Quhem Kleanthi Dede, jam nga Qeparoi i Himares, femijerine e kalova ne Qytetin e bukur te Himares ne Spilene buze detit ku imazhi i qytezes ngrihesh e zmadhohesh per cdo mbremje Perendimi dielli ne ujerat e kristalta te Jonit shumengjyresh, mbi kurrizin e te cilit varka e barba Vasilit hidhte valle sa here qe rjetat rendoheshin nga peshqit e ngecur ne to. Shpesh lageshtira e kripur e detit thahesh ne trupin tim te brishte, nen rezet e forta te diellit Mesdhetar, A nuk ndodhte keshtu si me mua edhe me djemte e Nerenxe, gjitone te shtepise sime, te cilet ne cdo stine te vitit parapelqenin te mateshin me kapriciot e njohura te Detit Jon dhe gjithemoh delnin fitimtare. Mbas betejave te tilla me ne fund deti i mposhtur dorezohesh dhe me dallget e tija qe shtriheshin ne reren me kokrat si diamant nxirte gjithecka per t'ua falur ketyre femijeve qe me lakurqisite e kembeve vizitonin pellembe per pellembe bregun per te mbeledhe trofete e fitores, si lapsa e stilolapsa, kuklla e topa plazhi qe sdihej se nga cili plazh i Botes apo anije e mbytur vinin per te na sjelle mesazhe se pertej detit ka jete e njerez te gjalle si dhe neve. Te njejten gje benin me tutje femijet e lagjes Varfe, apo ne te kunderten e vijes se bregut, femijet e Dhimalekse, te Rexhe, Marace, Rondajve , Zotajve, Bollanajve, Belerajve e deri tutje qendronin ne maje te bregores Mbreterit e Luaneve - Gorajt, sikur te donin te kontrollonin edhe fundin e detit per sasine e peshkut qe zbardhte aty ketu, dallgeve te fosforta te gjiut magjepes. Dhe vija gjarperushe e Jonit nuk ngelesh pa u kontrolluar nga djemte e Merxhane, te Mertire apo Curre ne zonen e Qeparoit qe lakemonin trofe me te medha nga beteja me detin deri edhe shishe te mushura me pije te gjithellojeshme apo bidona e orendi te ndryshme shtepiake, deri edhe aparate fotigrafike camcakize e libra, dhurata, ndofta te gjitoneve Korfiate duke gjetur rrugen me te shkurter per vellezerit e tyre matane e me kete ane detit. Aqe shpejt e dallonin trofene e detit ne Qeparo, sa nje i quajturi Babe qofte edhe me nje sy qe ishte, zbardhjen e peshkut e kapte syri i tij qikllop, edhe ne driten e henes dhe si shqipe e malit Karros sulesh mbi tufen e peshkut, po keshtu pergjat Vunoit ne Gjipe e Jal, Andonaj e Kocanajt me tutje ne Dhermi, Joni dallgeshume e zhurmemadh dite e naten dodhesh ne syrin e te gjitheve dhe ne syte e te gjitheve ngjyra e Jonit duket qarte. Ne Piqeras ne Lukove e deri ne Nivicen e fundme prej andej banoret e ketyre aneve shkembenin shikimet me gjithe boten, dhe bota e kuptonte mire hallin dhe brengen e tyre, e sinjalet vazhdonin te vinin  e te vinin per vite e vite me radhe, ndersa trupat  tane riteshin  ngadale ne eren e detit te jodizuar. Ishin vitet '60.
KLEANTHI
Z. DEDE