PLANIME-
TRIA
DHE
PERSHKRIMI HISTORIK NDERTIMOR
I KALASE SE HIMARES
                                    
                      
KALAJA E HIMARES

Himara e vjetere eshte e ndertuar mbi nje koder rreth 1 kilometer larg Bregut te detit Jon dhe ate e qarkojne dy perrenj te thelle ujerat e te cileve derdhen ne det. Pozita gjeografike e ben Himaren nje Qyteze te mbrojtur nga ana e Veriut dhe Perendimit ku terreni thyhet shume dhe bie si thike mbi shtratin e perrenjeve. Nga anet e tjera ngrihen murre qikllopike me gjeresi rreth 3.5 m,  me gurre paralelopipedike te punuar me kujdes nga te kater faqet, me fugatura te drejta dhe te regullta. Ne orjentimin Juglindje keto murre jane Ilire, ne mos edhe me te vjeter, Pellazgjike, kurse ne drejtim te Lindjes ata i perkasin Mesjetes se hereshme.. Murret e Kalase paraqesin disa periudha te mevoneshme, rindertimi sic eshte rikonstruksioni i pare i bere ne shek. 6 pas Krishtit, dhe me von ne shekujt XIII, XV, XVII e keteje. Ne burimet Antike per here te pare Himara permendet si qender e fortifikuar prej Plinit ne shekullin e I pas Krishtit, dhe pjesa me e larte e saj qe qarkohet nga murret mbrojtese quhet nga vendasit "Barbaka".   Sigurisht kjo fjale e ka prejardhjen nga fortifikimet mbrojtese te keshtjellave mesjetare, gje qe hedh drite mbi ndertime te kesaj natyre, qe duhet te kete patur dikur Kalaja e Hiimares dhe qe sot jane renuar.  Nga ana e Veriut ndodhet hyrja per ne "Barbaka" dhe ne pjesen me te larte te saj eshte nje Kulle rrethore, brenda se ciles gjendet nje Cisterne ne forme elipsoidale, edhe kjo shume e vjeter  dhe me murre te ndertuar sipas nje teknike te persosur. Cisterna ka sherbyer per grumbullimin e Ujit te Pishem.  Nje kulle tjater katerkendeshe ngrihet nga ana Jugore. Ngjitur me te eshte e vetmia porte, nga ku hyet ne kala dhe nepermjet rruges "Templlo", ngjitesh nga ana Veriore drejt majes me te larte te "Barbakase. Duke u kthyer nga Perendimi, kalohet perpara Katedrales se Episkopates se Himares qe eshte nje kishe e vjeter, njenefshe, ndertim i shekujve XIII-XIV. Qyteza e Himares, pervec Kalase Antike, ka edhe dy breza te tjere mbrojtes, te cilet nuk kane murre masive rrethues po perbehen vetem nga banesat e vendosura ngjitur njera me tjatren. Brezi i trete i vendosur ne pjesen me ulet te Qytezes ka vetem nje kalim nepermjet nje ndertese qe i takon shekullit XVIII e qe rezulton te jete nga ndertesat me te vjetera te Himares. Megjithese ka gjurme te ndertimeve shtese te mevoneshme. Kjo banese e ngritur ne nje terren te thyer, ruan skemen funksionale te Baneses se Himares, me katua ne katin perdhes dhe me ode zjarri ne katin e pare. Po te ngjitesh ne Kala, nga kjo ane do te shkelesh ne kalldremin mesjetar te Kallushajve mbi 350 vjecar, por ketu numerohen dhjetera banesa qe ruajne vlera arkitektonike dhe estetike. Vlerat historike ,akitektonike dhe artistike te Qytezes se Himares jane me rendesi sepse tregojne vazhdimesine e jetes ne kete vendbanim Antik per dhjetera e dhjetera shekuj qysh nga koha e Ilireve.
   
    
(Nxjerre nga botime te vecanta Historike)