LEXONI SIMBAS FAQEVE ARTIKUJ TE RENDESISHEM NGA JETA E KRAHINES SONE
FAQIA 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
         ARMIKU I HIMARIOTEVE...

...Poezia e meposhteme e P. Palit titulluar »Xhuxhi », edhe pse nuk jepet emri se per ke behet fjale, hapur e direkt, per vlonjatet e vjeter e sidomos per himariotet, eshte shume i njohur. Ai eshte shpirtziu Janaq Syko, origjina e te cilit nuk dihet. Janaq Syko, krahas mekateve te tjera, ka qene edhe nje prej armiqve me te betuar te gjithe intektualeve e popullit te Bregdetit te Himares. Duke ndjekur me servilizem te pashoq, porosite e eproreve te tij, per te shtypur e mbyllur gojen çdo personi me orgjine nga kjo krahine ai, me nje zell te patreguar, ka
persekutuar e keqtrajtuar shume himariote...
...Ja, pse, poezia e P.Palit, ne kete drejtim, eshte me vlera te veçanta. Ajo evidenton dhe ben publik njerin prej atyre qe, si antikristiane te betuar dhe cmirezinj ndaj virtuteve te shquara te himarioteve, pa asnje motiv e ne menyre sistematike, ushtruan terror te pareshtur ne kete krahine krenare dhe me tradita.
<< Prill 1974...Pleniumi i IV-te i KQ te PPSH...Instruktori i sektorit politik te Komitetit te Partise te Vlores, Janaq Syko, nje burre teper shtatshkurter e me zemer te zeze katran, perjetonte ditet e titj me te lumtura. Ishte sa i vogel ne trup edhe ne shpirt. Servil me eproret e violent me vartesit. ...Sadist e terrorizues i shpirtit te lire. Tiran e hakmarres ndaj intelektualeve te vertete e anti-konformiste, ai jetonte ditet e tij me te lodheshme por, njekohesisht, edhe me te enderruarat e karrieres. Me se fundi, lumturisht, atij i kish ardhur rasti i volitshem dhe i shumepritur per te goditur egersisht e pa meshire, kedo qe prej kohesh kish vene ne shinjester.
...Viktimat e tij ishin te shumta. Nder to, piktori K. A, i cili ne ekspoziten e tij te fundit, kish paraqitur disa tablo te cilat ishin cilesuar ideologjikisht te gabuara. Poeti i ri D.C qe, ne nje vjershe te botuar ne Drita, e kish krahesuar vehten me nje...fik deti. Nje aktor qe kish vene ne skene dramen e nje autori te huaj. Gazetari P. E qe vishej sipas modes e mbante favorite e floke te gjate. Kompozitori i ri T. T qe merrte here pas here pako prej kusherinjve te tij nga Franca. Inxhinieri M. F i cili mbante korrespodence te shpeshte e shkembente pulla poste me nje filatelist nga Austria. Arsimtari S. L qe mesonte fshehurazi gjuhe te huaja. Mjekja H. S qe mbante funde te shkurtera mbi gjunje e lyente syte me rimel...>>

Fragment nga libri dokument-esse
"Post-scriptum per diktaturen"
shkruar nga Vasil Qesari (2000)

Xhuxhi

Ngeli xhuxhi per vite ne karrike,
Se pushteti me duar ja dha,
Ai si ne perralla, per jete ngeli,
Nje xhuxh i shemtuar, s'ka...
I kudo ndodhur, xhuxhi mbi Vlore,
Karrieren e zeze e ngjiti shpejt,
Per zanat pati poshtersine,
Nje xhuxh i zi e me shpirt i keq.
Ne krye gjithmone, kapo ne kulture,
Karrike edhe ne sekretariat,
Ai qe i pari "demoni"ne ate dere,
Xhuxh komisar e nje polic per dreq!
Drejtonte kuadrin, bente propagande,
Ne çdo fushe te jetes jepte komande,
Veç t´a shihje ne tribuna, neper festa,
Nje xhuxh i shemtuar te vinte per te qeshe!
Ai sulmoi shume intelektuale,
I torturoi e se gjalli u hapi varre,
Nuk pati meshire, qe tellall i partise,
Nje evgjit i keq, simbol i pabesise.
Ate njeri cinik, a e mban mend, o Vlore?
Ku gjithe poshtersite diti t´i zbatoje?
Sa njerez te pa fajshem futi neper burgje,
Ky xhuxh i Partise me ngjyre te kuqe?
E drodhi si "Likja" sa u hap kufiri,
Me vrap Perendimit iku si qafiri,
Ky bixhak i gjetur, endet neper rruge,
Koka varur poshte se ngeli i perbuze!

P. J. Pali ne Vlore, maj 2002.

("Xhuxhi"- ish kuadro partie ne rrethin e Vlores per disa dekada, armik i betuar i Himarjoteve!!!.}
                                                   ABUZIM ME PERENDINE

Tri javet e para te Tetorit 2002 ishin dileme per jeten, kofuzion mendimesh, heshtje, frike e mos besim tek njeri tjatri, tek personi ne krah, tek shikimet e tij, tek makinat qe leviznin rrugeve dhe autostradave te Shtetit Maryland e Virxhinia te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.  Siptoma te tilla pa veshtiresi mund te vereje tek njerezit neper stacione autobuzash, ne fytyrat e klienteve neper mjediset e dyqaneve e kudo. Makinat ne levizjet tyre ishin te ralla, naten ato pothuaj u nderprene, nje renie e thekesuar e qarkullimit te njerezve gjat dites. Kejo u be me alarmante kur nje sinjal i padukshem vinte ne rezik jeten e femijeve, duke i cilesuar ata si te pa mbrojtur, me kuptimin qe shume prej tyre mund te vriten. E cuditeshme ishte se nje dicka te tille nuk e vereje tek personeli i policise, tek njerezit e saj te cilet vazhdonoin punen me korektese e qetesi te zakoneshme po qe ne brendesi te tyre pa dyshim vlonte etja dhe energjia per te zbuluar te "padukshmin gjakatar".  "I padukeshmi" gjakatar e misterioz, fantazma qe tmeroi njerezit paraqitej si "Perendi". Diku ne nje park afer viktimes se tij kish lene nje cope shenim "Zoti polic une jam Perendia."  Kushe eshte Perendia?. Ne qoftese Perendia vret njerez, atehere nuk duhet te quhet Perendi po "Djall", e nuk duhet te besojme Perendi, me mire le te kthehemi tek Djalli sepse nga ai shume here dime dhe te mbrohemi, duke i dhene keshilla njeri tjatrit. Kejo lloj Perendie qe vret njerez te pafajshem rrugeve u cilesua menjehere "Snaiper", u transmentua kudo me te gjitha llojet e informacionit, bile u rekumanduan disa lloje perkujdesiesh dhe masa mbrojtese qe duhet te kishte cdokush.  Po perseri njerez te ndryshem vinin pikepyetjen: Mos po valle eshte me te vertete ndonje Perendi?  Ndofta Perendi e keqe se nuk ka mundesi qe nje Perendi e mire te vrase njerez, e te zduket AJO, pa lene gjurme e zhurme, Dilema e Perendise se mire apo, se keqes i shoqeroi shume njerez, ne dileme te besimit apo te mos besimit te tyre, te vajties apo te mos vajties ne kultet fetare.  "Keshtjella" dhe puna shumevjecare e besimtareve po tronditej thellesisht, mbas tronditjes se madhe te tyre qe moren nga "ndeshkimi ne emer te Allahut" , qe i beri Bin Ladeni Amerikes me mbi tremije viktimat e aeroplaneve kamikaze mbi kullat binjake te New Yorkut, e te Washingtonit. Ne emer te Perendise, ne emer te Allahut apo te njerezve te shenjete abuzimi eshte i madh, aqe i madh se shpesh ke mendimi se kejo ceshtie institiutizohet. Ndoshta sa ka filluar per mijevjecarin qe te abuzohet kaqe hapur dhe nuk duket dhe aqe mire, sepse nuk ka fituar konfiguracionin e sakte, mbasi inspirusit dhe organizatoret e tyre paraqiten ne drite-hije. Ne transparence duken besimtaret dhe institucionet e tyre qe ndoshta jane edhe te pa fajshem po qe perdoren nga drite-hijet me finese te madhe per te siguruar sa me shume perkrahes.  Viktimat e ketij abuzimi mistik jane njerezit te zakonshem, qe cohen ne mengjez per te shkuar ne punen e tyre, apo per t'u argetuar ne kinama, teater, disko e kudo gjetke.  Abuzime te tilla ka patur edhe ne shekujt e kaluar te mbuluar me mjegullnaja mosnjohje dhe mos dijesh, te cilat ndoshta kane sjelle edhe me shume viktima si "kryqezatat" apo te ashtuquajturat "lufterat e shenjta myslymane" qe padyshim ne banoret e bregut te Jonit i kemi perjetuar te paret duke lene shume viktima ne pese shekujt e fundit te qendreses dhe mos asimilimit karshi Allahut dhe mesimeve te tij.  Po sot ne kohet moderne duke perdore mjetet e shkences se perparuar, njerez apo organizata te ndryshme abuzojne haptazi me enmerin e "Perendise" apo me shenjterimin e disa njerezve te cilet sjane vecse thjesht njerez te zakonshem te cilet ja perkushtojne jeten apo punen e tyre nje dickaje te mire dhe per te miren e njerezimit. Shenjterimi i tyre nuk do te ishte i nevojshem mbasi njeres jo te mire, dashakeqes te njerezimit dhe te zhvillimit e perparimit e shfrytezojne dhe do e shfrytezojne edhe me shume ne te ardhmen ate shenjeterim apo ate emer mbitokesor per te shkaktuar me shume viktima.  Vrasesit e Marylandit e te Virxhinias apo Snaiperat nuk ishin gje tjater vecse dy persona nje adoloshen dhe tjatri rreth te dyzetave qe me nje arme precize dhe pa ze qellonin mbi njerez kudo duke shenuar mbi 10 viktima. Policia u vu ne kerkim te tyre pa asnje medyshje dhe qete duke e krehur vendin pellembe per pellembe. Ata qe vetequheshin "Perendia"u zbuluan naten ne nje Parkim anesor rruge duke fjetur ne makine se bashku me armen e tyre. E keqia eshte se neser apo ne te ardhme njeres te tille fantazma do te paraqiten edhe me te sofistikuar ne veprimet e tyre duke perdore ndofta edhe mjete me speciale dhe perseri do ti vendosin emerin dhe tabelen, ate te "Perendise" e te ndeshkimit te saj te njerezve, viktimave ne kete rast nuk do t'u dihet numuri. Kesi lloj fantazmash dhe mendje liga duhen carmatosur qe ne mendje, qe ne mendim. Duhen thjeshtesuar gjerat, ato te behen te gjalla dhe jetesore. Jeta eshte kjo qe jetojme, njerezit jane keta qe na rrethojne dhe te zakonshem, qe punojne e perpiqen per progres.  Abstraksionimi i tij, i personalitetit te njeriut do te leje shteg per abuzime ne dem te njerezimit, po sot njerezimi ka aritur ne kulminacionin e demit te shkaketuar nga shekujt e kaluar duke i konsumuar motivet, iderat, ideollogjira emera e tabela nga me te ndryshmet. Pra nuk ka me tolerance apo space. Faktet tregojne qe ajo eshte konsumuar e gjitha dhe ka ngelur vetem emeri i "Perendise" apo "Allahut" per tu perdore, kete e shomim konkrete ne ditet tona, ajo duket ne varet dhe gjakun e mijerave viktimave e shume te zhdukurve. Vlera e ketij demi qe mund te pesoje njerezimi eshte e barabarte me jeten apo vdekien globale qe do te vinte nga perdorimi i ketyre emerave mistike dhe ne rast se do lejojme te krijohet demi i madh kapital "Vdekia", atehere cna duhet dhe "Perendia".  Pikerisht ate abstraksion do e shfrytezoje "Djalli" qe te paraqitet ne emer te Perendise per te shembur diga, centrale atomike apo gjera me te llahtareshme biollogjike. Qetesia e dhe gjakftohtesia e njerezve te policise duke mos e pare ceshtien si dicka mistike eshte per t'u admiruar po jo vetem kaqe, ajo nuk mjafon kaqe eshte detyre e njerezve te mencur, institucioneve te ndryshme apo edhe e shtetit, deri edhe e vete udheheqesve te besimeve te ndryshmete te marin masa e t'u a transmentojne njerezve ate cka nuk eshte mistike qe nuk egziston duke e carmatose "Djallin" e duke i prere hovin kujdo qe do ti shkonte nder mend se mund te realizonte dicka te tille te llahtareshme per tere Globin ne emer te "Perendise".  Frika e humbjes se besimtareve te feve apo e alternativave te tjera, nuk duhet ti shoqeroje udheheqesit klerike ne Bote, perkundrazi ata do te shtohen e do te aferohen me shume duke u crenjose cdo hije dyshimi te se keqes karshi Perendise.  Supozojme per nje cast se njerezit e Policise dhe te shtetit Amerikan do te lekundeshin sado pak ne qendrimin e tyre karshi fenomenit vrases te "Perendise" cfare do te ndodhte me pjese tjater te popullsise. Padyshim nje remuje nje peshhtjellim nje frike e fobi e tmershme do ti mbulonte njerezit nate e dite ne shtepi e kudo duke mos gjetur jo vetem vrasesit po duke e bere edhe te ardhmen te pasigurte. Nga kejo fobi nuk do te perjashtoheshin edhe njerezit e fese te cilet si njerez te zakonshem nuk do te dinin te shpjegonin asgje sic u vu re qe per tre jave ata nuk reaguan fare. Mund te ndodhte edhe me e keqia qe "Perendia" vrasese mund te vriste edhe njerez te te perendise prifterinj e hoxhallare sepse dihet qe kriemineli nuk ben dallime.  Pa dyshim ne kete rast edhe perqindja e njerezve te frekuentimit te kulteve fetear do te binte ne menyre te thekesuar, ne institucionet fetare do te ngeleshin vetem prifterinjte dhe hoxhallaret me nje pakice besimtaresh fanatike. Ma mer mendja qe nje gje te tille nuk e do cdo lloj kulti. Atehere midis kesaj dhe asaj njerzimi duhet te zgjedhe jetesoren per ti u mbyllur shtegu i Abuzimit ne emer te Perendise perpara se sa te jete von.

                                                                                                  Topi i Suges
                                                                                                     Tetor 02