NECO MUKO NJE MIT

Biografia e kengetarit me ze te ralle, e poetit dhe kompozitorit himarjot te viteve '30 tashme eshte shndruar ne mit per aresyen e madhe dhe te shume permendur nga gojet e shumta te te gjitha bindjeve politike e te shume gjuheve te perdorura qofte per ta ulur, a qofte per ta lartesuara figuren e tij. Aresyet maremendeshe shkojne deri aty sa per te thuhen se ishte dhe ngeli dashnori i asaj apo kesaj vajze himarjote apo nje tjatere prej vendi apo shteti te larget. Nje fakt eshte dhe ngelet i qarte dhe pak i njohur deri me sot. Ca kohe mbas vdekjes se tij me 12 Dhjetor 1934 ne moshen 35 vjecare, siper varit te Necos u vendos nga vete dora e zonjushes se fameshme kengetares soprano Tefta Tashko Koco nje tufe me lule ne Himaren e tij ku dhe lindi me 21 Tetor 1899. Ishte nga bijte me te dashur te Himares, ashtu si dhe familja Muko, nga me te vjeterat e krahines dhe me bujaret, gezonin respekt e nderim kudo qe gjendeshin. Si femije i peste i Kristos robaqepes me fame, do te beje emer me von, jo vetem duke kenduar sokakeve te Himares por duke bere edhe vete kenge e duke i incizuar ato ne pllaka gramafoni do te beje qe kenget e tij dhe te gjithe Himares ti kendojne sokakeve te botes mijera e dhjetera mije te tjere. Kerkon ne vitin 1929 nga qeveria e Zogut mundesi financiare per ndermarjen e guximeshme dhe utopike te incizimit te kengeve ne pllaka gramafonit, po nuk mer gje, shenja e barazimit kulturor qe mendon te vendose Necua  ndermjet Himares dhe vendeve te perparuara te Evropes rezikohet te mos realizohet, ai nuk terhiqet. Me mundesit e tija e te shokeve e realizon nje gje te tille dhe per here te pare ne Himare mberijne disqet e kengeve. Per dekada te tera nuk u mundesua dhe muk u be gje ne drejtim te emerit dhe vepres se tij te ralle per mjedisin Juglindor Ballkanik dhe ja ne vitin 1996 nje tjater bir i Bregut te Jonit himarjot Koco Kokedhima mundeson ne menyre financiare vepren  letrare te Neco Mukos shkrojtur nga Andrea Varfi dhe botuar nga To Ena. Respekt, lidhje dhe nostalgi ndermjet brezash joniane. Perseri burimi i mundesive nga vendi qe e lindi. U njoha me kengen "Vajza e Valeve", "Moj katina nina - nina",  "Lule je lule te thone", "O moj korcare",..etj, krijime orgjinale te Necos, qysh ne femijerine time te hereshme kur mbremjeve ja merte kenges nena ime dhe une ndjehesha si ne peralle, me von rreth viteve '63-'64 ne shtepine e kultures se Himares degjoj nga shkrimtari i madh Petro Marko te dale ne skene e te thote se "po paraqesim varjantin e perpunuar te kenges "Vajza e Valeve" per ta bere te kohes", ate perle qe s'kish e s'ka nevoje as ti heqish dhe as ti shtosh gje. Shkelqime te tilla kerkoheshin te zbeheshin, po jo nga Petrua, dikush tjeter e servirte nje gje te tille dhe vetem kerkohesh aprovimi i mases qe degjonte varjantin e ri. Dhe keshtu u be mbas kesaj grupi virtuoz i Dhimiter Varfit mundi te shperthente valet radiofonike me "Vajzen e valeve" te cunguar e megjitheate edhe keshtu muzikaliteti  dhe lirika e saj cante horizonte dhe detra. Nen ndjeshmerine e saj kerkoj te verteten e panjohur dhe te mbuluar. Dikush me thote se Lefter Kasneci ka nje kopje te vellimit LYRA, botuar ne vitet '30 me autor Neco Mukon. E kopjoj te gjithe me makinen time te shkrimit, dhe nis menjehere serine e disa shkrimeve ne shtypin e kohes. Kerkoja te njhja me shume per personalitetin e Necos. Takohem me mesuesin  nga Qeparoi Llambro Priftin dhe diskutoj me te, ku nder te tjera me tregon dhe shtepine e te motres se Necos, deshira nuk permbahet per ta takuar, por pengese, "motra e tij ka qene e martuar ne Qeparo dhe tani jeton me te bijen mbasi buri i ka vdekur por ata kane qene te denuar nga pushteti popullor" me thote stepem  per nje cast. Habi dhe frike tek baskebiseduesi.  "Atehere do te shkojme mbas ores gjashte te mbremjes qe te mos na shofi njeri - vijon,, dakort i thom dhe ne eresiren e dhomes se ulet nen nivelin e rruges te lagjes "Muradie" te qytetit te Vlores me perqafon nje grua plake veshur karakteristike ne te zeza si himarjote, nen nje fotografi teper te madhe te Necos qe mezi e dalloja. "Eshte e vetmia fotografi qe kemi nga dajua" - me thote e mbesa e Necos -Katina, tek me pa qe po e shikoja, dhe menjehere m'u kujtuan fjalet e historjanit nga himara Fane Veizit se shtepia e Neco Mukos u dogj dhe nuk mbeti gje nga reliket e tija. Ne fshatin e vjeter te Qeparoit, ne shtepi te tij me befason mesuesi dhe bashemoshatari i Neco Mukos njekohesisht dhe shok i ngusht i tij Janko Pali duke me vene perpara, nje vellim me mbi 200 faqe doreshkrim me vjersha shkruar nga dora e vete Necos ne greqisht me boje te zeze dhe nje fotografi orgjinaje e vendosur ne kopertinen e saj dhe me autografin e vete autorit si dhe disa partitura me transkriptime muzikore te kompozuara po nga vete ai. Diskutoj me fotoreporterin Vasi Qesari e kerkoj mundesi per ti perkthyer e kopjuar ato, po ne  gjendjen e viteve '70 pervec pengesave teknike shpesh rezikoheshe edhe nga pengesa politike qofte edhe  per vete faktin se vjershat ishin ne greqisht, kejo ne rastin e Necos perbente rezik te madh. Dhe nuk vonoi, dikujt i kishin rene ne sy shkrimet e mia rreth tij. Pa pritur para meje ne zyren e sekretarit te rinise te rrethit te Vlores, vete dora me hap perpara nje veper te Enver Hoxhes, ku me tregon ne fund te nje faqe me shkrim te imet shenimin  "...ka patur edhe intelektuale te zgjuar si Koco Mukua qe pranuan te behen Anetare te Komitetit Qendror te Ballit Kombetar", megjitheate me thote sekretari do te shikohet kjo gje. Thenia e fundit e tija kishte shume kuptime. Dhjete vjete me pare se i vellai, Neco Mukua nuk mud te parashikonte se cdo te ndodhte me te vellain e tij, po edhe vepra nuk mund te zbehet nga ai i pergjigjem qetesisht. Megjithate per mua filluan dite te ftohta dhe me caste te papritura. Ne reviten "Ylli", me kthehet nje shkrim per Necon mbasi e mbajten 6 muaj ne sirtar, ne gazeten lokale nuk  ma pranojne as per ta pare nje te tille sa u thom se eshte shkrim per Neco Mukon, shkrime te tjera nga sektori i naftes ku punoja nuk me ecnin si me pare. Dicka parandjeja. Dite me von zbres ne pjacen e Spilese se Himares dhe pa pritur me hidhet ne qafe e me thote kengetari i njohur Dhimiter Varfi - "bravo, tu lumte, se u bere shkak qe edhe ne te marim pas kaqe vjetesh titull", une u habita, po shpejt kuptova, Dhimitrit dhe Necos i ishte dhene titulli "Artis i Merituar". Si duket pervec skeptikeve  ne Shqiperine e asaj kohe kishte edhe njerez perparimtare.
Ne Himare Necua mbaron plotoren shkelqyeshem ne greqisht, i ati robaqepes me ze e dergon te te afermit e tij ne Faliro te Greqise per te studiuar. Ai ndryshon taktike dhe ne kete moshe 14-15 vjecare per te lehtesuar baren e te atit futet ne pune ne oficinen e trenave dhe shkollen teknike e vazhdon naten. Mbasi jep provimet e vitit te pare futet direkt  ne vitin e dyte te kesaj shkolle. Viti 1916 Necua kthehet ne Himare, ku gjen italjanet, si rezultat i luftes qe kishte pllakosur. E marin per shkrues ne neneprefekture, meson italishten, me ndihmen e frengjishtes te cilen e kishte mesuar qe ne plotore, meson makinen daktilografike dhe aktivizohet ne farmacine Rurale te Himares. Kalojne rreth tre vjet dhe Necua i ngelur pa pune niset perseri per ne Faliro, per te perfunduare shelqyeshem tekniken duke mare dipllomen si mekanik. Ketu punon si teknik i mesem dhe  tashme djale  me zell per te bere sa me shume gjera, rrembehet nga artet dhe letersia, meson violinen, mandolinen, dhe ndjek shfaqie teatrore. Prej tyre dicka dhe nxjerr per plotesimin e nevojave te tij. Ne pranvere te '23, pregatit nje numur cfaqie estrade ne greqisht, me tekste dhe kompozime te tij, me titull  "Marezi e Pergjitheshme", po s'ariti ta vendose ne skenat e Pireut, e qe me von me '29, kjo do te jete baze per nje numur estrade ne qytetin e Sarandes, e cila pati shume sukses. Ne '23 Necua kthehet ne Himare dhe se bashku me mesuesin Jan Milo, Panajot Papingji, Koco Cakalli,Andrea Balen, Pano Kokeveshin, krijon grupin "Malet e Vetetimes", ku japin shume cfaqie defrenjese dhe gazmoe deri ne mars '24. Po keshtu Necua ndjek edhe aktivitetin e organizatave perparimtare "Atdheu" dhe "Bashkimi", aktivizohet e luan futboll ne skuadren e Himres "Vetetima". Marsi '24s Necon e gjen duke lundruar per ne France nepermjet Adriatikut, ku dhe shkruan mbi 80 strofa per pershtypjet e tij, me titull "Nga Lindja ne Perendim". Ne Paris futet si mekanik po shpejt kupton se shpirti i tij kerkon dicka me teper se nga e rendomtia. Ne hotel shkruan e perkthen nga te perditeshmet, u a lexon shokeve e diskuton me ta, u dedikon vjersha atyre e miqeve te tij, si Virgjereshes qe i mori zemren me "Endra qe shuhen", Koco Cakallit, Janko Palit, Koco Qiricit, N. Rondos, Andrea Bales etj. Me ne fund duke mos qene i kenaqur artisti himarjot me '26n len Francen duke krijuar edhe vjershen "O Paris i Mallekuar" dhe vendoset ne Sarande, aty hap nje dyqan te vogej me pjese gramafoni e organizon nje grup koral "Miqte e Defrimit", qe u mbiquajt PIF-PAF. Ky grup materjalizon ato cka ka krijuar Necua, suksesi eshte i madh dhe i lind idea per ti hedhe ato ne pllaka gramofoni, mundesite financiare jane te vogela, dikush investon per te , keshtu me '29n me nje pjese te grupit koral dhe duke kerkuar studente kengetare ne Paris si Dhimiter Rumbo, LIambi Turtulli, Kleo Georga, Tefta Tashko Koco dhe Tula Paleologun, ne firmen "Pathe" ben incizimet e tij te para te cilat i sjell ne Himare e Sarande. Disqet  perhapen me shpejtesi ne te gjithe rajonin, e me von do te vazhdoje edhe me incizim tjater qe te gjitha se bashku kapin numurin 65 disqe. Nder to eshte per tu thekesuar se ka te incizuara edhe opereta, gje qe hedh drite mbi nje tjater te vertete historike, se eshrte i pari qe e luan nje gjini te tille dhe dokumentuar ne disk me numur serie. Aktiviteti i Neco Mukos kap harkun kohor '28 deri '34 vit ne te cilin edhe mbyll syte nje here e pergjithemon miti himarjot, nga nje semundje e cila i preku fytin,ku zeri i tij dallon per orgjinalitetin ne kenget e kenduara se bashku me grupin e tij. Pikerisht ne diten e vdekies ai kerkoi ta nxirnin ne tarace te shtepise, ne Himare per te pare edhe nje here malet dhe detin Jon. Ne kete periudhe krijimtaria e tij eshte shume e gjere dhe akriviteti i ngjeshur, te cilin nuk mund ta permendim dot ne nje shkrim, por Necua eshte dhe ngelet nje margaritar himarjot qe nuk mund ta fshijne e zbehin cfaredo ryme e ngjyre politike. Mjetet qe ai perdori per te realizuar kete krijimtari kane qene dhe jane me se demokratike dhe perparimtare duke mos patur aspak nacionalizma dhe shovinizma mbi to. Artistet himarjote kane shume per te mesuar nga ai, i cili vjersheronte e krijonte shume bukur  ne shqip, greqisht, frengjisht e italisht me lehtesi e shkathtesi dhe duke krijuar nje harmoni te plote gjuhesh  simbas rastit dhe nevojes qe i paraqitesh, kudo qe ai ndodhesh ato ishin mjete te shkelyera pune ne krijimtarine e tij

                                                                                                                            Kleanthi Z. Dede