Petro Cani babai i kirurgjisė shqiptare

Mjeku qė operoi me njė sharrė druri

Amaneti i fundit: 
Kur tė vdes mė varrosni nė sallėn e Operacionit

Petro Cani lindi nė Kudhės tė Himarės, mė 2 mars 1917. Ishte biri i mjekut tė dėgjuar tė krahinės Mihal Cani. Tė dy, babė e bir studiuan nė Athinė. Petro kreu shkollėn e mesme nė Greqi, nė Korfuz qė ishte njė nga 7 ishujt e influencės franceze. Mėsoi krahas lėndėve tė pėrgjithshme edhe greqishten e vjetėr, latinishten, italishten dhe frėngjishten. Gjatė jetės ai mėsoi mjaft mirė serbo-kroatishten, rusishten dhe spanjishten. Ishte i prirur pėr gjuhė tė huaj. Nėse i ati pėrfundoi studimet e larta, Petro nuk arriti tė diplomohet pėr shkak tė luftės.
 
  Me tė ardhur nė Shqipėri, ai pėrkrahu lėvizjen antifashiste dhe vihet nė shėrbim tė luftės krahas tė rinjve tė tjerė. Gjatė jetės studentore, atij i pėlqen kirurgjia dhe ndjek urgjencat nė spitalin ushtarak tė Marinės. Kjo e ndihmon tė jetė njė kuadėr i pėrshtatshėm pėr gjendjen e krijuar tė luftės. Pėr herė tė parė thirret pėr tė hequr njė plumb tė ngelur nė shpatullėn e majtė tė njė partizani. Operacioni mahnit tė gjithė nga precizioni dhe shpejtėsia. Edhe vetė kirurgut kjo do t'i vlejė pėr tė ardhmen. Gjatė luftės ai do tė bėj gjėra qė nuk do t'i kishin imagjinuar. 
Operacioni me sharrė druri
Pandi Kocaqi po vinte me njė fije shprese nė duart e kirurgut tė luftės. Dėbora e madhe nė Operacionin e Dimrit i kishte marrė jetėn tė dy anėsive. Mjekėt e kirurgjisė dhe ato ishin vrarė gjatė njė prite disa ditė mė parė. Vetė Petro nuk ishte mirė nga gjendja shėndetėsore. Ēdo vonesė sillte vdekjen e tė sėmurit. Kėrkohet njė sharrė dhe njė thikė e zakonshme, e cila gjendet nė fshat dhe pas njė dezinfektimi me ato pak mjetet e ndodhura do tė kryej operacionin shpėtues. Sharra, sot njė relike nė Muzeumin Kombėtar, nxori atė ditė pluhur kocke dhe palcė e gjak tė pėrzier. Kirurgu i ri Petro Cani u ndesh me gramėn e fundit tė njė rezistence njerėzore, klithmat e sė cilės ishin tė ngjashme me ulėrimat dhe gulcimet e njė kafshe tė stėrmadhe qė po jepte shpirt. Dora e fuqishme qėndroi e papėrkulur. Jeta dhe vdekja kėtu kishin tė njėjtin kuptim. Operacioni historik qė kishte filluar shekuj mė parė u realizua me sukses nė kohėt moderne. Njeriut iu shpėtua jeta nga njė vdekje qė kishte planifikuar prej kohėsh viktimėn e vet. 
Vetoperimi
Pas kėtij operacioni, Petro sėmuret. Ndoshta tensioni i madh qė kaloi i keqėsoi kėmbėt qė edhe atij i kishin ngrirė. Habitet me nxirrjen e shojeve dhe mė tepėr kur me to kishte kryer operacionin. Edhe ai kishte tė drejtė qė tė shpėtonte. Gangrena mund tė pėrparonte dhe kėto male tė mbushura me dėborė e tė pakalueshme do tė ishin prehja e tij e fundit. Shpejt duhet tė hiqte copat e zeza. Ai duhet tė vetoperohej. Petro kishte vetėm njė dyshim. Po sikur tė mos ishte nė gjendje tė pėrballonte situatėn e tė vilanosej. Atėherė nuk do tė ishte jo vetėm kirurg, por edhe luftėtar. Po shkonte drejt njė sfide, kėsaj radhe nė provė tė vetes. Nė fillim preu dhe nuk ndjeu asgjė. Indet ishin pa jetė, por kirurgjia kėrkonte tė shkohej deri nė kufijtė e shėndoshė. Ky do tė ishte shėrimi, ndryshe ēdo gjė shkonte dėm. Petro i dinte tė gjitha kėto dhe nuk kurseu asgjė pėr vete, duke kryer gjithēka ashtu siē duhej. Ky ishte shpėtimi dhe ai vetėshpėtoi. Po nuk provove dhembjen tėnde, nuk mund tė ndjesh tė sėmurin, kjo ishte kredo moale e tij qė me vendosmėri donte t'ja kalonte tė tjerėve. 
Diplomimi nė Zagreb
Mė 11 nėntor 1946, Petro Cani i veshur major i ushtrisė shqiptare niset pėr tė pėrfunduar studimet nė Zagreb. Kishte 2 vjet qė punonte nė spitalin ushtarak dhe pa u diplomuar nuk do tė realizonte ėndrrat e tij, tė kohės sė paqes. Dr.Tika Theodhosi, njė nga bashkėstudentėt e Zagrebit tregon: - Pėrshtypja e parė pėr kėtė oficer tė hijshėm, vetull-ngrysur e shtatlartė ishte jo aq e mirė. Ndoshta serioziteti i tepruar i njė fillimi tė ndrojtur e paraqiste kėshtu. Edhe ata qė do ta njihnin mė vonė do ta kishin me tė njė vėshtirėsi relacionale qė mė vonė largohej. Eshtė interesant, thotė dr. Tika, se mė vonė ai befasoi tė gjithė. Pedagogėt vunė re se kishin tė bėnin me njė njeri tė rrahur me punė tė vėshtira, njeri tė butė e tė thjeshtė. Ata e trajtuan shpejt si koleg nė mes tė grupit tė kirurgėve. Diplomėn e mbrojti jo vetėm si student, por edhe si njė mjek i sprovuar. Ai gjatė luftės e kishte kapėrcyer disa herė kėtė dokument, duke trashėguar kėshtu virtytet e rralla qė arrijnė tė gėzojnė vetėm njerėzit e luftės. Mė 28 shkurt 1948, nė moshėn 31-vjeēare Petro Cani kėrcen valcin e pėrfundimit tė studimeve tė larta, merr patentėn pėr tė ngarė njė makinė tė stėrmadhe, tė cilėn kishte mėsuar ta ngiste prej kohėsh.  Pak kohė kalon kur diplomanti martohen me tė bijėn e dr.Panos, njė mjeku tė dėgjuar. Nga kjo martesė lindin 3 fėmijė, 2 djem e 1 vajzė, tė cilėt nuk pati kurrė kohė t?i pėrqafojė e t'i dojė si tė gjithė prindėrit e tjerė.  Operacioni i Mehmet Shehut
Petro Cani shumė shpejt u afirmua si kirurg i talentuar dhe novator, falė gjithė asaj pėrvoje tė ngjeshur qė mori gjatė luftės. Thuajse tė gjithė tė huajt e akredituar nė Shqipėri, udhėheqėsit e shtetit tė izoluar nė shumė raste si vetė populli, njerėz me zė tė Shqipėrisė, miq e shokė nga lufta e jeta, bashkėfshatarė e tjerė kėrkonin tė operoheshin nga dora e Petros. Ai operoi ministra e zėvendėsit e tyre, anėtarė tė Byrosė sė atėhershme si Mehmet Shehun e Haki Toskėn, dekanin e fakultetit tė Mjekėsisė, shkencėtarin Hiqmet Dibra, kolegun e tij tė talentuar Jul Koliqin etj. Mehmet Shehu mbahej nėn kurėn e njė grupi mjekėsh rus pėr njė sėmundje qė nuk ishte. Gjendja e tij shėndetėsore sa vinte e keqėsohej. Nė njė ndjenjė ėndrre dhe zhgjėndre, atij i del pėrpara figura mė trimėrore e luftės, Petro Cani. Komandantit tė Brigadės sė Parė po i vinte vdekja. Me njė ndjenjė lutjeje dhe keqardhjeje, Kryeministri i ardhshėm i vendit kėrkonte mėshirė. Petro e vizitoi mikun dhe vuri shpejt diagnozėn. Kėrkoje Federik Shirokėn. Tė dy, njėri kryekirurg i spitalit civil, e tjetri i atij ushtarak, ranė dakord pėr operacionin. Federiku me gjithė propozimin e Petros pėr tė asistuar nuk pranoi. Njė letėr ishte dėrguar kundėr Shirokės nė Ministrinė e Brendshme. Por Petro e kishte kuptuar mikun. Gjatė luftės, Petro Cani kishte marrė njė tifo exantematike, tė cilėn ja kishte kuruar vetė Shiroka nė shtėpinė e tij. U vendos qė asistente do tė ishte njė kirurge ruse, me emrin Drozdova. Ishte ora 4 e mėngjesit dhe kirurgėt po laheshin. I sėmuri po merrte narkozė. - A jesli njet apendesit (po nėse nuk do tė jetė apendesit), i foli rusisht Drozdova. - Eto stidna (kjo ėshtė turp), i pėrgjigjet Petro, diskutimi ka marrė fund atje, dhe i hodhi njė shikim derės sė jashtme. - Ma largoni kėtė kirurge disfatiste u tha Petro tė tjerėve. Dhe kjo nuk ishte aq kollaj sa mund tė tregohet. Drozdova ishte ruse. Petro e kreu operacionin me njė tjetėr asistent dhe ēdo gjė doli me shumė sukses. Punėt vajtėn mbarė, Petro arriti suksese tė tjera, por edhe miku qė shpėtoi u bė Kryeministėr i Shqipėrisė. Nė darkat e drekat e shumta qė rrinin sė bashku, Kryeministri asnjėherė nuk i foli pėr problemet e kirurgjisė dhe Petro pėr punėt e shtetit. Kur vinte nga Mehmeti ai shpesh na thoshte: - Vetėm kur shkoj te Mehmeti ndjehem i ngopur. Makina trupore e Petro Canit e vėnė nė veprim qė nė periudhėn e luftės nuk do tė pushonte sė punuari, paēka se trajtimet nuk shkonin nė pėrputhje me ato harxhime qė bėnte. 
Petro Cani babai i kirurgjisė shqiptare
Nė statistikat qė kemi pasur mundėsi tė shfletojmė nė Historikun e IKMU (Instituti i Kėrkimeve tė Mjekėsisė Ushtarake) vėmė re se kryekirurgu i ushtrisė Petro Cani ka njė aktivitet tė ngjeshur pune me njė vdekshmėri tė pėrafėrt me atė botėrore dhe padyshim mė e mira nė Shqipėri, krahasuar me kirurgėt mė tė mėdhenj tė kohės. Ai ėshtė i pari profesor nė kirurgji dhe ndėr tė parėt Hero i Punės. Nė fushėn diagnostike, ai ėshtė primarius nė aplikimin e bronkografisė, limforgafisė dhe i laparaskopisė. Petro Cani ėshtė eksperimentues. Nė vitin 1954, kryen operacione te kafshėt dhe kėrkon tė njoh sesa duron zemra nė hypotermi (temperatura tė ulėta) dhe se si mund tė bėhet transplanti i veshkės, teknika qė i arrin me njė mjeshtėri tė admirueshme. Vlen tė theksohet se me botėn ėshtė pak muaj me vonesė, gjė qė tregon se ai ėshtė nė kontakt me tė renė. Gjatė njė vizite zyrtare nė Gjermaninė Demokratike, ai shkruan nė ditarin e tij, qė fatmirėsisht e kemi tė ruajtur. - Nė pulmone dhe nė zemėr janė po atje ku jemi ne. Asnjėherė nuk ka qenė kaq afėr kirurgjia shqiptare me kirurgjinė e vendeve evropiane mė tė zhvilluara. Kjo do tė kujtohet si njė ngjarje e madhe nė historinė e mjekėsisė shqiptare pėr tė gjithė ata qė merren ose duan tė njihen me tė. Mė 1 mars 1951, dr.Cani operon nė njė moment ekinokokun e mushkėrive, gjė qė uli ditė qėndrimet nė spital nė formė krize. Ai lidh arterien pulmonare dhe mė 12 shkurt 1952 heq i pari nė Shqipėri tė gjithė mushkėrinė e kjo vetėm me ndihmėn e anestezisė lokale. Gjatė vitit 1953, ndėrhyn nė ezofag i detyruar tė shpėtojė njė ushtar qė i kishte ngelur njė kockė n fyt. Kjo ėshtė regjistruar si ndėrhyrja e parė nė kėtė organ. 5 tetor 1957, me iniciativėn e tij direkte kryhet pėr herė tė parė nė Shqipėri narkoza endotrakeale, qė do tė hapi rrugėn e detyrimeve tė vėshtira kirurgjikale. Pas kėsaj arritjeje, Petro Cani ėshtė i papėrmbajtshėm. Ai vendos nė njė nga damarėt kryesorė transplantin artificial, hyn nė ezofag, duke e hequr dhe zėvendėsuar atė, nė retroperitoneum, nė zemėr, tru, sistemin urinar, endokrin etj. Ai ėshtė kirurgu i parė qė ndėrhyri nė tė gjitha organet e organizmit njerėzor. Ai kreu kirurgjinė e fėmijėve dhe ėshtė themeluesi i saj, kirurgjinė ortopedike, onkologjike, tė hipertensionit portal, kirurgjinė tradicionale tė sistemit urinar etj. Petro Cani krijoi shkollėn e instrumentistėve dhe tė infermierėve tė kirurgjisė. Ai themeloi shkollėn e anestezisė dhe tė kirurgjisė shqiptare, duke drejtuar punėn e kirurgjisė nė rolin e kryekirurgut pėr 33 vjet. Do tė mbyll kėto radhė me atė qė kam shkruar nė intervistėn qė i mora prof. dr. Ylli Popės, kryetarit tė Akademisė nė librin qė i kam kushtuar Petro Canit. Ja ēfarė thotė ai: - Petro Cani, njė ndėr tė parėt profesorė tė mjekėsisė tonė, me autoritetin e tij rrezatoi jo vetėm brenda specialitetit tė kirurgjisė, por edhe jashtė tij. Prezenca e tij ndihej kudo. E kam njohur si njė antikonformist tė madh, gjė qė ishte shumė e rrezikshme pėr kohėn. Kjo tregon se liria ishte gjė e ēmueshme pėr tė. Prof. Petro Cani nuk mund tė futej nė klishet e kohės. Ai nuk duronte tutelėn dhe kam mendimin se ato qė thoshte ishin shumė pak me ato qė kishte brenda vetes. Prof. Petro Cani ishte njė rebel, nė kuptimin e mirė tė fjalės. Ai kishte njė dinjitet personal tė rrallė. Krahas kėsaj pune sa voluminoze aq dhe cilėsore nė favor tė kirurgjisė, ai luftoi si asnjė tjetėr pėr lirinė e individit. Prof. Petro Cani s?e ka njohur servilizmin e ndoshta ishte kjo arsyeja qė servilėt kanė dashur ta denigrojnė, sepse shihnin tek ai atė qė nuk mund ta realizonin vetė. Pėr ēfarė ka bėrė nė kirurgji, duke qenė i pari thuajse kudo, nga operacionet trimėsore nė zemėr e deri nė pėrgatitjen e kirurgėve tė rinj, ai e meriton plotėsisht tė quhet babai i kirurgjisė shqiptare.

                                                                                                  Prof.dr. Lluka Heqimi
                                                                        Autor i librit  "Petro Cani - babai i kirurgjisė shqiptare"