George Tenet, Drejtori i CIA-s
 
Pasaporta.

3 Qershor 1995 deri me 11 Qershor 1997 Drejtori I komanduar I CIA-s.
Prej 11 Qershor 1997 Drejtori aktual i saj. 2 mandate perkatesisht nga  ish Presidenti Bill Klinton dhe ai actual George W. Bush ne krye te CIA-s.  Lindur: 5 Janar 1953  Flushing, Neė York, USA .Binjak me tė vėllanė  William Tenet. Edukimi Arsimor: Georgetown University, School of Foreign Service, B.S.F.S., 1976; Columbia University, School of International Affairs, M.I.A., 1978 Martuar me Stefanie Galakas, ka nje djale Johni. Jeton me nėnėn Evangjelitsa Kacalano. Kariera: Asistent Legjislativ. Drejtor Legjislativ I Senatorit John  Heinz, 1982 - 85 anetar I Stafit. Anetar I cėshtjeve tė Komitetit tė Zbulimit  nė Senat (SSCI) dhe mė pas  Drejtor I Stafit mė 1988 - 93. Anėtar I  Kėshilli tė Sigurimit Kombėtar I Presidentit Klinton gjatė periudhės 1992 - 93. Asistenti Special I Presidentit Klinton dhe I dėrguar I posacėm I presidentit pėr Programet e Zbulimit nė CIA dhe nė Kėshillin e  Sigurimit Kombėtar 1993 -95. Kariera mė e lartė: Drejtori i Agjencisė Qendrore tė Zbulimit CIA prej Qershor 1997.   
Gerge Tenet ėshtė emėruar Drejtori i CIA-s nė Qershorin e 1997,  propozuar nga Presidenti Bill Klinton dhe votuar unanimisht nga Senati Amerikan.  Dr. Tenet ka shėrbyer si zėvėndės i CIA-s nė vitin 1995 por mė pas ai ka vazhduar tė kryesojė nė krye tė zbulimit amerikan, pasi Drejtori i saj  John Deutch nė Dhjetor tė 1996 dha dorėheqje nga kreu i CIA-s. Dr. Tenet nė kohėn kur shėrbente si asistent praėn Presidentit Klinton, ishte  ngarkuar me detyra tė rėndėsishme nė programet e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar  si NSC, ''Intelligence Priorities,'' ''Security Policy Coordination,''  ''US Counterintelligence Effectiveness,'' dhe ''US Policy on Remote Sensing Space Capabilities.''  Nė programet e mėsiėpėrme Dr. Tenet krijoi  sistemin legjislativ tė funksionimit tė shėrbimeve secrete tė zbulimit pėrfshi  dhe komunikimin inteligjent kompiuteror si dhe organizimin e ri tė CIA-s. Gjithashtu Dr. Tenet ka punuar dhe nė programet bėrthamore tė zbulimit,  dhe ėshtė ngritur nė detyrė falė pėrpjekjeve dhe bashkėpunimit me Senatorin David C. Boren. Nė programin e tij tė paraqitur nė Senat, Dr. Tenet I  ka kushtuar rėndėsi kėrkimeve dhe monitorimin e problemeve bėrthamore vecanėrisht tė forces nukleare tė reagimit tė shpejtėqė pėrpara  mbarimit tė luftės sė ftohtė, kur mė 1985 ka shėrbyer praėn Komitetit tė Senatit  pėr problemet bėrthamore prane Senatorit Patrick Leahy. Dr. Tenet ėshtė emėruar mė sė fundi nga Presidenti Republican George W. Bush sėrish nė krye tė CIA-s. Pas miqėsisė sė fortė me ish Presidentit Klinton, pikė sė pari nga kapaciteti nė drejtimin e njė prej  strukturave mė tė forta tė qėndueshmėrisė sė interesave tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės CIA, me propozim tė Presidentit actual George Bush, Senati Amerikan vendosi mė Shkurt 2001 tė mbajė si kreun e CIA-s Drejtrion e  saj actual George Tenet.  Familja Tenet ka emigruar pėr nė SHBA pas luftės sė dytė botėrore,  ndėrsa djemtė binjakė janė lindur nė amerikė. Babai I Tenet mbiemri I tė  cilėve ėshtė Koka, ishte nga Qeparoi, njė nga fiset mė nė zė tė Himarės, I  dalluar pėr trimėri jo vetėm nė Himarė por dhe nė emigrim kryesisht nė Itali.  Nė shėkullin e 19-tė familja Koka e cila jetonte nė Itali, kishte  ndryshuar emrin nė Tenet pėr arsyje tė mos gjendej nga gjaksit kundėrshtarė. Pas Italiasė familja Tenet nė fillimet e shekullit tė 20-tė u vendos nė  Korfuz, por dhe atje ajo u detyrua tė braktiste ishullin dhe tė vendosej pėrgjithmonė nė Qeparo tė Himarės, vėndi I tė parėve. Historia e  familjes Tenet ėshtė e lavdishme dhe plot sakrifica tė panumėrta. Babai I Tenet, Jani, shkon nė emigrim nė Francė ku dhe familja e tij thuajse kishte emigruar nė minierat e qymyrgurit nė Sentetien, kohė qė qėndroi deri nė mbarim tė luftės sė dytė botėrore. Pikėrisht ndėrsa nė Himarė lufta  italo greke solli dhe shumė tė shpėrngulur, I ati I Tenet njihet nė Itali me  njė vajzė nga Himara nga njė fis nga mė tė dėgjuarit tė krahinės  Evangjelitsa Kacalano, e cila kishte mundur tė ikte me njė nėndetėse angleze nga brrigjet e Himarės nė prag tė mbarimit tė luftės. Kėshtu njohja e dy tė rrinjve nga Himara nė tokėn italiane, do tė sillte emigrimin e tyre pėrfundimisht nė SHBA nė qytetin mė metropol tė botės New York. Ndėrsa  nė 5 janar 1953 dy djemtė binjakė George dhe Ėilliam do tė vinin nė jetė  (autori I shkrimit ka tė njėjtėn datėlindje me vėllezėrit Tenet) por nė vitin  1965 babai I tyre pas pak vitesh do tė ndahej nga jeta. George dhe Bill do  tė edukoheshin me ndjenjėn patriotike himariote, madje dhe nė gjuhėn e mirėfilltė greke nga kjo anė, me traditat e hershme historike, me  trimėrinė dhe guximin pėr tė kapur majat mė tė larta tė kombit amerikan. Pasi prfunduan shkollėn e mesme "Beniamino Kardozo" nė Neė York, ata  vazhduan shkollat profesionale pėr tė cilat dhe sot japin kontributin e tyre nė  dobi tė shoqėrisė amerikane. Sot ndėrsa George ka njė djalė me emrin Jani,  Bill ėshtė autori I tre vajzave, tė cilėt rinė praėn gjyshes sė tyre 85  vjecare Evangjelitsa Kacalano. Lidhjet e familjes Tenet me Himarėn janė tė pa ndashme. Si nga Qeparoi dhe nga Himara djemtė amerikanė vazhdojnė tė  kenė lidhje me gjithė kushurinjtė e tyre tė parė, qė nga Koco Koka nė Qeparo  dhe deri tek mė I vogli Viktor Varfi nė Himarė. Ndėrsa Ėilliam tashmė  drejton njė klinikė kardiologjike nga mė tė mėdhatė nė Neė York nė Greektoėn "Kyrenia Cardiovascular Center", George ėshtė nė njė nga detyrat mė tė rėndėsishme qė I ka besuar Presidenti I Shteteve tė Bashkuara tė  Amerikės si dhe Senati Amerika, nė krye tė CIA-s. E gjithė historia e familjes  Tenet ėshtė e lidhur me Himarėn, tė cilėt kanė dhe shtėpinė nė qėndėr tė  Spilesė. Mesazhet prej tyre janė qė himariotėt tė mos shesin tokėn e tė parėve,  por tu qėndrojnė besnikė ndjenjave historike tė Himarės, tė mos braktisin vėndin dhe tė bashkojnė forcat pėr tė zhvilluar jetėn e tyre, traditėn epirotase nė atė komunitet I cili ka njė histori tė lavdishme tė  vecantė 5 shekullore tė pavarėsisė nga pushtimi otoman dhe tė lakmueshėm nga tė  tjerėt.  Dr. Tenet ėshtė me prejardhje nga Himara por nuk ka qėnė kurrė nė  Shqipėri ndryshe si e ka shprehur disa herė shtypi shqiptar. Administrata  aktuale shqiptare, ka maredhenje me strukturat e CIA-s sidomos pėr  bashkėpunimet nė luftėn kundėr terroristėve islamikė, tė cilėt mendohet tė jenė  instaluar nė Shqipėri pas prishjes sė lidhjeve mes CIA-s dhe qeverisė sė kryesuar  nga Dr. Berisha pėrpara vitit 1997. Dr. Tenet I ka kėrkuar Dr. Berishės nė  njė takim mė 1993 nė Washington, qė tė lejonte hapjen e shkollave greke nė Himarė, por ky I fundit e ka refuzuar njė kėrkesė tė tillė. Madje pėr  mos informacion tė saktė nė drejtim tė karierės sė Dr. Tenet, Berisha ka shkarkuar ambasadorin shqiptar nė Washington. Dr. Tenet asistoi sė  bashku me Presidentin Klinton nė takimin me Dr. Berishėn nė Shtėpinė e Bardhė. Mardhėnjet mes qeverisė shqiptare dhe institucioneve qeveritare  amerikane, filluan tė pėrkeqėsoheshin vecanėrisht nė gjyqin kundėr tė pestėve minoritarė grekė nė vitin 1995, kohė kjo qė lobi greko amerikan, I  kėrkoi Senatit tė ushtronte presion ndaj qeverisė sė Dr. Berishės pėr dhunim  tė tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri vecanėrisht ndaj minoritetit grek. Nė Shkurt tė 1997 kur nga rėzimi I firmave piramidale nė Shqipėri, qeveria  e Dr. Berishės kėrcėnohej seriozisht nga gjėndja e jashtėzakonshme, ish  shefi i shėrbimit sekret shqiptar SHIK Bashkim Gazidede, deklaroi nė  parlamentin shqiptar se "situata e krijuar nė Shqipėri, ėshtė vepėr e Drejtorit tė CIA-s Gorge Tenet i cili ėshtė me prejardhje nga Himara dhe mbėshtetur  nga lobi greko amerikan nė SHBA". Deklarata u pėrgėnjeshtrua menjėherė nga burimet e informacionit amerikan, ndėrsa situata pėrkeqėsohej  vazhdimisht drejt katastrofės shqiptare. Pak kohė mė parė Dr. Berisha kishte  refuzuar tė takonte nėn sekretarin amerikan Werth, duke mos e pritur sipas protokollit dhe duke refuzuar njė takim tė tillė. Megjithatė pėrpjekjet  e administratės sė Klinton, pastaj tė Bush pėr tė ndėrtuar institucionet demokratike nė Shqipėri, shtuan mė tepėr kontaktet mes institucioneve shqiptare dhe amerikane pėrfshi dhe vetė opozitėn e sotme. Ngjarjet nė Kosovė  ku makina e Milloshevic u ndal si rezultat I luftės ajrore tė NATO-s mė 1999, treguan se tė drejtat e njeriut nė Ballkanin e trazuar duhet ti shkohet deri nė fund. Dr. Tenet ka qėnė I interesuar pėr mbarvajtjen e zgjedhjeve locale tė Tetor 2000 vecanėrisht pėr Bashkinė  e Himarės. Mesazhet qė ai I ka dėrguar qeverisė shqiptare janė pėr njė politikė kozmopolite duke respektuar historinė, traditat, gjuhėn dhe shkollat greke nė Himarė. Ai ka shmangur njė pėrdorim tė tepruar tė  forcės dhe terminologjisė nacionaliste nė Shqipėri nė dėm tė komunitetit grek autokton qė jeton nė Himarė. Mesazhet qė janė pėrcjellė nėpėrmjet republikanit B. Gilman shefit tė mardhėnjeve me jashtė tė Kongesit  Amerikan si dhe me ndėrmjetėsinė e epirotasit, gazetarit tė madh dhe mikut tė  tij Nick Gage autoriteteve shqiptare, treguan qartė forcėn e komunitetit himariot nė SHBA, presione tė cilat vazhdojnė edhe sot tė jenė nėn vėzhgimin e tyre pėr lirinė dhe tė drejtat e njeriut nė Shqipėri dhe vecanėrisht nė Himarė.     
Dr. Tenet ende nuk ka konfirmuar njė vizitė nė Shqipėri. Vitin qė  shkoi, stacioni I fundit I tij ka qėnė Rumania, pas vizitės nė Moskė qė Tenet  pati me Vladimir Putin. Njėkohėsisht ngjarjet nė Izrael e kanė detyruar  shefin e CIA-s tė pėrshkruajė disa herė itenerarin Tela Aviv - Kairo pėr  problemet e ndėrlikuara tė rajonit tė Lindjes sė Mesme por dhe me vemendje te larte  ne Ballkan.
 
                                                                                                                                                      Stavri Marko