"Petro Marko dhe fshati me i bukur ne bote"
                                                                                                                                                 
               Jeta e tij.

Petro Marko ka lindur nė Dhėrmi nė 1913. Fėmijėria e tij ka kaluar nė fshatin e tij tė lindjes pėr tė cilin ai thotė se "Dėrmiu ėshtė fshati mė i bukur nė botė". I edukuar nga familje e njohur dhe patriotike himariotase, Petroja mė pas do tė ndiqte studimet nė Shkollėn Tregėtare tė Vlorės. Pasi mbaroi shkollėn nė vitet 30-tė atė e caktojnė mėsues tė gjuhės shqipe nė zonėn e Dropullit. Pikėrisht nė ato vite Petroja filloi tė shfaqte talent nė fushėn e dorėshkrimeve dhe tė gazetarisė. Nė atė kohė Petroja kujtonte me respekt Branko Merxhanin nga i cili u lidh nė fushėn e botimeve. "Ora" do tė ishte gazeta e parė ku Petro Marko 25 vjec do tė fillonte tė shkruante shkrimet e para tė cilat sulmonin regjimin  e Zogut pėr prapambetje shoqėrore kulturore dhe ekonomike nė tė cilėn ndodhej vėndi. Mė pas me gazetėn tjetėr "ABC" Petro Marko do tė shtonte talentin e tij nė firmimin intelektual sidomoson kundėr frymės sė re qė sapo kishte sunduar nė Europė, atė tė fashizmit. Pėr disa shkrime tė botuara ai u burgos disa herė nėn censurėn e fortė tė regjimit tė Zogut. Petro u shkėput herėt nga Himara dhe kontaktet me familjen e tij i mbante pėr sė largu. Atė kohė ishte vendosur nė Tiranė dhe rreth viteve 1934 -35 ai pėrfitoi njė bursė pėr tė ndjekur studimet nė Paris ku vecanėrisht ministri i atėhershėm i Arsimit tė Mbretėrisė sė Zogut Hill Mosi, e ka ndihmuar duke parė penėn e fortė tė Petros pėr tė vazhduar studimet jashtė shtetit. Petro Marko do tė detyrohej tė ndėrpriste studimet kur filloi lufta nė Spanjė. Nė atė kohė ai u bashkua me patriotė dhe revolucionarė sic thoshte ai nė atė kohė qė  "Tė gjithė ishin komunistė tė vendosur"  pėr tė luftuar ndaj fashizmit. Pikėrisht nė vitin 1936 Petro Marko sė bashku me shumė shqiptarė tė tjerė regjistrohet nė Brigadat e forcave vullnetare tė Spanjės. Atje vec luftėtarėve tė tė gjitha vėndeve ai njohu dhe tė famshmin Ernest Heminguej pėr tė cilin ai thoshte se ishte njė kolos i  pėrmasave tė mėdha. Ngjarjet e Spanjės Petro do ti hidhte nė letėr dhe do ti botonte nė kohėn e Diktaturės sė Hoxhės por me njė natyrė krejt tė vecantė, atė tė censurės, tė ndalimit tė veprave dhe vargjeve dhe tė diktuara prej propagandės komuniste e asaj kohe. Pushtimi I Italisė fashiste e gjeti Petron nė mėrgim nė Francė I cili ishte kthyer pas luftės sė Spanjės. Nė Shqipėri vjen menjėherė dhe takohet me patriotė dhe komunistė pėrfshi Nako Spiron, Sejfulla Malėshovėn, Skėnder Luarasin, Mehmet Shehun, Koci Xoxen etj dhe mer  pjesė nė rezistencėn guerilje kunder fashizmit. Nė vitin 1941 kur vepronte nė Tiranė arestohet dhe cohet nė Burgjet e Ustikas nė Itali nga ku lirohet pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Pas clirimit Petro Marko do tė themelonte gazetėn "Bashkimi" por nė vitin 1947 ai do tė arestohej sė bashku me grupin e Koci Xoxes si agjent I anglo amerikanėve. Pasi ka qendruar rreth dy vjet nė burgjet e komunisteve te Hoxhės, Petroja do tė fillonte jetėn ndryshe nga ckishte dashur dhe ckishte luftuar pėr vėndin e tij, nėn sundimit e gjatė tė dinastisė sė Hoxhės, kohė pėr tė cilėn ai vetė fliste se "ta dinte se Shqipėria do tė kishte pėrfunduar nėn diktaturė, do tė kishte qėndruar diku nė perėndim dhe prej andej ndoshta do ti shėrbente mė mirė vėndit dhe kombit tė tij, se sa nėn kėrcėnimin e kulisave tė diktaturės komuniste nė Shqipėri. Martuar me Safon piktoren bukuroshe, Petro do tė edukonte dhe dy fėmijėt e tij Jamarbėrin dhe Arianitėn, nėn frymėn bashkohore tė artit dhe tė kulturės qytetare. Por pikėrisht kėtu fillojnė dhe aventurat e jetės sė tij. Shkrimtari I cili mė pas do tė bėhej profesionist I vėrtetė,  me publikimet dhe reportazhet e tij si nė shtyp dhe nė botime do tė gėzonte shpejt respektin e shumė shqiptarėve dhe patriotėve jo vetėm nė vėnd por dhe jashtė saj. Botimet e Petro Markos filluan tė pėrktheheshin nė gjuhė tė ndryshme tė botės. Vepra te tilla si "Hasta La Vista", "Qyteti I fundit" "Ara ne Mal" "Njė emėr nė katėr rrugė" "Shpella e Piratėve" etj do tė mbushnin libraritė shqiptare dhe europiane madje dhe deri nė Japoni dhe Amerikė. Me daljen e botimeve tė Petro Markos letėrsia shqiptare hyri nė frymėn e letėrsisė moderne, origjinaliteti I tė cilės i kaloi dhe kufijtė imagjinarė. Pikėrisht ishte Dhėrmiu pėr tė cilin ai thoshte se ishte fshati mė I bukur nė Botė, vėndi ku Petro do tė fillonte tė lidhte gjithė krijimtarinė e tij artistike dhe letrare. Dhėrmiu dhe Himara do tė mbeteshin tė paharuara nė kujtesėn e Petros pėr tė cilin ai thoshte se "Nė atė vėnd dhe gurėt dhe retė flasin bashkė, ndėrsa nuk mund ta pėrshkruante dot me fjalė pėrplasjen e dallgėve dhe zhurmėn e tyre me shkėmbinjtė mbrėmjeve buzė detit" Pėr gjatė gjithė karierės sė tij letrare deri sa Petro Markon e larguan nga Lidhja e Shkrimtarėve, Dhėrmiu dhe njerėzit e tij tė thjeshtė do tė pėrbėnin thelbin e personazheve tė shkrimeve dhe veprave tė tij, ku shpesh emra dhe karaktere tė legjendave tė brigjeve tė Himarės, do tė tėrhiqnin me interes botėn e fėmijėve dhe tė rinisė shqiptare. Personazhet e librave me heronjė, piratė dhe kapedanė, do tė shndėroheshin nė filma, ndėrsa me botimet e romanėve modernė tė letėrsisė sonė ai do tė fitonte dhe tituj tė lartė si nė vitin 1959 cmimin e Republikės. Pas persekutimit tė tij moral dhe profesionist Petroja nuk hoqi dorė nga veprat dhe shkrimet. Ai shkruante thjesht nė njė shtėpi pėr tė cilėn nuk e ndėroi deri nė vdekje pėrballė Hotel Arbėrisė, nė njė dhomė ku vetėm dėgjohej goditja e makinės sė shkrimit dhe ndihej era e thellė e duhanit qė ai pinte deri natėn vonė. Nė shtėpinė e tij kanė hyrė me qindra patriotė dhe bashkėfshatarė si nga Himara dhe vėndė te tjera tė Shqipėrisė, probleme halle pse jo dhe talente pėr tė mėsuar mė pas artin e Petros. Ndėrkaq persekutimin e tij ai do ta ndjente akoma mė shumė kur Madu sic I flasin shkurtė djalit tė Petros, do ta futnin nė burg pėr propagandė antikmuniste. Nė vitet e rėzimit tė diktaturės Petroja do tė kishte nė duar dorėshkrimet mė tė bukura tė jetės sė tij, por ai dha shpirt nė 24 Dhjetor tė 1991. Pak kohė mė parė ai kishte themeluar Partinė Republikane pėr tė cilėn ai thoshte se duhet tė bėhet vėrtetė republikane me koncepte moderne dhe jo komuniste. Amaneti qė kishte lėnė nė familje ishte jo shumė I cuditshėmt pėr njerėzit qė kanė lindur nė Bregun e Detit Jon. Ai dėshironte tė varrosej nė Dhėrmi. Autori i kėtyre radhėve ka jetuar tri vitet e fundit tė jetės sė Petro Markos, bashkė me tė momente trishtimi dhe gėzimi, qė nga fillimi i botimeve tė Petros dhe deri nė vdekjen qė s`ju nda pėr asnjė cast nga pas, pikėrisht nė atė dhomė tė vogėl ku Petroja i shtrirė nė shtrat priste dhe pėrcillte me mijėra miq dhe dashamirės sė tij, sikur dėshironte tė cmallej dhe vetėm tė cmallej me ta. Por ja njė natė dimri, ndėrsa televizioni shqiptar njoftoi pėr shuarjen e njė prej kolosėve tė letėrsisė shqiptare Petro Markon, tė nesėrmen trupi i tij do tė udhėtonte dhe do tė varrosej pranė gurėve tė Dhėrmiut, tek vari i tė parėve tė tij, dhe pse Llogorai atė ditė mbuluar me borė dhe akull do ta lejonte arkivolin dhe miqtė qė e shoqėronin, pa asnjė pengesė. Petro Marko prehet sot nė "Fshatin mė tė bukur nė Botė", Dhėrmi, mes ullinjve dhe portokalleve por dhe aromės sė jodit tė Jonit. Sot pas kaq vjetėsh Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Rexhep Meidani i ka akorduar pas vdekjes titullin e lartė "Mjeshtėri i Madh i Punės" Petro Markos, pėr meritat e tij tė larta nė shėrbim tė kombit, atdheut, artit dhe letėrsisė. Me veprėn e Petro Markos, Teatri i Qytetit tė Vlorės mori emrin e tij.                                                      
                                                                                                                                        
Stavri Marko