KULTURA DHE JETA E NJE INTELEKTUALI HIMARJOT

  Te shkruash per jeten e nje mesuesi pa dyshim qe ndjen pergjegjesine per te pasqyruar jeten e nje intelektuali, po te shkruash per jeten e mesuesit Janko Pali kejo pergjegjesi eshte e dyfishte per vete faktin se si nga ana kohore, ashtu edhe nga ana gjeografike, po pa lene menjane edhe bagazhin njohes e kulturor te tij ato kapin kufinjte maksimate brenda se ciles duken qarte jeta e nje krahine te tere, pikerisht e nje krahine te kulturuar sic ishte Himara. Lindi ne Izmir te Turqise ne vitin 1897. Familja e tij mergimtare ekonomike si shume familje himarjote. Mbas nje viti i vdes i jati dhe i vellai 14 vjec. Ne kete katasrofe familjare nena e tij, Margrita Dede, nje grua me cilesi te jashtezakoneshme dhe me karakter te forte si grate e permendura epirotase, detyrohet te kthehet ne fshat me djalin e saj te vetem te mbeshtjelle ne pelena. Kurbeti ngeli mbrapa, mijera kilometra zemra e thyer po shpresa me te vetmin djale Jankon i jep fuqi per te ardhmnen.
Qeparo, fshat legjendash e trimerish, kapedanet e fundme akoma ishin gjalle, shpatat e kamat ruanin shkelqimin, koburet sa here zbrazeshin tek tuk, tutje thelle ujerave te kanalit te Korfuzit, karavet qe shkelnin detin  detyroneshin te ktheheshin per kontroll ne limanet e Krahines nga gjylet e topave te Bregut te cilat binin rreth e rroutull duke ndjelle mbytje te sigurte dhe perfundim ne fund te detit. Sokaket e gurte te fshatit te varfer, neper thollo femije me libra, fletore e kondil ne dore, midis tyre Jankua i vogel pa baba, po me porosine e nenes kudo dhe kurdo here, - "meso dhe vetem meso". Dija dhe varferia u bene pjese e jetes ne femijerine e Janko Palit, dija ishte dhe mbeti detyre e tij ndersa varferine mundohesh ta mposhte e ema me zanatin e gjinekolloges qe ajo kishte mesuar ne mergim dhe te cilin e  ushtronte ne fshat. Mbaron shkollen fillore ne gjuhen greke ne Qeparo dhe ne vitin 1910 emigron ne Greqi, prane nje kusheriri te te atit ne Pire. Aty punon dhe mbaron gjimnazin, ndjehet i rrethuar nga shume shoke e miq midis tyre kusherinj e dajon e vet, vellain e nenes i cili aso kohe punonte prane Muzeut Arkeologjik te Athines ne rrugen Patision. Viti 1915 djaloshin Janko Pali do ta gjeje ne France se bashku me nene e vet, tashme ai kerkon me shume nga jeta, punon per gati 13 vjet ne firmen automobilistike "Reno" si dezinjator teknik, pa i u ndare librave, mbaron filialin politeknik ne Monteplje, meson shume gjuhe te huaja dhe kur ka aritur ne moshe te pjekur, kerkohet nga pleqesia e fshatit  te tij Qeparo per te punuar si mesues. Me deshiren e madhe per te ndihmuar bashkefshataret e vete kthehet ne Qeparo, ku per 36 vjet Janko Pali sherbeu si mesues ne shume fshatera te zones se Jugut. Brenda kesaj hapesire kohore ai do ta mbushe jeten e tij me plot thesare duke perfshire disa fusha te kultures, te cilave nuk i u nda gjer sa vdiq, kurdohere me laps e leter ne dore e gazeten e perditeshme te cilen e kishte shok te pandare. Bashkepunoi e ndihmoi ne France e me pas ne Krahine me poetin, kengertarin, kompozitorin shokun dhe mikun e bashkemoshatarin e tij, te fameshmin Neco Muko, nga Himara. Ky i fundit shkruan e incizon ne disqe gramofoni shume kenge te kenduara prej tij e grupit polifonil himarjot, ku shpesh aktivizon kengetaren e sapo dale ne skenat e Evropes, korcaren Tefta Tashko Koco. Jankua ben gjithecka eshte e mundur qe grupi te kete sukses ne ndermarjen e tij  teper te avancuar per kohen dhe sidomos per zonen e Ballkanit nga ku ishte prejardhja e tij. Ndihmese e cila eshte e pasqyruar edhe ne krijimtarine e Necos, po kete teme le ta shohim ne nje shkrim tjater. Vazhdojne vitet e mesuesise per xha Jankon tashme meso bure. Endet neper fshatera duke dhene dije, si ne Vuno, Piqeras, Mallakaster, Inspektor aresimi ne rretin e Vlores, Drejtor shkolle ne Vlore - Skele, e me pas Drejtor shkolle ne Qeparo, ku mbyll ciklin e mesuesise nga ku e filloi tashme ka aritur moshen 67 vjecare ( 12 vjet me i madh nga limiti i mesuesit ne ate kohe). Pa permendur punen e tij te gjitheaneshme, metodike e sistematike duke manifestuar stilet me te avancuara te kohes per didaksine ai pa dyshim ka nje merite te vecante edhe ne levrimin e gjuhes, novatorizmin e saj  jo vetem te ushtruar e te injektuar ne breza te shumte por edhe te shkruar e te konceptuar ne menyra te ndryshme me studime e artikuj te vecante te cilat mbushin fletore te tera te nje pune shume vjecare e qe meriton te hulumtohet e te studjohet. Kejo pune e tij nuk perfshihet vetem persa i perket shqipes po ajo krijimtari e tij shtrihet edhe ne gjuhet Greqishte te vjeter e te re, Frengjisht, Italisht, Spanjisht, Anglisht, Rusisht dhe pune te konsiderushme ka me Gjermanishten. Po ajo qe ne kete fushe te lingustikes e ben te ngrihet me larte figura e tij dhe qe i jep vlera te pa llogariteshme per kohen e per vitet qe jetoi eshte gjuha nderkombetare e Esperantos, ne te cilen Janko Pali ishte njohes i saj qysh ne vitin 1916, dhe ishte nje nga esperantistet e ralle te atyre vitev ne Evrope dhe ndoshta i vetemi ne Shqiperi per shume dekada. Si i tille ishte edhe i njohur edhe nga forumet nderkombetare dhe me punen e tija si levrues i saj ai kishte aritur qe keto Forume here mbas here ta ftonin ne konferencart dhe siumpoziumet e tyre, mirepo regjimi monist, jo vetem nuk i lejoi pjesemarje ne to por pervec pengesave, krijonte edhe atmosferen dhe alibine e armikut rreth figures se tij. I pa perkulur  dhe mosperfilles per gjithecka  zhvillohesh rreth tij, xha Jankua per cdo dite cohesh nga karikja naten von mbas shkrimeve, leximeve e krijimeve te shumta qe na ka lene per vite me rradhe dhe qe presin per tu botuar. Nder to permendim Monografine e Neco Mukos ( e pabotuar per shkaqet qe thame me siper), po keshtu "Historia e Qeparoit", "Kujtime te Luftes Boterore, per Qeparone", Ngjarje ne fshat e krahine, pa dyshim perkthime, si dhe mbi 80000 vargje, si kenge kurbeti, lirike, epike etj, te stileve e llojeve te ndryshme. Po keshtu nuk e pa driten e botimit ne ato vite nje fjalor shqip-frengjisht, rreth 45000 fjalesh. Ne bibloteken e tij te ralle me rreth 10000 vellime, ne te cilen gjenden libra te shekujve 17-18, ndodhen edhe 250 fletore te shkrojtura nga ai. Me ardhjen e demokracise ne Shqiperi Janko Palit i u dha titulli "Mesues i Merituar", dhe shkolles se Qeparoit i u vu emeri i tij. Vitet e pleqerise se voneshme xha Jankua i kaloi ne Athine e ne Ishullin e Korfuzit ku dhe vdiq ne moshen 97 vjecare , shkaku i se ciles ishte nje dite e nxehte me diell kur po shkonte te merte gazeten e perditeshme, ushqimi i tij shumevjecar  kulturor.

                                                                                                                          
Kleanthi Z. Dede