Bllokohen ne bregdetin e Himares 51 persona, kontigjet i trafikut klandestine     

VLORE, 1 tetor 01

Policia e Qarkut te Vlores ka bllokuar ne bregdetin e Himares 51 persona, kontigjent i trafikut te klandestineve, te cilet tentonin per te kaluar me gomone per ne Itali. Burime te policise thane per ATSH-ne se, 34 prej tyre u bllokuan naten e se dieles ne Uren e Palases dhe ishin duke udhetuar me nje autobus, prone e 55 vjeēarit Qemal Kamberi, njekohesisht edhe drejtuesi i tij. Gjate kontrollit te policise, udhetaret pranuan se ishin nisur diku per ne bregdet ku do te imbarkoheshin ne gomone, nderkohe qe 55 vjecari Kamberi nga qyteti i Vlores ka pretenduar se nuk kishte dijeni per destinacionin e pasagjereve te tij. Duke u bazuar ne provat e siguruara, policia arrestoi ne flagrance drejtuesin e autobuzit, duke i bllokuar atij edhe automjetin me te cilin transportonte klandestinet. Pak ore me vone, gjate nje kontrolli rutine, policia e Vlores bllokoi ne qytetin e Himares edhe 17 persona te tjere, kontigjent i trafikut te klandestineve, te cilet u shoqeruan per verifikime ne komisariatin e policise dhe me pas u lane te lire. Burime te policise vendore bene te ditur se nisja e gomoneve, prej disa muajsh eshte zhvendosur nga gjiri i Vlores, ne bregdetin periferik te ketij rrethi. Kjo ka ardhur si rezultat i masave shternguese te policise vendore qe ka ndermarre vazhdimisht operacione per bllokimin e trafikut te klandestineve me destinacion Italine.

                                                                    Ceco peruron transformimin e Himares

Himare

Jane bere 2 perurime te rendesishme ne Himare, ndersa javen e ardhshme do te priten edhe shirita te tjere. Nje central i ri me 1200 numra dhe stacioni i ujit te pijshem i Spilese kane celur serine e perurimeve te dielen ne Himare. Shiritat i perurimit i ka prere nr.2 i Qeverise, Makbule Ceco. Pasi jane vizituar mjediset e telekomit komod dhe centralit te ri, qe ploteson nevojat e Himares, perpara godines eshte mbajtur nje miting elektoral. Krei i PS-se se Vlores, Theodhori Shia dhe kryetari i Bashkise se Himares, Viktor Mato, kane folur per investimet qe ka bere Qeveria per Himaren dhe bregun. Kandidati per deputet ne zonen elektorale 96, Sabit Brokaj, ka shpalosur alternativat e tij, duke u shprehur se do te vazhdohet rruga e nisur drejt progresit, prandaj vota e 24 qershorit duhet t'i jepet PS-se dhe kandidateve te saj.  Prania e Cecos ka ngjallur entuziasem dhe ovacionet u shtuan, kur ajo nisi te flase. "I kemi kushtuar rendesi Himares, sepse ju e meritoni, ju jeni patriote e liridashes, jeni thesari i kultures". Faktet flasin vete dhe ato i ka ne kujtese cdo shqiptar, vijoi Ceco.  Ajo ka sulmuar me tone te ashpra fillimin e ri te Berishes, qe do te thote cberje e Shqiperise. "Mos e hani ate kokerr ulliri dhe mendohuni mire para se te hidhni voten, pasi ajo ka peshe te rende, qeverisjen 4 vjecare. Berisha deshi te behej supermbret me kushtetun e vitit '94, por vota e popullit e hodhi ne koshin e plehrave, beme Kushtetuten e standarteve evropiane me '98, beme shtetin dhe arritem progresin. Ne kemi bindjen se ju himariote do te votoni per harmonine, jo per perjashtimin, per harmonine midis pushtetit vendor dhe atij qendror, te harmonise se brezave, dhe kurre p-r njeriun dhe partine e tij, qe desh te na ngrinte buzeqeshjen ne buze", ka perfunduar Ceco. 

Z. Luka
 
06/19/2001

                                           Limprecht: Mbeshtesim marreveshjen PD - PS per listat e votuesve

Ju faleminderit qe me ftuat per t'ju folur sot.  Fakti qe ne jemi ne gjendje ta mbajme kete diskutim ne Universitetin e Shkodres perben nje hap perpara  ne situaten e sigurise ne Shqiperi. Ai pasqyron vleren qe u japin Shtetet e Bashkuara zhvillimit te marredhenieve me te gjithe popullin dhe institucionet shqiptare, ne jug dhe ne veri, ne fshat dhe ne qytet, ne te gjithe vendin. Shqiperia ka bere nje perparim te rendesishem ne rrugen e saj drejt demokracise dhe  une shpresoj se do ta vazhdoje edhe ne zgjedhjet e qershorit. Ju po ballafaqoheni me nje gur  themeltar te demokracise, i cili mund te perforcoje apo te ktheje  mbrapsht levizjen tuaj drejt rrjedhes kryesore evropiane. Zgjedhjet lokale te tetorit ishin nje hap pozitiv ne drejtimin e duhur, por disamangesi te dukshme procedurale e bene komunitetin nderkombetar te rekomandoje reforma te metejshme dhe te jape asistence per te siguruar qe zgjedhjet parlamentare te jene  ne konformitet me standardet nderkombetare. Ne besojme se procesi qe po zhvillohet per implementimin e ketyre reformave dhe forcimin e institucioneve zgjedhore ne thelb ka qene nje proces i shendoshe. Mbetet ende pune per te bere, por secili prej jush ka pushtetin dhe pergjegjesine qe te ndihmoje ne sigurimin e zgjedhjeve te suksesshme parlamentare. Sot, une deshiroj te trajtoj keto ceshtje. Se  pari do te flas per ceshtjet qe rezultuan nga zgjedhjet e tetorit. Se dyti, do te permend fushat e perparimit te  bere qe atehere. Se fundi, do te diskutoj sfidat qe mbeten per zgjedhjet e ardhshme ne syte e komunitetit  nderkombetar. Zgjedhjet lokale te tetorit ishin domethenese ne  dy aspekte paresore. Se pari, ato treguan nje perparim te vertete nga zgjedhjet e dhjete viteve te  meparshme ne ecjen drejt standardeve nderkombetare te zgjedhjeve dhe rrjedhes kryesore evropiane. Vezhguesit nderkombetare ne pergjithesi ishin dakord se  pervec nje fare tensioni, zgjedhjet u zhvilluan  ne nje atmosfere vecanerisht paqesore. Vezhguesit e  zgjedhjeve te Ambasades ishin sidomos te  impresionuar me perpjekjet e medha te shqiptareve per te shkuar ne qendrat e votimit dhe per te ushtruar  te drejten e tyre te votes ne nje klime zgjedhore te qete dhe miqesore. Prania e policise ishte evidente ne qendrat e votimit dhe postblloqet ne te gjithe vendin dhe ne pergjithesi ajo i permbushi detyrat e saj ne menyre efikase dhe te permbajtur. Ne shpresojme te shohim nje entuziazem dhe respekt te ngjashem per  procesin e votimit ne zgjedhjet e ardhshme. Nje vecori e dyte e zgjedhjeve lokale ishte se  ato ofruan nje mundesi per identifikimin dhe korrigjimin e parregullsive zgjedhore me qellim qete behen permiresimet per zgjedhjet e ardhshme kombetare. Megjithese vezhguesit nderkombetare nuk  konstatuan incidente te perhapur dhune apo mashtrimi, pati raportime te besueshme per parregullsi si ne  raundin e pare, ashtu edhe ne te dytin. Per shembull, ne tre nga trembedhjete qendrat e votimit te Himares, vezhguesit nderkombetare deshmuan per parregullsi  kundra Partise se te Drejtave te Njeriut, dhe retorika nacionaliste nga te dyja palet ne Himare kontribuoi ne nje atmosfere te ndere.........Vezhguesit nderkombetare dhe ata vendas  identifikuan edhe mangesi proceduriale. Keto perfshinin pasaktesi ne listat e votuesve, mungesa te  trainimit ne kohen e duhur per komisionet e qendrave te votimit, pergjigje te pakenaqshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe gjykatave ndaj ankesave ne lidhje me zgjedhjet, si dhe edukim i  pamjaftueshem i publikut mbi menyren si funksionon procesi zgjedhor. Sic mund te deshmojne SHBA asnje proces zgjedhor  nuk eshte i imunizuar ndaj parregullsive teknike. Asistenca nderkombetare mund te ndihmoje ne  zgjidhjen e ketyre ceshtjeve. Sidoqofte, eshte po aq, ne  mos edhe me e rendesishme, qe qeveria dhe partite politike te punojne se bashku per te gjetur zgjidhje edhe per probleme te tilla.

                                                        Parlamenti Shqiptar miraton ndarjen e re elektorale.

Bashkia e Himares perfshihet se bashku me Komunen e Lukoves ne zonen Nr. 97 duke formuar kordonin e vjeter te saj te Acrocheraneas, ndersa nuk eshte shkeputur nga "kthetrat e Laberise" se bashku me tre komunat e saj.   Tirane. Nje bashkim i pakuptimte zonal parlamentar, ndersa nuk ka as rruge qe te lidhe dy komunitetet ate himariot dhe lab. Kerkesen e zones bregdetare qe te bashkohet ne linjat e saj kulturore, historike dhe infrastrukturore propozuar nga PBDNJ-e, socialistet e kane kaluar pjeserisht. Himares i eshte bashkuar Lukova duke formuar Acrocheranea-n ose Himaren e vjeter bregdetare, por nuk i eshte ndare Laberia, duke shmangur Bashkine e Orikumit nga kjo zone. Parlamenti shqiptar me se fundi ka miratuar ndarjen e re zonale. 
Zona me Nr. 97 perbehet konkretisht nga:
Bashkia Himare........7500 votues, Komuna Lukove.........6800votues, Komuna Vranisht.......3000 votues, Komuna Brataj.........4500 votues, Komuna Kote...........3500 votues, Total................25000 votues.
Sipas eksperteve politik te Keshillit te Europes dhe OSBE-se ne Tirane qe jane te interesuar ne procesin zgjedhor ne Shqiperi, mendohet qe atmosfera tensionuese e zgjedhjeve te kaluara lokale, qe solli rezultat ne manipulimin e dhunshem ne Bashkine e Himares, ka te ngjare te shnderohet serish ne zgjedhjet parlamentare te ardhshme. Nje nga arsyjet eshte se zona e Laberise, qe eshte e veshtire dhe rurale, nuk ka lidhje ne infrastrukture te pershtatshme me pjesen tjeter te Himares dhe Lukoves, per te vezhguar nje proces te ndershem elektoral. Keshtu komisionet, komunikimin me qendren do ta kene te veshtire si ne marjen e vendimeve ashtu dhe ne ekzekutimin e tyre. Zgjedhjet e kaluara treguan se dhe me prezencen e vezhguesve te huaj, manipulimet dhe dhunimet kaluan caqet ne Himare. Kesisoj reziku i manipulimit ekziston serish. Por tashme shpresohet ne nje proces te "paster" elektoral ne se dhe opozita nuk do te perserise bashkefajesine e manipulimit ne emer te "Interesave te Larta te Atdheut" ndersa ne Bashkine e Himares tashme eshte ne krye te saj nje kryetar i ardhur me vota te dhunuara dhe te manipuluara, kunder deshires dhe vullnetit te popullit te Himares.
  
                                                                                                                                             Pandeli Zoto

                                                                     Stavri Marko, kandidat pėr Himarėn

Kreu i OMONIA-s, Dule nė bashkėpunim me drejtuesit e Partisė sė Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut do tė pėrcaktojė emrat e kandidatėve, midis tė cilėve parashikohet edhe Stavri Marko, pėr zonėn e Himarės. Emri i Markos shfaqet pėr herė tė parė nė listat e kandidaturave pėr Parlamentin e ardhshėm shqiptar, duke rivalizuar nė njerėn prej zonave ku gjatė zgjedhjeve tė 1 tetorit u shfaqėn mjaft diskutime dhe debate.    Bėhet e ditur se kreu i minoritetit grek nė Shqipėri, Dule, ka pėrzgjedhur Markon si kandidatura qė do t'i propozohet Aleancės pėr Shtetin, i cili vjen nga shoqėria civile, por nuk pėrjashtohet mundėsia edhe pėr njė pėrplasje nė rang individėsh. Nė lidhje me kėtė zonė, partitė e tjera tė koalicionit "Aleanca pėr Shtetin", nuk kanė konfirmuar ende emrin e kandidatėve tė tyre, por, gjithsesi, pritet t'i jepet prioritet propozimit tė PBDNJ-sė. Eshtė kjo arsyeja qė aleatėt e kėsaj partie janė ende nė pritje tė sė shtunės, ku pėrcaktimi i emrave mund tė konsiderohet pėrfundimtar. I pyetur pėr mundėsinė e kandidimit, Marko deklaroi se gėzon mbėshtetje tė plotė nė zonėn e Himarės, por edhe nė zonat pėrreth. Kjo pėr arsye tė njohjes sė tij tė plotė tė problemeve tė kėsaj zone. "Eshtė njė vend qė meriton shumė dhe fatkeqėsisht jeton ende nė vėshtirėsi ekonomike dhe sociale", u shpreh ai. Nė lidhje me pikat kryesore, ku do tė zhvillohet rivaliteti pėr premtimet elektorale, Marko tha se "ėshtė ende shpejt pėr tė folur rreth tyre, por unė do tė premtoj pėrkushtimin tim maksimal pėr tė ēuar Himarėn nė parametrat qė meriton".  Aktualisht Marko hyn nė rivalitetet politike pas njė aktiviteti tė gjatė nė gazetari dhe mediat elektronike, ku ka deputuar pėr vite tė tėra. Pas punės nė Gazetėn Shqiptare, Marko ka punuar nė BBC dhe vazhdon aktivitetin e tij si publicist. Gjithashtu, duke e krahasuar me ish-kandidatin pėr Bashkinė e Himarės, duket se OMONIA ka korrigjuar edhe njė gabim tjetėr qė u pėrfol nė atė kohė, duke e radhitur atė si tė vetmin kandidat "me shkollė tė mesme". Dhe ndėrsa ditėn e shtunė, kreu i OMONIA-s, Dule, do tė shpallė pėrfundimisht emrat e kandidatėve, Marko parashikohet tė zhvillojė takime me drejtues tė tjerė nė zonėn e kandidimit. Nuk dihet saktėsisht se si do tė veprohet mė tej nga koalicioni "Aleanca pėr Shtetin", por thuhet se partitė e tjera tė kėtij koalicioni do tė trajtojnė si prioritet propozimin e PBDNJ-sė.

                                            Policia kap 34 kurde ne Qeparo, sapo kishin mberritur nga Greqia

VLORE - Policia e Himarės, ne rrethin e Vlores, kapi ne te gdhire te se hėnės 34 klandestinė krudė, nė afėrsi tė fshatit Qeparo tė kėtij rrethi. Klandestinėt kurde, midis tė cilėve gra e fėmijė, po udhėtonin me furgona nė drejtim tė Vlorės per tu nisur me pas ne Itali, kur u kapen nga policia. Ata po mbahen nė mjediset e postės sė policisė sė qytetit tė Himarės dhe sot (e hene) pritet kthimi i tyre nė Greqi, prej nga kishin hyrė 24 orė mė parė pėrmes zonės kufitare, nė afėrsi tė Qafė Botės (Sarande). Javėn e kaluar, nė afėrsi tė Sarandės, u kapen 30 klandestinė kurdė, tė cilėt duke shfrytėzuar tė njėjtėn linjė, synonin tė arrinin nė Vlorė pėr tu nisur mė pas nė Itali. Nė pėrpjekje pėr tu larguar nga vendi i tyre e pėr tė shkuar ne perėndim klandestinėt kurdė provojnė peripeci tė panumėrta. Sipas deshmive te mjaft klandestineve kurde, te kapur nga policia e Vlorės, ata paguajnė deri nė 4000 dollare pėr tė pėrshkuar rrugėn qė i ndan nga Perėndimi i endėrruar. Mjaft nga kėta fatkeqė keqtrajtohen dhe grabiten nga trafikantėt nė kėtė shtegėtim drejt shpresės. Vetėm javėn e kaluar nė qytetin e Vlorės u grabitėn dhe u keqtrajtuan tre kurdė tė moshės 27-40 vjeē, njėri prej tė cilėve humbi jetėn dhe dy tė tjerė u dėrguan nė gjendje kome ne spitalin e Vlores.

        DHĖRMIU DĖBON SI TĖ PAPĖLQYESHĖM 30 FSHATARĖ NGA KRAHINAT E VERIUT TĖ SHQIPĖRISĖ.
 
Himarė. Javėn qė shkoi pleqėsia e fshatit Dhėrmi ka vendosur tė largojė me forcė rreth 30 fshatarė tė ardhur arbitrarisht nga krahinat e veriut tė Shqipėrisė. Shkak ėshtė bėrė njė pėrplasje mes tyre dhe investitorėve vėndas konfrontimet e tė cilėve shkuan deri dhe nė armė. Sipas burimeve nga Himara, fshatarė tė ardhur prej disa vitesh nė krahinėn e Himarės, kryesisht nga veriu i Shqipėrisė, kanė protestuar me dhunė ndaj padronėve tė tyre duke kėrkuar rroga mė tė larta. Pronarėt me kėtė rast e panė tė arsyeshme qė tė ngrinin rrogat e kėrkuara, sipas pretendimit tė tyre, por mė vonė kuptuan se ky veprim ishte tepėr i qėllimshėm dhe i vėnė nga segmente jo dashamirėse pėr Himarėn. Zona e Himarės ka pagat mė tė larta tė ndėrtimeve nė Shqipėri dhe sipas  pronarėve tė objekteve ndėrtuese, pretendimi ishte absurd. Ndėrkaq nga bisedimet, cėshtja kaloi nė pėrleshje tė ashpėr deri dhe nė pėrdorimin e armėve. Kundėr fshatarėve nga veriu, u vu i gjithė fshati, madje dhe tė rrinj tė ardhur nga Himara dhe fshatrat pėrreth. Si pasojė Kryepleqėsia e Dhėrmiut vendos qė tė ardhurit nga Veriu tė largohen urgjentisht nga zona, duke pėrpiluar kėrkesėn nė organet e rendit, e cila nuk vonojė tė largojė tė ardhurit. Veprimi i Dhėrmiut u mirėprit nga fshatrat e zonės pasi ky kontigjent kishte qėnė dhe shkak pėr vepra penale si vjedhje banesash, ullinjsh dhe bagėti
.          
                                                                                                                                                     Lefter Meniko

                                                                            Pronat rikthehen ne Parlament

(Koha Jone 16.01.2000)

Fillojne te vihen ne levizje ingranazhet ligjore per t'i kthyer pronat pronareve. Dje Kryetari i Kuvendit Skender Gjinushi, eksperte te qeverise dhe kryetare te grupeve parlamentare kane vendosur qe te fillojne te marrin ne shqyrtim kthimin dhe kompesimin e pronave e trojeve brenda qytetit dhe brenda fshatrave, qe do te thote se problemi i tokave pyjeve e kullotave do te vazhdoje te ngelet pezull. Keshtu projekti i sjelle qe ne shtator ne Kuvend nga deputeti republikan Godo do te trajtohet e shkrihet ne nje te vetenm se bashku me nje projekt qe po e pergatit qevria. Por inisiatori i ketij projekligji shume te rendesishen Godo shprehet disi mosbesues. "Qeveria ne limitet e afateve te percaktuara ne Kushtetute po ngutet. Ndofta kjo ka te beje me periudhen e parazgjedhjeve dhe ajo kerkon qe t'i beje pronaret per vete, pasi qe nga dita e miratimit te Kushtetutes s'ka bere gje tjeter vecse ka shperdoruar kohen kot" - theksoi Godo. Se sa seriozisht do ta marre qeveria projektligjin e pronave kjo sipas Godos do te duket ne mes te shkurtit kur drafti do te mberrije ne Parlament. Sipas tij, per problemin e tokave bujqesore eshte vendosur qe te krijohet nje komision qeveritar nen drejtimin e kryeministrit Meta. Komisioni me pare duhet te beje e perpiloje nje studim per te nxjerre numrin e sakte te pronareve, tokave te lira qe mund te kthehen ose kompesohen. Godo tha dje se projektligji per kthimin dhe kompesimin e pronave brenda qyteteve dhe fshtarave ka nje kosto te tij dhe per kete duhet te kaloje njehere ne qeveri. Po keshtu, sipas Kushtetutes tre vjet pas miratimmit te saj, pra ne 28 nendor 2001 Qeveria e Parlamenti duhet te kene filluar pergatitjen e ndryshimeve dhe projektligjeve te reja per pronat ne perputhje me dokumentin themeltar te Shtetit qe percakton se prona vetem trashegohet ose blihet.

                           XHORXH TENET PARASHIKOHET TĖ VAZHDOJĖ TĖ KRYESOJĖ CIA-n AMERIKANE
   
Pritet qė presidenti i sapozgjedhur Bush t'i kėrkojė z. Xhorxh Tenet tė qėndrojė nė postin e tij tė drejtuesit tė shėrbimit sekret amerikan CIA, siē rezulton nga burime tė brendėshme tė Partisė Republikane. Sipas po tė njėjtit burim, si senatorėt e Partisė Republikane ashtu edhe ata tė Partisė Demokratike janė tė kėnaqur nga puna e z. Teneti, i cili e ka origjinėn nga Himara. Edhe presidenti i mėparshem Bush (jo junior) e vlerėsonte z. Teneti nė mėnyrė tė vecantė. "Ish presidenti Bush ka pėrshtypjet mė tė mira pėr zotin Teneti, ai ka bėrė njė punė shumė tė mirė, pėrse tė ngutemi ta zėvendesojmė,-deklaron njė pėrfaqėsues i Partisė Republikane, duke shprehur besimin se z. Teneti do tė qėndrojė pėrsėri nė postin e tij tė drejtuesit tė CIA-s amerikane.   Presidenti Bush kthehet javėn tjetėr nė Washington ku do tė informohet dhe nga sherbimet sekrete dhe pritet tė takohet me z. Teneti ditėn e martė.
(sipas agjensisė  Reuters)

Pergatiti per "Himara Internet" M. Gjoka

                                               PRESIDENTI I GREQISE  DESHIRON TE VIZITOJE HIMAREN

Presidenti i republikes helenike, Kostis Stefanopullos, ka shprehur keto dite deshiren per te vizituar Himaren, por ka theksuar se ne kushtet aktuale, pas incidenteve te krijuara diten e zgjedhjeve dhe klimes qe pasoi ne marredheniet greko-shqiptare, kjo eshte e pamundur. Ne pritje per gazetaret ne Athine, zoti Stefanopullos, qe nga nena eshte me origjine nga Dhrovjani i Sarandes, u shpreh me admirim per historine e Himares, madje, duke folur per Himaren, iu mbushen syte me lot. Nga ana tjeter, kryetari i PS shqiptare Fatos Nano, ne nje interviste qe u botua te premten 15 dhjetor ne gazeten greke Elefterotipia, dhe i pyetur per Himaren, i anashklaoi pergjigjes, duke theksuar se minoritaret do te duhet te ingranohen ne radhet e partive shqiptare dhe jo ne partite etnike, sic eshte PBDNJ, sepse, sic thekson, "nese minoritetet nuk inkuadrohen ne politiken e vendit nepermjet partive te medha politike, atehere do te mbeten minoritete ne politike, me rol vetem periferik".

                                                                            Pronari i fabrikes kap grabitesit

Ndersa kane kerkuar te vjedhin te hollat e fabrikes se vajit ne Qeparo, tre te rinj jane vene ne pranga. Shefi i komisariatit te policise se Vlores, Daut Braca, ka deklaruar per "KJ" ngjarjen e ndodhur ne Qeparo. Ka qene ora 19.30 e se dieles kur tre te rinjte I.Duraj, Xh.Shahaj dhe E.Vehka, te tre te armatosur me nje kallashnikov kane tentuar te grabisin fabriken e Vajit ne fshatin Qeparo. Ideja e tyre ka pasur per objekt grabitjen e te hollave pasi ata kishin konstatuar se kohet e fundit aty eshte punuar. Ata jane afruar ne objekt, por jane perballur me pronarin e Fabrikes se Vajit Anastas Gjikoshi, i cili kur ka pare njerezit e armatosur ka zbrazur ciften ne ajer, arme te cilen e kishte me leje. Kesisoj grabitesit jane larguar ne drejtim te Borshit. Menjehere eshte vene ne levizje posta e policise se Himares dhe vetem pas 30 minutash eshte bere e mundur venia ne pranga e tre te rinjve ne fshatin Borsh. Ata udhetonin me nje BMV me targe te huaj dhe menjehere jane shoqeruar ne komisariatin e policise se Vlores. Sipas Brace eshte bere arrestimi ne flagrance i tyre dhe si prove eshte arma e gjetur ne duart e vete grabitesve. Grabitja ka mbetur ne tentative dhe sipas komisarit kjo per faktin se pronari i fabrikes ka reaguar menjehere me armen e tij. Keshtu eshte nje rast per te pershendetur pasi ka qene operativiteti i policise se Himares qe ka bere te mundur venien ne pranga te personave adoleshente, dy te paret nga Saranda dhe njeri nga Qeparoi, te cilet duke perdorur armen dhe qe kane terrorizuar punonjesit do te realizonin grabitjen e te hollave ne kete fabrike.

                                                                         Grabitje me kallashnikove ne Qeparo

Tre sarandiotė sulmojnė me armė punėtorėt e fabrikės tė vajit nė Qeparo tė Vlorės. Me kallashnikovė dhe tė shtėna nė ajėr kanė hyrė nė fabrikė dhe u kanė marrė tė gjitha paratė dhe zinxhirėt apo unazat e florinjta. Por tė fortėt sarandiotė nuk i kanė shijuar gjatė sendet e grabitura pasi sot janė arrestuar nga policia e Vlorės.

               HIMARA, NE QENDER TE VEMENDJES SE PAKICAVE KOMBETARE DHE MINORITETEVE
                                                        QE JETOJNE NE HAPSIREN SHQIPTARE
.
Athina mbledh  shqiptarėt Meta sot me Simitis:
Si tė bashkėpunojmė  Tirana zyrtare pritet tė kėrkojė sėrish nga Beogradi njė qėnrim tė qartė pėr Kosovėn, tė dėnojė krimet e Milosheviēit dhe tė lirojė tė burgosurit politikė. Nano, Meta e Milo janė sot nė Athinė pėr tė marrė pjesė nė forumin : "Shqiptarėt, shumicė dhe minoritet nė Ballkan", qė organizohet nė Athinė nga Instituti amerikan Projekti i Marrėdhėnieve etnike.  
Meta pritet tė takohet sot me kryeministrin grek nė njė pėrpjekje pėr tė normalizuar marrėdhėniet mes dy vendeve, tė cilat u lėkundėn pas zgje-dhjeve lokale nė Shqipėri.  
Kosova Gjithė protagonistėt e politikės shqiptare do jenė pėr dy ditė me rradhė nė Athinė ku nė njė tryezė tė rrumbullakėt nė praninė e pėrfaqėsuesve tė vendeve tė tjera tė rajonit do zhvillojnė pikėpamjet e shqiptarėve pėr rolin qė mendojnė tė luajnė pas zhvillimeve mė tė fundit nė Ballkan. Organizatorėt e kėtij takimi, njė nga OJQ-tė mė tė rėndėsishme amerikane u kanė shpėrndarė gjithė pjesėmarrėsve nė debat tezat mbi tė cilat do zhvillohen diskutimet pėr dy ditė me rradhė. Nga Tirana, nė Athinė ndodhet Nano, Meta e Milo. Janė gjithashtu dhe pėrfaqėsuesit mė kryesorė tė politikės kosovare: Rugova, Thaēi, Qosja e Surroi. Shqiptarėt e Maqedonisė i pėrfaqėson si gjithnjė Arbėr Xhaferri. Janė ftuar dhe shqiptarė nga zona e Preshevės. Do ketė dhe pėrfaqėsues tė Beogradit si dhe tė minoritetit serb nė Kosovė. Gjithė vėmendja e shqiptarėve nė kėtė takim do pėrqėndrohet tek Kosova. Ata do pėrsėrisin qėndrimin e shpallur mė parė se mbėshtesin rezolutėn 1244 tė Kėshilit tė Sigurimit tė OKB. Pavarėisht ndryshimeve nė Beograd autoritetet shqiptare do bėjnė tė ditur se ėshtė ende herėt pėr tė diskutuar pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Zhvillimi i zgjedhjeve politike nė Kosovė gjatė fillimit tė vitit tė ardhshėm do jetė njė nga kėrkesat qė do parashtrohet nga Tirana. Ndėrkohė do pėrsėritet qėndrimi se pėr statusin final duhet respektuar vullneti popullit.   
Marrėdhėniet dypalėshe Prania e drejtuesve mė tė lartė tė shtetit shqiptar nė Athinė pritet tė shfrytėzohet nga tė dyja palėt pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet politike shqiptaro-greke, tė cilat arritėn gati nė nivelin zero pas zgjedhjeve lokale tė 1 Tetorit. Balotazhi nė bashkinė e vogėl tė Himarės ishte katalizatori qė nxori nė publik mosmarėveshjet. Dje ėshtė dhėnė njė sinjali qė shpreh vullnetin pėr pėrmirėsimin e marrėdėnieve. Eshtė zhvilluar takimi pikėrisht mes dy politikanėve qė bėnė deklaratat mė tė ashpra gjatė pėrplasjes elektorale: Nanos dhe Cohaxopullos. Sipas njė njoftimi i tė zyrės sė shtypit tė Partisė socialiste "nė takim ėshtė theksuar se ka ardhur koha pėr pėr t'i zgjidhur tė gjitha problemet.

                                                                                                                      Stavri Marko
                                                                                                       (Mare nga Gazeta Shqiptare)

Nga Koha Jone,
1/12/2000

                                                          Shqiperi-Greqi, stad i ri marredheniesh

  "Ka ardhur koha per te zgjidhur te gjitha problemet qe do t'i sherbejne nje stadi te ri te bashkepunimit mes partive, qeverive, vendeve dhe popujve tane". Te ketij mendimi kane qene dje ne Athine, kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano dhe Ministri i Mbrojtjes se Greqise, Xohaxopulos, njeheresh edhe nje nga figurat kryesore te PASOK-ut, rreth bashkepunimit mes Shqiperise dhe Greqi. Nano u takua me Xohaxopulon ne Ministrine e Mbrojtjes se Greqise, ku u shtrua edhe nje dreke per kryetarin e PS-se. "Gjate bisedes u riafirmua vleresimi per partneritet strategjik mes dy vendeve, si ne kuadrin dypalesh, ne ate rajonal, edhe ne integrimin e Shqiperise dhe Ballkanit ne Evrope", njoftoi zedhenesi i kryetarit te PS-se. Nano dhe Xohaxopulos u angazhuan ne takimin e djeshem ne Athine per te nxitur me tej kontaktet politike dhe institucionale, duke perfshire perfaqesuesit politike te minoritettit grek ne Shqiperi dhe te organizatave te emigranteve shqiptare ne Greqi. Kryesocialisti Nano eshte takuar dje ne mbremje edhe me ministrin e Shendetesise se Greqise, Aleko Papadhopulos, nje nga figurat kryesore te PASOK-ut. Gjate dites se sotme ai do te takohet edhe me kryetarin e Bashkise se Athines, Avramopulos. Nano ndodhet ne kryeqytetin grek per te marre pjese ne debatin "Shqiptaret maxhorance dhe minoritet ne Ballkan", qe organizohet nga Instituti amerikan "Projekti i Marredhenieve Etnike". Kjo tryeze i nis sot punimet ne Athine, ku jane pjesemares edhe kryeministri Ilir Meta dhe Ministri i Jashtem Paskal Milo.
 
P.Gj

1/12/2000. Koha Jone

                                         Qeveria, fonde per ujesjellesin e Himares e Velipojes

Qeveria cel fondin per ndertimin e dy ujesjellesave ne dy skajet e vendit tone. Keshilli i Ministrave ka caktuar dhe miratuar dje 3.2 milione leke per studimin dhe projektimin e Ujesjellesit te Velipojes dhe Himares, dy pikat me te rendesishme te turizimit bregdetar ne Jug dhe ne Veri te Shqiperise. Nga ky vendim do te perfitoje respektivisht qyteti i Himares dhe fshatrat Iliaz, Qeparoo, Vuno, Kudhes dhe Dhermi. Me ngritjen e ujesjellesit te Velipojes perfitojne Velipoja Rec i Ri, Reci i Vjeter Cas, Gomsiqe dhe plazhi i Velipojes. Me propozim te Ministrit te Puneve Publike, studimet dhe projektimet per keto dy subjekte, i kalojne ISPUN me prokurim te drejtperdrejte me pretendimin qe te mbaroje brenda vitit 2000. Ne keto kushte Keshilli i Ministrave parashikon qe investimi ne keto dy ujesjellesa te behet me fondet e buxhetit te shtetit te vitit 2001.

Parlamenti:
                                                         Deklarata greke nuk ka kuptim
                      
Deputetet shqiptare denuan dje deklaraten e fundit te ministrise se Jashtme greke qe kercenonte se nese  nuk plotesohen standartet e te drejtave te monoritetit grek ne Shqiperi Greqia do te pengoje hyrjen e Shqiperise ne BE. Kryetari i Komisionit te Jashtem Parlamentar Godo u shpreh se "Nuk eshte hera e pare qe greket bejne presione te tilla". Sipas tij, ne kete rast ata nuk pengojne ndonje gje, sepse per hapjen e negociatave nuk ka votim. "Ne fazen e pare qe eshte Shqiperia nuk eshte se ne Bashkimin Evropian votohet, keshtu qe nuk mendoj se greket mund te pengojne vertet hapjen e tyre", tha Godo. Ndersa deputeti demokrat, Tritan Shehu ishte i mendimit se ne planin zyrtar te negociatave, Shqiperi do t'i filloje ato me BE-ne ne gjashte muajt e pare te vitit te ardhshem. Sipas tij, ceshtja e Himares eshte tashme nje problem i tejkaluar dhe nuk mund te rishfaqet perseri. Per te deklarata eshte disi e pakuptimte qe te behet ne nje klime te tille dhe kaq me tone te forta e detyruese. "Probleme do te kete midis fqinjeve, por si zhvillimet dhe problemet jane pasoje e fqinjesise dhe nuk kane pse te intrepretohen me tej" - shtoi ai. Shehu nga ana tjeter verejti se diplomacite e dy shteteve duhet te bashkepunojne e jo te ftohen, pasi rruga e Shqiperise per ne strukturat eurroatlantike kalon nga Italia e Greqia.

11/18/2000
Koha Jone

                                                   Policia bllokon dy skafe nė gjirin e Borshit

VLORE, 15 Nėntor

Policia e Sarandės bllokoi nė mesnatėn e kaluar dy mjete lundruese, njė skaf dhe njė gomone, secila me dy motorrė. Dy mjetet lundruese, tė destinuara pėr transport emigrantesh klandestinė, u kapėn nga policia nė gjirin e Borshit gjatė aksionit tė ndėrmarrė prej saj nė det. Drejtuesit e skafeve nuk munden t'i shpėtojnė ndjekjes tė mjeteve tė policisė, aksioni i sė cilės ishte i shpejtė dhe me plan tė detajuar; ben te ditur per ATSH-ne burime te drejtorise se policise se Vlores. Mjetet lundruese mbahen nen ruajtje nė komisariatin e Sarandės, ndėrsa pėr dy drejtuesit e tyre, emrat e tė cilėve nuk bėhen tė ditur, u hap ēėshtje penale. Nė 24 orėt e fundit, policia e Sarandės ka kapur edhe 29 persona nga rrethet veriore tė vendit, tė cilėt i takojne kontigjentit klandestin. Kėto aksione janė pjesė e veprimeve tė pėrbashkėta qė kanė ndėrmarrė komisariatet e policisė tė rretheve Vlorė, Fier dhe Sarandė pėr bllokimin e trafikut tė klandestinėve me drejtim Italinė apo Greqinė. Njė ditė mė parė, nė zonėn bregdetare afėr pyllit tė Zvernecit, nė periferi tė Vlorės, u kap dhe u sekuestrua njė superskaf.

                                                     
Filloi zgjerimi i rruges se Llogorase
 
Njoftimi i fillimit te punimeve per zgjerimin e rruges se Llogarait nga reparte xhenjere te ushtrise perben nje ngjarje me rendesi per zonen e Himares. Potenciali i saj turistik mud te shfrytezohet ne se infrastruktura do te ndryshoje ne menyre rrenjesore. Por, te mesuar me pervojen e viteve me pare qe sa here qe ushtria mlekset ne hapjen e rrugeve, ne te vertete mbyll rruget me efikase dhe banoret e kaesaj zone nuk kane asnje perfitim nga keto ndertime, nuk mund te mos shfaqim dyshimin se ushtrise nuk i interson turizmi por ngritja dhe perfocimi i objekteve ushtarake. Ne vitin 1971 u ngrit nje kantier gjigand xhenjer ne Palermo per te ndertuar bazen me te fuqishme detare dhe rezultat i saj ishte mbyllja per njezet vjet e rruges bregdetare Qeparo-Palermo-Himare, krijimi i nje "Llogorai te dyte", dhe ndertimi i nje qyteze ne Spile me pallate per strehimin e Oficereve dhe kaptereve qe ne shumicen dermonjese nuk ishin nga Himara. Po ta lidhim dhe me premtimin elektoral te Z. Nano  per te ngritur nje batalion te ri ne Himare "per te punesuar dhe oficeret e papune", mundet qe vertet qellimi i shtetit shqiptar te mos lidhet me turizmin. Qofshim te gabuar, Himara nga Nano, Berisha dhe paraardhesit e tjere te tyre kane pare me shume te keqia se te mira.
  
                                                                                                                                        Ilia Dhima

                                    Europarlament: Plan veprimi ne Shqiperi dhe vendet e tjera fqinje.

Ekspoze nga Ana KARAMANOU,
EURODEPUTETE E PASHOKUT
   
(Diskutimi dhe votimi i raportit u be ne 26.10.2000 )
            
                                 Parlamenti Europian aprovoi "Planin .." e paraqitur nga Karamanou    
me 103 vota pro,
74 kundra dhe
14 abstenime.

Nė ekspozenė e Karamanou ndėr tė tjera spikat fakti qė nė Planin e veprimit pėr Shqiperinė dhe vendet pėr rreth, merr parasysh nė analizėn e vet si shkaqet ekonomike ashtu edhe politike tė emigracionit. Nė raportin e saj Karamanou i bėn thirrje Kėshillit tė Europės pėr tė zhvilluar zhvilluar njė strategji tėrėsore pėr valėt e emigracionit nga Shqipėria dhe permes Shqiperisė duke perfshirė si emigrantėt ekonomikė ashtu edhe refugjatėve dhe viktimave tė tregetisė njerėzore. Shprehet gjithashtu shqetėsimi pėr gjendjen e pasigurtė nė Shqipėri e cila shfaqet nėpermjet njė politike tė paqėndrueshme, tė karakterit tė brishtė dhe konkurencės me dhunė tė sistemit partiak, mosfunksionimit tė kushtetutės dhe mosrespektimit te ligjeve.   Paralelisht kėrkohet, sidomos pas ngjarjeve tė freskėta tė mosrespektimit tė tė drejtave tė njeriut nė zgjedhjet lokale, tė njihen dhe tė respektohen tė drejtat e minoriteteve nė Shqipėri. Pėrmendet gjithashtu se, nė bazė tė Marėveshjes sė Hagės asnje shtet nuk mund tė dėbojė ose tė kthejė refugjatė nė asnjė menyrė nė vendin nga u nis, ose nė njė vend tė tretė  kur egziston rrezik ndjekjeje pėr ta.  Kerkohet gjithashtu nga vendet antare tė EU tė mos zbatohen masat e rikthimit tė personave qė ju ėshtė refuzuar legalizimi ose nuk ju ėshtė marrė nė shqyrtim kėrkesa e tyre pėr legalizim dhe organet kompetente tė rishqyrtojne dokumentet e tyre pėr legalizim.  Se fundi, ne perputhje dhe me Karten e OKB per refugjatet, Shqiperia akoma nuk mund te konsiderohet si nje "vend i botes se trete" i sigurte per refugjatet.
   
Perkthyer nga komunikata per shtyp e dhene nga   Jean-Yves Loog      
Bruksel, Tel :(32-2) 28 43439        
e-mail:  libe-press@europarl.eu.int

                                                              Tirana zbut tonet me Greqine

Deklarata e Himares lexohet "thjesht" ne parlament  Lajmi i ores 7:55 PM 

TIRANE - Tirana i zbuti tonet me Greqinė. Mė nė fund Godo e lexoi deklaratėn nė lidhje me incidentin e ndodhur nė Himarė, gjatė zgjedhjeve lokale. Ajo kaloi me njė lexim tė thjeshtė nė seancė plenare. Ndėrsa kryetari i Komisionit parlamentar pėr Politikėn e Jashtme, Sabri Godo, e mori me vrull miratimin e kėsaj deklarate, ai sot vetėm sa e ka lexuar atė para deputetėve. Nė kėtė deklaratė, autorėsia e sė cilės nisi dhe mbeti vetėm nė Komisionin pėr Politikėn e Jashtme, thuhej se "dėnojmė shkeljen e Kushtetutės sė Shqipėrisė si dhe tė Kodit Zgjedhor nga ana e disa deputetėve tė opozitės greke gjatė zgjedhjeve qė u mbajtėn nė Himarė. Nė fillim u tha se kjo do tė ishte edhe njė deklaratė e Kuvendit, por mbeti vetėm si njė deklaratė e njė komisioni, nga tė shumtėt qė ka Kuvendi shqiptar. Qė kjo deklaratė mos mbetej thjesht pėr konsum tė brendshėm, nė fund tė saj ėshtė shtuar se do tė dėrgohet pėr djeni edhe komisioneve parlamentare pėr politikėn e jashtme tė vendeve fqinje, megjithėse tashmė kanė kaluar disa javė qė nga incidenti i ndodhur nė Himarė dhe ai po harrohet. Dje Parlamenti miratoi edhe njė tjetėr deklaratė nė lidhje me Kosovėn dhe zgjedhjet qė u mbajtėn atje. Dy javė mė parė nė Kuvend u kėrkua qė tė shtyhej deklarata pėr Himarėn, sepse nuk mund tė bėheshin dy deklarata nė tė njėjtėn ditė nga Kuvendi. ad/mi (BalkanWeb)

                                                                                                                                          Stavri Marko

                                          
DEMONSTRIM I HIMARJOTEVE

Dje ne daten 23/10/2000 himarjotet demonstruan ne rruget e Athines. Demonstruesit u nisen nga platia Klathmonos parakaluan gjer ne parlament, para ambasades amerikane dhe u ndalen ne Ambasaden Shqiptare ne Athine. Qellmi ishte ti behej e ditur opinionit publik grek dhe boteror protesta e tyre ndaj manipulimeve ne zgjedhjet e raundit te dyte, ndaj ushtrimit te dhunes nga makina shterore mbi banoret e Himares. Kete e deshmonin dhe parrullat qe hidheshin dhe ku i kerkohej qeverise Shqiptare te mos nderhyje me forca policore ne Himaren paqesore. Ata i drejtuan nje note proteste Ambasades Shqiptare te cilen e ngjiten ne mur sepse askush nga Ambasada Shqiptare nuk ndodhej ne zyra. Dritat qene te gjitha te fikura biles dhe ne banesat e punonjesve te ambasades qe gjenden ne te njeten godine.

                                                                                                                                    GJON MUZHAQI

                                     
KESHILLI I EUROPES DENON DHUNEN E VOTES NE HIMARE
                                                              DHE KERKON PERSERITJEN E TYRE

Tirane

Keshilli i Europes i ka kerkuar Shqiperise te rishikoje seriozisht dhunen e ushtruar dhe paregullsite qe jane verejtur gjate raundit te dyte te zgjedhjeve ne Himare duke i kerkuar qeverise shqiptare qe te perserise zgjedhjet ne zonat sipas raportit te paraqitur nga verejtjet e komisionereve nderkombetare. Perfaqesuesi grek ne KE Athanasios Theodorakopoulos i ka kerkuar Keshillit te Europes, qe sipas raportit te vezhguesve ne bashkine e Himares, te meren masat shtrenguese per dhunen e ushtruar ndaj minioritetit etnik grek ne Himare, ndaj Shqiperise. Problemi Himara pritet te shtrohet ne Keshillin e Europes ne daten 25 tetor.

                                                                                                                                             Stavri Marko

 
                                                        GILMAN SHPREH KEQARDHJEN
                                                PER VOTIME TE DHUNSHME NE HIMARE

Washington D.C.

Republikani Beniamin Gilman Shefi I Mardhėnjeve Ndėrkombėtare nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė Kongresit Amerikan, shpreh shqetėsimin e tij pėr votime tė paregullta nė Shqipėri nė raundin e dytė tė zgjedhjeve. Nė njė deklaratė pėr shtypin prej zyrės sė tij, vecanėrisht zgjedhjet pėr Bashkinė e Himarės janė shoqėruar me dhunėn ndaj anėtarėve tė Minoritetit Etnik Grek Omonia nė Himarė, zonė qė jetojnė grekėt etnikė nė Jug tė Shqipėrisė. Nė deklaratėn e tij Gilman shpreh rezervat e tij pėr dhunimin e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, duke marė nė konsideratė vėrejtjet e bėra nga vėzhguesit e OSBE-sė dhe ODHIR-it qė ndoqėn zgjedhjet nė Shqipėri. Ndėr tė tjera Gilman tha se "ne konsiderojmė tė rėndėsishme zhvillimet demokratike nė Shqipėri por paregullsitė nė kėto zgjedhje kanė treguar se ato mė shumė se herė tjetėr janė dhunuar gjė qė ka shtrėnguar Komunitetin Ndėrkombėtar qė tė marė masat e nevojshme pėr tė pėrmirėsuar gjėndjen nė Shqipėri dhe sidomos nė zonat ku jetojnė minoritetet ashtu sikundėr ndodhi nė Himarė"

                                                                                                                                     Stavri Marko

                                                                 
DEKLARATE PER SHTYP

   Qėndra Monitoruese e Medias pėr Minoritetet nė Shqipėri, njofton Insitucionet Shqiptare dhe Ndėrkombėtare se krahas acarimit tė klimės greko shqiptare si rjedhojė e zgjedhjeve pėr Bashkine e Himarės, segmente policore pa uniformė dhe tė Shėrbimit Sekret Shqiptar SHISH, kanė ushtruar dhunė dhe presion ndaj pėrgjegjėsit tė kėsaj qėndre Stavri Marko.
Marko qė i pėrket etnise greke nė Himarė, disa ditė mė parė i ka deklaruar njė Agjensie tė huaj se "Miloshevici ėshtė larguar nga Jugosllavia por sindroma e tij ka mbėritur nė Shqipėri, duke akuzuar pėr shovinizėm sulmin e shtypit shqiptar ndaj Minoritetit Etnik Grek nė Himare i cili gjėndet nėn njė presion terorizues prej insitucioneve ushtarake shqiptare"  Kjo deklarate u pasua me njė incident tė SHISH kundėr Markos gjatė vizitės sė Kryeministrit shqiptar Meta nė Himarė nė prag balotazhi, ku persona civilė kanė ushtruar dhunė ndaj tij, dhe duke i thyer aparatin fotografik tė cilin mė pas e hodhėn nė det pėrpara syve tė shumė gazetarėve tė huaj dhe vendas. Ndėrkaq sulmet ndaj Markos kanė vazhduar nė Tiranė ku ai dhe familja e tij ndodhet nėn presione tė vazhdueshme terorizuese duke i kėrcėnuar deri nė zhdukje prej SHISH-it. Pėr kėtė arsye Marko ka njoftuar Institucionet Ndėrkombėtare tė Medias dhe tė Drejtave tė Njeriut, si dhe qeveritė shqiptare dhe greke se pėrgjegjės pėr cdo pasojė qė tė ketė nė adresė tė familjes sė tij, ai bėn akuzė publike shėrbimin sekret shqiptar SHISH
.   
Tiranė 17.10.2000 
    
Shėnim. Free Media Network ėshtė Qėndėr Monitorimi e Medias pėr Minoritetet dhe Pakicat Kombėtare nė Shqipėri e regjistruar nė Gjykatėn e Tiranės Nr.23987 Datė 13.06.2000.

 
Greqia mund tė presė ndihmat bilaterale ndaj Shqipėrisė pėr mashtrimet e mundėshme elektorale nė dėm tė minorancės greke. Lajmi publikohet nga agjensia italiane e lajmeve, Ansa, e cila citon burime nga ministria e Jashtme greke. Athina akuzon Tiranėn pėr "parregullsi tė shumta nė turin e dytė tė zgjedhjeve lokale nė Shqipėri, tė konstatuara edhe nga vėzhguesit ndėrkombėtar", dhe po mendon tė bllokojė ndihmat ekonomike bilaterale, duke denoncuar situatėn edhe nė Bashkimin Europian qė tė mos i akordohen Shqipėrisė fondet 'Interreg'. Sipas Greqisė, veēanėrisht 700 grekėve tė zonės sė Himarės, u ėshtė ndaluar e drejta e votės dhe Athina mund tė kundėrpėrgjigjet duke shtrėnguar dhėnien e vizave greke pėr qytetarėt shqipėtarė. 

  
Eshte aksidentuar ne oret e vona te se martes ish- kandidati i PBDNJ per kreun e bashkise se Himares Vasillaq Bollano. Aksidenti ka ndodhur ne Qafen e Llogarase. Behet e ditur se Bollano po kthehej me nje automjet te drejtuar nga nje person tjeter nga Tirana, ku kishte marre pjese ne pritjen e dhene nga ambasadori grek Malias, me rastin e largimit te tij nga Shqiperia. Automjeti ka rreshqitur nga lageshtia e rruges ne piken me te larte te kesaj Qafe, dhe pas disa rrotullimeve ai ishte penguar nga nje peme. Per rrjedhoje jane shmangur pasoja me te renda. Bollano, me disa fraktura pa rrezik per jeten, eshte derguar ne spitalin e Vlores ku ka marre ndihmen e nevojshme mjekesore.
 
 
"Tė shpallen tė pavlefshme zgjedhjet nė qendrat e votimit nė fshatrat Qeparo, Dhėrmi, Palase, Pilur dhe Kudhės tė Bashkisė sė Himarės". Dega e PBDNJ se Vlorės dhe kandidati pėr kryetar bashkie nė Himarė, Vasil Bollano i ka drejtuar sot njė fletė-ankesė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Sipas kėsaj ankese "fitorja e PS ėshtė rezultat i zgjedhjeve tė paligjshme tė zhvilluara nė kėto fshatara. E kėrkojmė kėtė pasi zgjedhjet janė zhvilluar me kodin Zgjedhor tė Republikės sė Shqipėrisė. Konkretisht ėshtė shkelur pika 4 e N 102 tė Kodit Zgjedhor duke lejuar njerėz tė armatosur nė qendrat e votimit".


                                
GJON MUZHAQI NA NJOFTON SE KA FOTOGRAFUAR CDO GJE
                                                                 NGA VOTIMET NE  HIMARE

Ne kohen qe po zhvillohesh fushata e zgjedhjeve, qeveria shqiptare zhvillon manevra detare ne detin Jon dhe me kete rast tenton te mos lejoje himariotet ne Korfuz qe te kthehen per votime, por perfundimisht ata zbarkojne ne Sarande dhe me atobuza shkojne ne Himare. Ne kanalet greke u pa himarjoti Vangjel Menikon qe sic deklaroi me goje te tij, persona te panjohur (te shik-ut) e terhoqen ate perdhunisht nga Komisioni i Votimit ne mengjez dhe mbushen kutine e votimimit me rreth 400 flete te gateshme votimi, ne nje kohe qe kishin votuar vetem 20 vete (ishte ende heret ne mengjez). Policia shqiptare kreu dhe akte te tjera dhune. Vasil Bollano kandidati i PDNJ denoncoi kete vjedhje te pashembellt te votave. Sot u shpall fitues kandidati i partise socialiste ne te njejten menyre sic shpalli fitues veten Milloshevici. Kaq per sot.

                                                                                                                        Te fala Gjon Muzhaqi