperise katastrofe me te madhe se ajo  e Luftes se Dyte Boterore.

                                                                                                                                                Margarit Gjoka