ARTIKULLI I DITES
SHIKO KETU DHE FOTOGRAFI NGA MITINGU
                                                                                         MITING MADHESHTOR NĖ HIMARE.

AFRO 2000 PROTESTUES THĖRRISNIN PERPARA BASHKISE:

        "NDAL MAFIAS POLITIKE TE PRONAVE TE HIMARES
                          DHE GJITHE BREGDETASVE" 

   Dhjetra police dhe shik-as deshen te prishnin Mitingun duke i bėrė presion himariotėve tė mos shkonin nė miting. Turma e irituar pėrpara Bashkisė thėrriste me tė madhe "Plumbin nė ballė kush prek tokat e bregdetasve"  

Himarė 18 Maj 2002,

Mitingu qe prishi i "Qejfin Qeverise".
  Rreth 2000 himariotė dhe tė fshatrave pėrreth Bregut tė Jonit, madje dhe nga diaspora, kėrkuan tė drejtat e tyre nė njė miting paqėsor pėrpara sheshit kryesor tė Himarės nė Spile. Mitingu i cili ishte paralajmėruar nga "Komuniteti Himario"t, Shoqata "Bregdeti" dhe "Lidhja Himariote" nė Athinė, u zhvillua falė njė atmosfere tejet tė tendosur midis banorėve tė thjeshtė bregdetas mė tė shumtit tė moshuar dhe prezencės sė Policisė vendase dhe njerėz tė pėrhershėm dhe tė ardhur tė shėrbimit secret shqiptar SHISH.
Prpara fillimit tė mitingut u duk se midis banorėve tė cilėt kėrkonin pronat e tyre tė ligjshme dhe kontrolleve tė dyshimta te policies, dicka do te ndodhte por fale zhillimeve paqesore tė mitingut sė bashku dhe me protestėn pėrpara dyerve tė bashkise sė Himarės, cdo gjė shkoi mė sė miri. Mitingu celet me pėrfaqėsuesin e "Komunitetit Himario"t Epaminonda Konomi I cili pasi bėri njė prezencė tė shkurtėr tė aktivitetit tė kėrkesave legjitime tė bregasve drejtuar tė gjitha instancave shqiptare dhe nderkombetare per problemin e pronave, ja kaloi fjalėn Vangjel Llazarit kryetarit tė Shoqatės "Bregdeti". Zoti Llazari nė fjalėn e tij theksoi, vendosmėrinė pėr tė luftuar nė zbatimin e Kushtetutės sė Shqipėrisė pėr kthimin e pronave, pronarėve legjitime, duke kėrkuar ndryshimin e ligjit famėkeq 7501 pėr tė cilėt himariotėt dhe gjithė bregasit e kane kundėrshtuar si shkatėrues dhe antikushtetues dhe pengues te qellimte te investimeve ne zone. Folėn gjithashtu Vasil Bollano, Ilir Hajdini, Fane Meniko dhe Kiēo Qesari, tė dėrguar nga "Lidhja Himariote" nė Athinė, grave tė Himarės, Komunitetit Oortodoks dhe pėrfaqėsues nga tė gjitha fshatrat e Himarės dhe Bregut tėBdetit.
Pas mitingut protestuesit marshuan nė drejtim tė Bashkisė ku tė irituar hodhėn parrullat si "Plumbin nė balle kush prekė tokat e Himarės dhe gjithė Bregasve" "Poshtė Mafio Politika e Tiranės", "Pronat pronarėve tė ligjshė" etj.  

Peticion nga Himara. 
   Nė fund tė Mitingut, lexua njė peticion dėrguar insitucioneve ndėrkombėtare si dhe atyre shqiptare. Nė peticion thuhej se "Populli I Himarės dhe Bregut tė Detit Jon, ka vendosur nė bazė tė vendimeve tė Kuvendit Mbarė Kombėtar tė Zhvilluar nė Tiranė, se nuk do tė heqė dorė nga kėrkesat legjitime tė kthimit tė pronave bregasve, duke kėrkuar zbatimin e Kushtetutės sė Shqipėrisė pėr pronat". Nė Peticion o theksua  se do ti kėrkohet Parlamentit qė tė ndryshoje ligjin famėkeq duke ja dhėnė pronat bregasve nė bazė tė tapive tė tyre perpara vitit 1946 dhe duke bashkuar nė njė njėsi tė vetme administrative gjithė Bregun eDdetit nė Bashkinė e Himarės, pėr dhe vetė vecoritė specifike qė ka kjo trevė. Nė peticion thuhej se nuk do tė lejojnė asnjė person tė ndėrtojė nė zonėn e Bregut Jon, ku sipas njė ligji tė Ministrisė sė Turizmit qė autorizon "persona dhe individė tė stimuluar" tė rėmbejnė tokat e Himarės dhe tė gjithė Bregut te Jonit. Peticioni theksoi se tokat e pėrbashkėta janė dhe do tė mbeten pronė e fshatrave dhe Komuniteteve Fetare. Gjithashtu o deklarua me forcė qė vendimet e qeverisė shqiptare pėr favorizime tė tė ardhurve duke shpėrndarė tokė nga pronat e vetė Komuniteteve tė fshatrave, u quajt njė lajthitje e Mafias Politike tė Tiranės, ku pjesėmarėsit nė Miting deklaruan se njė gjė e tillė do tė ndodhte nė se kalohej nė trupat e tyre.

Protesta pėrpara Bashkisė sė Himarės dhe Letra nga Departamenti Amerikan.      Pas mitingut banorėt marshuan nė formė proteste drejt Bashkisė sė Himarės, e cila ishte rrethuar nga policė tė shumtė tė ardhur nga Vlora. Protestuesit thirrėn nė korr kundėr qeverisė parlamentit dhe Mafias Politike tė Tiranės e cila nuk ka asgjė trasparente pėr pronat e bregasve dhe respektimin e tė drejtave tė njeriut vecanėrisht pėr pronėn. Nė proteste u dorėzua petizioni autoriteteve lokale duke pėrfunduar mė pas nė mėnyrė paqėsore. Shumė emra u prekėn gjatė protestės nė korr, ku nuk munguan Ilir Gjoni, Skėnder Gjinushi, Bashkim Fino, Zabit Brokaj, Viktor Mato etj. Por e vecanta ishte se njė nga pjesėmarėsit nė protestėn pėrpara bashkisė, i kėrkoi organizatorėve tė Peticionit drejtuar qeverisė dhe parlamentit, tė sqarohej pėrpara popullit tė Himarės, Letra nga Departamenti Amerikan i Shtetit qė i ėshtė dėrguar Qeverisė shqiptare posacėrisht pėr cėshjten "Himara" perpara dy muaj ku ndėr tė tjerash thuhej pėr kthimin pa kushte tė pronave tė Himarės dhe gjithe bregasve.  

Policia e politizuar dhe "njerėzit civil" turpi i shtetit te sotem. 
   Ndėrkaq policia dhe njerėz tė sherbimit secret kishin bėrė presion mjaft banorėve vecanėrisht nė Himarė qė tė mos mernin pjesė nė miting. Kėtė na i thanė njerėz tė cilėt pas mitingut kishin ngelur tė impresionuar nga mėnyra paqėsore e zhvillimit tė tij. Ata na thoshin se "Ju himariotėt i keni marė pronat ndėrsa pėr tė tjerėt nuk ka c'ju duhet, prandaj mos shkoni nė Miting me tė mirė se pastaj..., kėrcet dajaku" Mirėpo kjo atmosferė e cila fillimisht kishte si protagonist pėrpara mitingut vetėm njerėz me uniformė tė shumtė policie dhe "civile" te ardhur nga Vlora dhe Tirana, ndryshoi menjėherė pasi njerėzit nė korr nuk mbaheshin mė pėr tė drejtat e tyre. Nė fillim tė Mitingut zhurma e njė escavatori kėrkonte tė prishte mitingun nė qėndėr por u detyruar me forcėn e pjesemaresve tė ndalohej. Nė protestėn e parė tė organizuar pėr tė drejtat legjitime tė pronave tė bregasve nė sheshin qėndror tė Himarės, u pa njė polici e politizuar ndoshta nga segmente ta mafias dhe politikės nė Tiranė qė duan tė rėmbejnė pronat dhe tokat e bregasve duke pėrdorur presionin dhe frikėn si formė nėnshtrimi, ndėrsa thellėsisht shkelės tė ligjit dhe tė drejtave tė njeriut me dhjetra persona dhe agjentė tė shėrbimit sekret prezent nė miting, pėr tė penguar me cdo mjet zhvillimin normal tė tij. Njė ndėr protestuesit nė miting, tha se polica tė meret me Mafian, klandestinėt, prostitutat, trafikun e armėve dhe kontrabandėn qė bėhet nė bregdet dhe jo tė ushtrojnė terror ndaj banorėve tė Himarės ku pjesa mė e madhe e tyre janė tė moshuar.   

                                                                                                                                             Aleksander Gurma
                                                                                                                                     GAZETAR PROFESIONIST
                                                          HIMARJOTET PROTESTOJNE 

   Nje Miting paqesor, madheshtor ne Qytetin e Himares prane shpelles se Qikllopit nene shushurimen e dallgeve te Jonit, ne vendin e Uliksit, u mbelodhen me shume se 2000 vete nga e gjithe Krahina, nga Palasa deri ne Nivice. Plot te 17 fshaterat e Rivjeres se Shqiperise protestuan me parullat ne dore "Duam tokat tona", "Duam pronat tona". 
Himarjoti nuk gezon shtepine e tij shekullore te gurte, tokat e pasurite qe kishte dikur, ato jane prone e "Gjeneralit te vdekur, te ushtrise se gjalle" ne pushtet.
Po, akoma ne ate vend vepron ligji i pesedhjete vjeteve te fundit, cili, i mohon himarjotit pronesine ne truallin e vet stergjyshor, i mohon  egzistencen, atij himarjoti qe me ato shtepi, me ato toka e kala, beri, e ruajti egzistencen e vete Evropes, e kulture se saj, per shekuj me radhe, e himarjotit legjendar ushtarak e legjionar i Bonopartit, luftetar e mbrojtes i mbreterive te Spanjes, Napolit e Venetikut, i atij himarjoti qe me 1577, i dergoi Papes se Romes Delegacionin me Leter- Kerkese per arme, qe te luftonte terrorizmin i cili, "nuk e linte te qete dite e nate dhe i ka shkateruar gjithecka, shtepi e peshkopata(kisha)"...etj, etj. sic shpreheshin ata ne ate kohe.
Sa aktuale. Ai terrorizme i asaj kohe u luftua nga himarjoti ne shekuj, sot vazhdimesia e tij ka prekur Ameriken, himarjotit i mohoet e drejta ne token e tij, filozofia e vjeter ne kohe te re ka hedhur rrenje ne ligjin qe po e pengon te roje ne qetesi ne token e tij. Ligji e mohon himarjotin "autonom" te Principates se dikureshme, qe kur e vizitoi anglezi Eduard Lear me 1848 shkruante, se "gotata e pastra te kristalit ne tavolinen e shtepise se himarjotit nuk me duken te ndryshme nga ato te Anglise sime"... Po ku ne Shqiperine e asaj kohe, himarjoti pinte uje me gota kristali. Po sot ai nuk ka te drejte qe te eci i lire ne vendin e tij, ne vendin, ku per vite te tera bijte e Himares gezuan pensione, grada e Akademira nga Mbreterite e Evropes, dhe bij te cilet ata ja shperblyen asaj Evrope duke e mbajte betimin e ushtarakut per mos kaluar me tutje furia dhe mizeria qe cfaqej perballe bedenave te kalave te saja ne cdo Pranvere. Po Evropa pse spo e mban fjalen dhe besen e atyre martireve kapedane qe i pregatiti vete, dhe I njohu ne shekuj bij te denje ne truallin e vet. Ndoshta kjo krahine meriton sot me shume se mbajtie betimi e dhenie ligjerimi, ajo ndoshta meriton vleresim nderkombetar, nga Institutet e Evropes si Krahine per kontribut te vecante ne qendrese te pashoqe perballe humneres se zeze te mosperparimit qe ajo e sfidoi kohe te gjate. Sot ky banor proteston paqesisht kerkon dicka. vecse ai cfaqet sot me pamjen e te qyteteruarit packa eshte fshatar, ai e di dhe demokracine, prandaj proteston paqesisht qe te kuptoje kushdo qe, ai eshte i afte e di ti beje te gjitha menyrat e te perparuarit. Himarjoti eshte nje prizme qe reflekton ate siperfaqe qe i a kerkon koha. Pikerisht ate po ben edhe sot me parullat ne dore deshmi e se vertetes qe po shkruajme. 
Jo me kot nje shkrimtar i madh ka thene se "himarjoti nje kembe e ka patur ne Himare dhe tjatren ne Evrope".  Mezi i viteve shtatedhjete, 30-40 pleqte e fshatit Qeparo te Himares i kerkojne regjimit monist ne fuqi hapjen e gjuhes frege ne fshat??. Qesharake, ne nje fshat gjuha frenge?, gjuha e nje shteti te perpatruar Evropian. Po pse pikerisht gjuha frenge??? Cfare i lidhte me Francen, ndoshta bukuria dhe ngjyra e kuqe e forte e qoramidheve marsejeze qe dallohet edhe sot ne catite e shtepive te Qeparoit te vjeter, packa se kane kaluar ndoshta edhe shekuj te ardhura prej atij vendi me anijet e tyre. Jo, ata pleq, jetonin akoma me nostalgjine e viteve te Frances ku punuan e jetuan per shume kohe ku lane enderat dhe vitet e rinise, po jo me si ushtarake e luftetare sic ishin gjysherit e tyre, po si ndertues e punetore per ndertimin e Evropes se Qyteteruar te viteve para Luftes Boterore, dhe ne vitet e fundit te jetes se tyre ata mendonin te linin dicka, ndoshta dicka me dy kuptime, proteste dhe perparim. Proteste e pa shprehur per regjimin qe i mbante te mbyllur, po edhe perparim per te ardhmen e bijeve te tyre, te linin dicka per niperit dhe mbesat, pikerisht, dritare per te njohur kulturen frenge, kulturen e perparimit ku ata vete e kishin shijuar vite te shkuara.  Dhe gjuha frenge u vendos ne shkollen e fshatit, me kembenguljen e ketyre pleqeve shumica e te cileve mirnin edhe pensione nga Franca per vitet e punes qe kishin bere. Nje nder ta ishte edhe xhaxhai i Drejtorit aktual te CIA-s amerikae, pikerisht, Sofo Koka(Tenet) i cili se bashku me babane tij, e te vellain, babane e Drejtorit te mesiperme, kaluan shume vite pune ne minierat e Frances, ku dhe u ndane nje here e pergjithemon me vellain e tyre i cili nuk u kthye me ne Himare, po ju drejtua Atllantiku.
Protestuesit paralajmeruan per nje miting akoma me te madh ne rast se nuk realizohen te drejtat e tyre, ndofta atehere dhe tani, bijte e tyre qe dhane nam kudo do te zgjohen e do te ndihmojne akoma me shume. Himara e te madhit Petro Marko, Neco Mukos, Matrenges, Kapedan Dhimiter Lekes, e njeriut te letrave te Frances se diteve te sotme Aleksander Zotos, e boterorit te ngritjes se peshave Piro Dhimes, e shume te tjereve, me siguri qe do te bejne te mundur degjimin e zerit te saj te drejte, te Krahines monument, barikades shekullore te Evropes. 

                                                                                                                                                                                Kleanthi Dede 

21 Maj 2002 

http://www.geocities.com/kdede.geo/HIMARA.html

PS: Artikulli u transmentua nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP

Albania: The State of the Nation 2001 ose

                                                                        SHQIPĖRIA: SITUATA E VĖNDIT 20001

International Crisis Group (ICG) ėshtė njė organizatė private, multikombėtare i cila ka nė fokus forcimin e kapacitetit tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė kuptuar, parashikuar dhe parandaluar dhe kufizuar konfliktet. ICG punon nė fushėn e analizės politike dhe raportet e saj u shpėrndahen organizatatve ndėrkombėtare dhe Ministrive tė Jashtme si dhe publikut tė gjerė. Kėshilli i ICG kryesohet nga Presidenti i mėparshėm i Finlandės, Martti Ahtisaari, dhe Presidenti dhe Drejtuesi Ekzekutiv qė nga Janari 2001 ėshtė Ministri i Jashtėm i Australisė pėr tetė vjet me rradhė Gareth Evans. Qėndra e ICG ndodhet nė Bruksel, dhe ka zyra edhe nė Shqipėri. Fondet i vinė nga qeveritėm fondacione, kompani dhe individė. Disa nga qeveritė janė Australia, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Japonia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Tajvani, Suedia, Zvicra dhe Mbretėria e Bashkuaretj.     
Materiali i paraqitur ėshtė marrė nga Raporti i 25 Majit 2001, botuar nė Bruksel. Nė kėtė raport ėshtė pėrshkruar situata e pėrgjithshme nė Shqipėri, duke u kushtuar vėmėndje tė veēantė marrėdhėnjeve tė Shqipėrisė me fqinjėt e saj. Siē theksohet edhe nė pėrmbledhjen ekzekutive dhe rekomandimet e kėtij raporti, ky raport u kushton njė vėmėndje tė veēantė marrėdhėnjeve tė Shqipėrisė me Greqinė dhe pozicionin delikat tė minoritetit etnik grek, i vetmi me njė farė rėndėsie nė Shqipėri. Pėrpjekjet e Greqisė pėr ta shndruar minoritetin si urė lidhėse ndėrmjet dy vėndeve, po ēfaqin probleme. Disa shqiptarė janė tė shqetėsuar se Greqia po e pėrdor minoritetin pėr tė shtuar Helenizimin e Shqipėrise se Jugut, ndėrsa disa elementė brėnda minoritetit akuzojnė Tiranėn se po injoron kėrkesat e minoritetit, duke u pėrpjekur tė vjedhin tokėn dhe detyruar tė bėhen shqiptarė.    
Materiali i plotė nė anglisht mund tė gjėndet nė faqen e Internetit :
htpp://www.intl-crisisgroup.org/projects/showreport.cfm?reportid=299    
Kėtu ėshtė pėrkthyer vetėn pjesa e marrėdhėnjeve me Greqinė (faqe 9-15), ku ėshtė trajtuar nė veēanti edhe Himara.
    
III. Marrėdhėnjet Shqiptaro-Greke   
Duke lėnė mėnjanė ēėshtjen e Kosovės, mbajtja e marrėdhėnjeve tė mira me fqinjėn e saj jugore me influencė Greqinė ėshtė padyshim faktori mė i rėndėsishėm nė politikėn e jashtme shqiptare. Duke nisur qė mesi i 1990-ve, reth 400,000 shqiptarė punojnė nė Greqi, dhe dėrgesat (ang. remittances) e tyre kontribuojnė ndjeshėm nė ekonominė shqiptare dhe i japin njė ndihmesė jetėsore ekonomike mijra familjeve. Sė bashku me Italinė, Greqia ėshtė investitori mė i madh nė Shqipėri dhe vėndi po merr njė pjesė tė madhe tė tregjeve shqiptare. Qė kur qeveria aktuale erdhi nė pushtet nė 1997, marrėdhėnjet e Shqipėrise me Greqinė u pėrmirėsuan, por ende ngelen shumė probleme dypalėshe me minoritetin grek.    
Gjatė Presidencės sė Sali Berishės (1992-1997), lidhjet qenė tė ftohta dhe nė disa raste tė ftohta akull. Nė pranverė tė 1993, njė prift Grek Arhimandriti Krisostomos, u largua nga Shqipėria, i akuzuar pėr veprimtari subversive antishqiptare. Tirana e akuzoi pėr shpėrdorim posti pėr tė predikimin e Enosis - Bashkimin me Greqinė. Mė pas vazhduan sulme nė shkallė tė gjerė nė pronat qė u pėrkiste Grekėrve nė Shqipėrinė Jugore. Nė Nėntor 1993 pati njė rritje tensioni me dėbimin e afro 2,500 shqiptarėve nga Greqia. Mė pas, marrėdhėnjet u keqėsuan tepėr. Qeveria e Berishės akuzoi Greqinė se punonte me Serbinė pėr tė rrėzuar shtetin shqiptar. Nė Prill 1994, shpėrtheu konflikti i parė me armė, kur njė grup ushtarak grek etnik utra-nacionalist, Fronti i Ēlirimit tė Epirit tė Veriut (MAVI), sulmoi njė postė ushtarake shqiptare nė afėrsi tė Gjirokastrės dhe dy ushtarė u vranė
27. Pesė grekė etnikė qė i pėrkisnin OMONIA-s, njė organizatė e themeluar mė 1990 pėr tė mbrojtur tė drejtat e minoritetit Grek nė Shqipėri u arrestuan menjėherė dhe u pėrpoq tė tregohet lidhja me kėtė sulm, ndėrsa Greqia vuri veton ndaj njė huaje tė madhe tė Bashkimit Europian pėr Shqipėrinė. Prej kėsaj pike tė ulėt, marrėdhėnjet u pėrmirėsuan gradualisht me njohjen nga tė dy palėt tė pėrfitimeve nga forcimi i lidhjeve ekonomike. Lirimi i pesė tė akuzuarve tė OMONIA-s mė 1995 hapi rrugė pėr njė vizitė tė suksesshme tė Presidentit Grek Konstandin Stefanopulos nė Tiarnė mė 1995, pas tė cilit tė dy vėndet nėnshkruan njė Traktat Miqėsie, sipas sė cilit duheshin tė respektoheshin tė drejtat e pakicės greke dhe do tė hapeshin mė shumė shkolla nė gjuhėn greke
28. Greqia dhe Shqipėria kanė ndryshime tė madhe nė vlerėsimin e madhėsisė sė minoriteteve, me shqiparėt qė thonė se popullata e tyre ėshtė shumė shumė rreth 60,000 -70,000, ndėrkaq qė qeveria greke citon njė numėr tepėr mė lartė ndėrmjet 200,000 dhe 400,000. Historiografia greke pretendon se qė prej shpalljes sė pavarėsisė mė 1912, shteti Shqiptar ka tentuar tė ēhelenizojė pjesėn jugore tė Shqipėrisė
29. Nga ana tjetėr, Akademia e Shkencave Shqiptare dhe Instituti Historik kanė prodhuar dokumenta tė panumėrta pėr tė treguar se shumė prej atyre qė konsiderohen pjesė e minoritetit janė nė fakt shqiptarė, qė flasin greqisht pėr shkak tė afėrisė me minoritetet ose se nė realitet janė me origjinė Vllahe dhe janė klasifikuar si persona minoritarė pėr shkak tė besimit Ortodoks
30. Qė prej 1921, popullata etnike Greke e Shqipėrisė, ėshtė rregjistruar si minoritet, qė jeton nė zona minoriteti tė dallueshme. Qė prej masave tė para tė ndėrmarra nga rregjimi i ri komunist pas Luftės sė Dytė Botėrore qe kufizimi i zonės sė Shqipėrisė sė Jugut tė pėrshkruar si "zonė minoriteti" nė vetėm 99 fshatra tė Gjirokastrės dhe Sarandės. Kjo "zonė minoriteti" nuk pėrfshin tre fshatrat e Himarės, Drimades (Dhėrmiut KVJ) dhe Palasės, tė cilėt janė njohur si zona minoriteti nga Lidhja e Kombeve nė 1921. Ndaj tė tėrė Grekėt etnikė qė jetonin jashtė kėsaj "zone minoriteti" ju mohua statusi i minoritarėve. Si pasojė autoritetet e Tiranės qenė nė gjėndje tė pohonin se numri i minoriteteve Greke nuk kalonte numrin 58,000
31. Rajoni bregdetar i Himarės nė Shqipėrinė e Jugut ka patur kurdoherė njė popullatė mbizotėruese greke etnike. Ka shtatė fshatra nė rrethin e Himarės, pėrfshirė kėtu dy qė flasin kryesisht Greqisht dhe njė dygjuhėsh. Papunėsia ka goditur rėndė bashkėsinė etnike greke qė prej shpartallimit tė shtetit njėpartiak nė 1991; sikurse tėrė tė tjerėt dhe emigrimi ėshtė i lartė. Nė vjeshtė dhe dimėr ka tepėr pak njerėz dhe nė fshatrat e bregut ngelin vetėm njerėz tė moshuar, ndėrsa pjesa tjetėr e popullsisė jeton dhe punon nė Greqi. Ka patur historikisht njė emigracion tė rėndėsishėm si tė shqiptarėve dhe tė grekėrve etnikė nga bregdeti i Himarės, kryesisht pėr nė SHBA. Gjatė 1930, njė numėr i pakėt, por i rėndėsishėm grekėsh ēvendosėn nga Korfuzi pėr nė Himarė, shumica pėrkrahės tė sė majtės pėr tė shpėtuar nga diktatura e Metaksait. Pas pėrmbysjes sė komunizmit nė Shqipėri rreth 1991, rinisi migrimi i grekėrve etnike nga Himara pėr nė Greqi. Familje tė tėra u ēvendosėn, dukė lėnė ullishtet dhe fushat e braktisura, duke e vėnė ekonominė e vėndit nė pozitė tė vėshtirė. Pozicioni sensitiv i minoritetit Grek kish ēuar nė tensione, veēanėrisht nė dhėnjen e vizave greke me vlerė pjestarėve tė minoritetit grek nė mėnyre preferenciale ndaj fqinjėve myslmanė shqiptarė. Njė pikė tjetėr qė solli xhelozi midis Shqiptarėve qe pagesa e pensionit nga ana e Qeverisė Greke disa shqiptarėve. Kėta individė qenė qytetarė shqiptarė, Grekė etnikė, qė s?kishin punuar kurrė nė Greqi. Shumė shqiptarė e shohin kėto pagesa si tė pajustifikuara meqė krijonin ēbarazi ndėrmjet grekėve etnikė dhe shqiptarėve
32. Si njė superfuqi ekonomike e kėtyre anėve, Greqia ėshtė e aftė tė paguajė financiarisht ata qė janė nė dakord me objektivat e politikės greke.
Njė faktor tjetėr nė rritjen e tensioneve politike nė jug tė Shqipėrise ėshtė frika e pėrhapur se po krijohet njė "Greqi e Madhe". Shqetėsimi i kohėve tė fundit ėshtė pėrqėndruar nė ndėrtimin e njė rruge tė re nė Gjirokastėr, e cila nė thelb shihet nga disa si projekt imperialist. Po ashtu, kleri po bėn pėrpjekje pėr rindėrtimin dhe ringjalljen e kishave tė braktisura nė Shqipėrinė e Jugut, shumica nė toka ku ka pretendime pėr kthim pronash dhe pronėsia mbi tė cilat ėshtė e kontestuar. Shumė shqiptarė akuzojnė Partinė e tė Drejtave tė Njeriut, njė partnere e koalicionit qeveritar, dhe shoqatėn e minoritetit Grek OMONIA se mbledhin fonde nga lobet nacionaliste greke pėr tė helenizuar brigjet e jugut 33. Ndonėse kjo ėshtė jo racionale, qeveria Greke duhet tė kuptojė sė kėto janė frika reale dhe se kėto pikpamje janė tė ngulitura thellė tek njė pjesė e madhe e spektrit politik shqiptar.       
A. Zgjedhjet lokale nė Himarė    
Kohėt e fundit njė vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar besnikėrisė (ang. allegiances) politike tė minoriteteve greke. Kjo pason zgjedhjet vendore tė pėrfolura tė Tetorit 2000, kur udhėheqės tė minoritetit grek raportuan manipulim tė votimeve dhe dhunė kundrejt votuesve, veēanėrisht nė rrethin (bashkinė KVJ) tė Himarės. Fushata zgjedhore e 1 Tetorit nė Himarė u karakterizua nga mbitone tė forta nacionaliste si nga partitė shqiptare dhe ato tė grekėve etnikė. Marrėdhėnjet ndėrmjet Partisė Socialiste qeverisėse dhe tė Bashkimit tė Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut (PBDNJ)qenė tepėr tė tensionuar nė rritje pėr zgjedhjet nė bashkinė e Himarės. Kjo nisi kur PBDNJ ftoi anėtarė tė Parlamentit grek qė tė flisnin nė manifestimet e zgjedhjeve lokale. Kodi zgjedhor shqiptar e ndalon pjesmarjen e qytetarėve tė huaj nė fushatat zgjedhore. Disa parlamentarė grekė dhe diplomatė shkuan nė Himarė, ku rreth 1/3 e qytetit me 12,000 banorė, punon nė Greqi, pėr tė vėzhguar roundin e dytė tė zgjedhjeve. E megjithatė, nė njė pėrpjekje pėr tė mbuluar vizitėn, qeveria greke qe nė vėshtirėsi duke pohuar se parlamentarėt qenė nė vistė private
34. Vizita e parlamentarėve zėmėroi shqiptarėt e thjeshtė dhe bile edhe gazeta e pėrditėshme e moderuar "Koha Jonė", reagoi rreptė, duke deklaruar se "politikanėt shqiptarė duket tė reagojnė kundėr kėsaj ndėrhyrje nga njė vėnd fqinjė nė punėt e vet tė brėndshme, veēanėrisht nė fushatat zgjedhore, me qėllim helenizimin e Himarės dhe pėrdorimin e tokės shqipatre si tokė greke"
35. Zgjedhjet nė vetvehte qenė plot tone tė ashpra nacionaliste. Midis grekėrve ka njė ndjenjė se Shėrbimi Sekret Shqiptar (SHIK) po e rėndonte situatėn duke i thėnė autoriteve shqipatre "se ka diēka qė s'shkon me zonė e minoritetit"
36. Me fjalė tė tjera, SHIK-u donte tė thoshte se po ndodhnin veprimtari tė fshehura nė zonat e banuara me grekėt, tė cilat qenė nė dėm tė interesave tė shtetit shqiptar. Kur fushata morri pėrmasa, partia ultra e djathtė kėrkoi pėr masa kundėr PBDNJ dhe OMONIA-s. Partitė shqiptare akuzuan PBDNJ se po pėrpiqej tė blente votat dhe tė pėrhapte influencėn Greke duke bėrė supozimin se nė rast fitore tė PBDNJ investimet greke do tė vėrshonin nė kėtė zonė
37. Njė nga treguesit mė domethėnės tė fuqisė potenciale tė nacionalizmit Shqiptar, ndodhi kur sekretari i Partisė Socialiste Petro Koēi, u bėri thirrje partitė kryesore pėr tu bashkuar nė votimin kundėr PBDNJ. Si reagim, tėrė partitė jo-Greke formuan "Aleancėn pėr Himarėn", qė inkurajonte tė tėrė kandidatėt qė nuk merrnin pjesė nė balotazh qė tu bėnin thirje pėrkrahėsve tė tyre tė mbėshtesnin kanditatin Socilist pėr Himarėn. Nė njė lėvizje pa preēendent Besnik Mustafaj, sekretari pėr Marrėdhėnjet me jashtė i Partisė Demokratike, u bėri thirrje pėrkrahėsve tė PD-sė qė tė mbėshtesnin kandidatin socialist nė Himarė. Si pasojė, Himara qe e vetmja zonė e vėndit ku si e djathta dhe e majta e e politikės shqiptare formuan nė raundin e dytė tė votimeve njė aleancė. Qe hera e parė qė u duk ky unitet, qė u dha fitoren Partisė Socialiste nė tė dy raundet e votimeve. Rezultatet nga komisioni vendor i zgjedhur konfirmuan se Partia Socialiste kish fituar 73% tė votave. PBDNJ kish fituar vetėm nė katėr komuna.    
Zyrtarėt grekė menjėherė u ankuan pėr dhunė dhe parregullsi qė qenė tė pranishme nė zgjedhjet kundėr kandidatit tė PBDNJ nė raundin e parė dhe tė dytė tė votimeve. Ministri i jashtėm grek Jorgo Papandreu i tha mediave se" pozicioni i Shqipėrisė do tė ketė ndikimin e saj lidhjet midis dy vėndeve"
38. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme Greke, Panos Beglitis, paralajmėroi se problemet e shkaktuara me minoritetin grek gjatė raundit tė dytė tė votimeve qenė mė shumė se njė ēėshtje midis dy vėndeve- Po ashtu ėshtė njė problem qė ndikon marrėdhėnjet e Shqipėrisė me Bashkimin Europian. OSBE-ja, ndėrsa pranonte se raundi i dytė i votimeve kish qenė mė pak transparent se sa raundi i parė, pėrjashtoi ēfarėdo ndikimi nė rezultatin pėrfundimtar. Megjithėse sipas zyrės sė Instucioneve Demokratike dhe tė Drejtave tė Njeriut (ODHIR), votimet qenė tė karakterizuara nga ērregullsi serioze, tė cilat shkonin nga kėrcėnimi i anėtarėve tė komisioneve zgjedhore tek njė rast dhune gjatė sė cilės njė kuti votimi u shkatėrrua, nė verifikimin e mashtrimeve tė shkaktuara nė tė paktėn tre qėndra votimi
39. Nė kėtė kontekst tepėr sensitiv, nuk ėshtė pėr tu habitur qė Rregjistrimi i Pėrgjithshėm pėr Vitin 2001, ka zgjuar dyshime tek pėrfaqėsuesit e pakicave kombėtare
40. Kryetari i OMONIA-s, Vasil Dyli, akuzoi autoritetet e Tiranės se po ushtronte forcė qė tė kthimin e Minoriteteve Greke nė shqiptarė, duke cituar Rregjistrimin e Pėrgjithshėm si pjesė tė kėsaj pėrpjekje, meqė nuk merrej parsysh as kombėsia e as besimi. Omonia u ka kėrkuar minoriteteve greke qė tė bojkotimin e regjistrimit tė pėrgjithshėm pėr tė ndaluar "shqiptarizimin" e pakicave nė zonat e minoriteteve. Instituti i Statistikave, qė ėshtė pėrgjegjės pėr bėrjen e Rregjistrimit tė Pėrgjithshėm, bazohet nė kriterin e Kombeve tė Bashkuara, qė nuk pėrfshin kombėsinė apo besimin. Rregjistrimi i Pėrgjithshėm u financua nga donatorė tė huaj, pėrfshirė Greqinė. Ndėrsa qeveria shqiptare vuri shumėn simbolike prej 30,000 Eurosh, Bashkimi Europian, Zvicra, Italia dhe Greqia kontribuan me njė shumė totale prej 7,2 milion Euro. Nacionalistėt e linjės sė ashpėr nė parlamnetin grek sulmuan Papandreun pėr dhėnjen e ndihmės financiare pėr Rregjistrimin e Pėrgjithshėm pėr Shqipėrinė, duke e akuzuar atė pėr konēesione tė vazhdueshme ndaj Shqipėrisė dhe treguar keqardhje
41. Udhėheqės tė OMONIA-s kanė kritikuar nė mėnyrė tė vazhdueshme qeverinė shqiptare pėr mosmarrjen nė mėnyrė serioze kėrkesat e minoriteteve. Ata kanė akuzuar pėr lėnjen mėnjanė tė kėrkesave tė minoriteteve pėr pronėsinė pėr tokėn dhe pėrfaqėsimin nė forcat e armatosura. Ata po ashtu kėrkojnė kthimine kullotave dhe pasuritė e tjera dikur nėn pronėsinė e manastireve tė Krishtere Ortodokse nuk u janė kthyer dhe qė qeveria heziton tė pėrmbushė kuotėn pėr pėrfaqėsimin e minoritetve greke nėtrukturat e policisė dhe tė ushtrisė
42. Nė njė konferencė shtypi, ku foli para grekėve etnikė nga Shqipėria qė aktualisht punojnė nė Greqi, Vasil Dule akuzoi autoritetet shqiptare se po pėrpiqeshin tė merrte pronėn e grekėrve etnikė duke falsifikuar dokumentat e pronėsisė. Ai tha se nė kėtė mėnyrė janė marrė rreth 75,000 strema (apo 7,500 hektarė). Shtoi se minoriteti kish filluar njė fushatė pėr tė informuar bashkėsinė ndėrkombėtare pėr kėtė problem dhe se pėrfaqėsuesit dhe e Kėshillit tė Europės dhe organizata tė tjera do tė vizitojnė sė shpejti zonat e minoritetit grek
43. Shqiptarėt janė tė zemėruar nga ajo ē'ka ata quajnė hipokrizia e Greqisė, qė kėrkon pėrmirėsimin e tė drejtave pėr minoritetet nė Shqipėri, ndėrsa nuk njeh ekzistencėn e minoriteteve nė teritorin e saj
44. B. Gjendja e Luftės    
Teknikisht ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė ekziston ende njė gjėndje lufte. Ligji nė fjalė, aprovuar mė 1940 kur Greqia u okopua nga trupat Italiane pėrmes Shqipėrisė, u apelua nga qeveria Greke mė 1987, por nuk u ratifikua nga parlamenti Grek. Nė fjalėn e tij nė Samitin e Mijėvjeēarit nė Asamblenė e Pėrgjithshmė tė Kombeve tė Bashkuara nė Shtator 2000, Presidenti Mejdani kritikoi tėrthorazi Greqinė pėr mbajtjen e e njė gjendje luftė legale me Shqipėrinė. Duhet tė pyesim veten, a kemi arritur nė njė nivel tė pranueshmė qeverisje ndėrsa anėtarė tė Kombeve tė Bashkuara mbajnė njė deklaratė luftė de jure me anėtarė tė tjerė ? Padyshim qė jo - tha ai
45. Zyrtarėt shqiptarė thonė se ligji ndalon shqiptarėt tė kėrkojnė pronat e tyre qė i kanė patur nė Greqi para Luftės sė Dytė Botėrore. Nga ana tjetėr, zyrtarėt grekė thonė se gjendja e luftės nuk mund tė thuhet se ekziston, meqė ėshtė hequr automatikisht nė pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar nė 1947
46. Kjo ėshtė padyshim njė ēėshtje qė duhet sqaruar, veēanėrisht pėr shkak tė ēeshtjeve qė lidhen me pronėsinė.    
C. Riparimi i Dėmeve   
Kėto qė pėrshkruam mė lart janė disa nga problemet nė marrėdhėnjet midis Greqisė dhe Shqipėrisė. Parė nė tėrėsi, pėrjashtuar kėtu problemin e minoriteteve, kėto marrėdhėnje mund tė cilėsohen si tė mira. Nė fillim tė Dhjetorit 2000, disa nga udhėheqėsit kryesorė shqiptarė u ftuan nė Athinė. Kryeministri Meta dhe partneri i tij, Kostas Simitis, ranė dakord qė tė rrisnin bashkėpunimin, pėr tė kapėrcyer tensionine shkaktuar nga zgjedhjet lokale tė Tetorit 2000. Gjatė vizitės dhe pas saj, shqetėsimit tė shprehur nga Simitis, Meta ju pėrgjigj se minoritetet nė Shqipėri do tė vazhdojnė tė trajtohen nė pėrputhje me konventat kombėtare tė nėnshkruara nga Shqipėria dhe se me adoptimin e legjislacionit qė do tė mbulojė tė drejtat e minoritetit grek, do tė shpejtohet. Menjėherė pas kėtij mbledhje u shpall se do tė jepej tokė pėr njė Peshkopatė Ortodokse nė Tiranė dhe pėr njė shkollė tė quajtur Arsakeion.
47. Nga ana e saj, qeveria greke njeh faktin se shqiptarėt, nga niveli ministror e poshtė, e shohin me mosbesim. Duke bėrė njė pėrpjekje pėr tė adresuar kėtė problem, Athina ka vendosur gjatė viteve njė numėr masash qė do tė rrisin besimin, pėrfshirė njė sėrė takimesh pune nė ministritė e ristruktuara dhe transferimin e njohurive duke pėrfshirė kėu zyrtarėt e administratės publike, gjykatėsit, magjistratėt dhe shkencėtarėt. Po ashtu, projekte tė shumtė me Paktin e Stabilitetit pėr Europėn Juglindore pėrfshijnė ekspertėt grekė qė do tė ndihin nė konsolodimin e institucioneve shqiptare dhe harmonizimin e legjislacionit dhe praktikave me kulturėn dhe politike dhe legalė tė Bashkimit Europian.   Gjatė gjashtė muajve tė fundit tė 1999 dhe gjatė 2000, janė mbajtur njė sėrė mbledhjesh dypalėshe midis Ministrave tė Rendit tė Greqisė dhe Shqipėrisė me synimin e konsolidimit tė ndihmės sė dhėnė nga Greqia pėr fushėn e ligjit dhe tė rendit. Asistenca dhe pėrkushtimi i ndėrmarrė nga Greqia nė kėtė fushė janė tepėr tė dukshme. Kėtu pėrfshihet riforcimi i mbėshtetjes llogjistike pėr policinė nė formė tė makinave tė patrullimit, mjete anti-revolta tė blinduara dhe jelekė antiplumb; emėrimi i njė zyrtari Grek tė Ministrisė si liaison me Ministrinė e Rendit Publik tė Shqipėrisė; seminare tė ndryshėm trejnimi pėr zyrtarėt shqiptarė tė policisė; ruajtje e kufijve tė pėrbashkėt; patrullim i pėrbashkėt i detit (Korfuz - Sarandė); kėmbim i rregullt i informacionit konfidencial; dhe njė ndėrhyrje nė emigrimin ilegal, trafikun e narkotikėve dhe kontrabandėn
48. Kėshtu marrėdhėnjet e Shqipėrisė me Greqinė, shumė tė rėndėsishme pėr politikėn e jashtme tė vėndit, kanė ecur pėrpara, nė krahasim me pikėn e ulėt tė arritur nė mes tė 1990-ve. Greqia nuk kėrcėnon mė tė dėbojė punėtorėt shqiptarė, tė cilėt mund tė dėmtojnė seriozisht ekonominė e tė dy vėndeve
49. Ndonės Greqia ka njė mbėshtetje tė madhe politike nė sajė tė anėtarėsisė nė NATO dhe BE, Shqipėria po bėhet kurdoherė e mė pak e preokupuar se Greqia mund tė ushtrojė influencėn e saj nė bllokimin e ndihmės ekonomike. Kjo, pėr shkak tė faktit se Shqipėria po bėhet mė e fortė ekonomikisht. Ndonėse e varur shumė nga assitenca e BE, vėndi po bėhet e mė pak i varur nga ndihmesa e huaj dhe ka njė numėr projektesh tė financuara nga bankat. Po ashtu, Shqipėria ėshtė njė nga dy vėndet e Ballkanit qė mund tė pėrshkruhet si e pasur me ujė (tjetra ėshtė Mali i Zi). Nė se thatėsira verore Ballkanase, vazhdon tė ngelet e rėndėsishme. Kėshtu nė pesė vjet, Greqia mund ti kėrkojė ujė Shqipėrisė
50. Megjithatė ngelen probleme tė rėndėsishme dypalėshe. Legalizimi i emigrantėve nė Greqi ngelet njė problem. Tirana ėshtė veēanėrisht e shqetėsuar pėr njė vendim qeverie qė u lejon kartėn jeshile familjeve shqiptare. Marrėveshja pėr legalizimin e emigrantėve tė huaj nė Greqi, qė nisi nė Janar 1998, ėshtė ende nė fazėn e zbatimit. Ndėrkohė, Greqia do tė qe e kėnaqur qė Shqipėria tė rriste " zonėn e minoritetit" ku tė mos qenė vetėm minorotet legale vetėm nė zona specifike. Kjo do tė shihej si "qėndrim i matur i autoriteteve shqiptare"
51. Greqia kėrkon qė problemi i minoritetit tė merret ne konsideratė nga njė perspektivė Europiane sesa e Greqisė. Ndėrsa bashkėsia etnike Greke kėrkon lidhje mė tė ngushta ekonomike dhe kulturale me Greqinė, Athina pėlqen ta shohė kėtė minoritet mė shumė si njė urė ndėrmjet dy vėndeve se si burim pėrēarje. Nė se kjo gjė ndodh atėhere Qeveria Greke, OMONIA dhe PBDNJ do tu duhet tė bindin shqiptarėt se nuk ka ndonjė plan pėr helenizimin e Shqipėrisė sė jugut.        
27 Mė 20 Janar 2001, i njėti grup, qė rivendikon atė pjesė tė Shqipėrisė sė Jugut i njohur nga grekėt si Vorio Epir apo Epiri i Veriut, si pjesė e Greqisė, ndėrmorri njė sulm me granada nė njė objektiv shqiptar nė Athinė duke dėmtuar disa automjete.
28 Nė vazhdim tė marrėveshjes, u hapėn disa shkolla tė tjera dhe njė Fakultet e Gjuhės Greke u hap si degė nė Universitetin e Gjrokastrės.    
29 Pėr njė dokumentacion pėr tė detajuar tė historisė sė minoritetit grek nė Shqipėri, shihni "The Greek minority in Albania, a documentary record" (1921-1993, Institute for Balkan Studies, Thesaloniki, 1994"    
30 Vllahėt janė blegtorė gjysėm nomadė, qė flasin njė gjuhė tė afėrt me Rumanishten dhe jetojnė nė juglindje tė Shqipėrisė, veriperėndim tė Greqisė dhe Maqedoninė e jugut.     
31 Shih tek "The Greek minority in Albania, a documentary record" (1921-1993, Institute for Balkan Studies, Thesaloniki, 1994, fq.21    
Radio Free Europe/ Radio Liberty (RFE/RL), Balkan Report, vol. 4, No. 78, Tetor 20, 2001    
33 PBDNJ pėrfaqėson kryesisht minoritetin Grek nė Shqipėri, por kėrkon njė bazė elektorale edhe nėpėr organizatave tė vogla Serbe, Malezeze dhe slavo-Maqedonase. PGDNJ pėrmbledh grupime rivale anti- dhe pro?qeveritare. Mbetet pėr tu parė nėse partia do ti ngelet besnike qverisė apo do tė ndjekė njė kurs tė pavarur dhe tė ēfaqė axhendėn e vet duke ndryshuar aleancat.     
34 . Diskutime tė ICG me zyrtarė grekė, Tiranė, Mars 2001.     
37 RFE/RL Balkan Report, vol.4, Nr. 78, 20 October 2000    
38 Reuters, 16 October 2000    
39. Diskutime tė ICG me zyrtarė tė ODHIR, Nėntor 2000    
40. Ndėrsa ky raport po shkruhej, rreth fundit tė Majit, po afrohej pėrfundimit rregjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė dhe pasurive nė fund tė Majit. Rregjistrimi i fundit i popullsisė qe bėrė mė 1989 dhe rregjistroi 60,000 grekė etnikė.     
41. Albania Daily News, Prill 04, 2001    
42. Diskutim i ICG dhe pėrfaqėsuesit e OMONIA-s, Tiranė Mars 2001 
43. Kathimerini, Athens, Shkurt 19, 2001 
44. ICG gjatė zgjedhjeve me votues shqiptarė, Tiranė, Nėntor 2000. Pėr njė pasqyrė tė vėshtirėsive qė hasin punėtorėt shqiptarė qė punojnė nė Greqi shih James Pettifer "The Albanians on Kithera", Besa, vol.5 2001    
45 RFE/RL, Nėntor 09, 2000              
46 Bisedime tė ICG me zyrtarė grekė, Tiranė, Mars 2001 
47 Nė zonat minoritare ka klasa nė gjuhė greke pėr fėmijėt nė shkollėn fillore dhe tetėvjeēare.
48. Program asistence ga Ministria e Rendit Publik tė Republikės sė Greqisė nė fushėn e ligjit dhe Rendit nė Republikė e Shqipėrisė, mbasada Greke nė Shqipėri, Nėntor 2000 
49. Greqia do tė humbiste krahun e lirė tė punės dhe Shqpėria paratė e dėrguara nga emigrantėt 
50. Nė shumė pjesė tė Greqisė ka mungesė uji gjatė verės. Qeveria Shqiptare ka nė plan tė eksportojė ujė nga njė pikė tepėr e famshme pėr bukurinė e saj tė quajtur "Syri i Kaltėrt", afėr qytetit jugor tė Sarndės, pėr nė ishullin e Korfuzit, njė skemė qė do tė ngjallė shqetėsime tek aktivitėt e mjedisit.     
51. Dskutime tė ICG me zyrtarėt Grekė nė Tiranė, Mars 2000