EMBLEMA
"BASHKIMI HIMARJOT"
Stema ose Emblema "Bashkimi Himarjot", eshte prodhuar ne Llavrio te Greqise ne vitin 1900, atje ku qene si punetore ne Minierat e Plumbit shume himarjote dhe bregdetas. Stema eshte prej bakri e veshur me argjend, e trashe 3 mm, ose 2 te 16 - tat e inches. Kejo u jepej te gjithe himarjoteve qe ishin jashte vendit neper kurbete ose me banim kudo qe ndodheshin. Por jo vetem per banoret e Himares se sotme por per gjithe banoret e 52 fshaterave qe kishte Himara gjate pushtimit turk, teritori Vlore, Tepelene, Gjirokaster, Delvine, Sarande-Butrint, kufi me Camerine e Detin Jon. Pra "Stema" ne vetvehte nuk kishte vetem rolin e indetifikimit te personit qe e mbante, kur ky banor ndodhesj jashte kufijve te teritorit te Himares qe pershkruam pak me lart, por ajo kishte edhe rolin tjater shume te rendesishme sepse bente te njohur ne zonat e tjera te Ballkanit apo ne Evrope egzistencen e Krahines Autonome te Himares, dhe personi qe e mbante kishte imunitet dhe mbrohesh nga krahina e tij, ne rastet e ndodhjes se tij jashte kufijve te saj dhe sidomos ne raste ngjarjesh te jashtezakoneshme. Kejo Steme erdhi si rezultat i zbatimit dhe aplikimit per shume shekuj te Legjislacionit vendas ose sic njihen ne bote "Venomet e Himares". Stema "Bashkimi Himarjot" u kurorezua ne vitin 1900, si nje forme "Pasaporte" do te thoshnim por zanafilla e saj embrionale i perket vitit 1481, kohe kur Sulltani e njohu dhe i dha te drejten e Veteqeverisjes, pra Autonomine Himares, duke ruajtur maredheniet edhe me Porten e Larte, e duke paguar nje takse simbolike vjetore. Himarjoteve, te drejtat e Veteqeverisjes, Sulltani u a shkroi ne pllaken e bakrit e cila sot gjendet ne Vatikan, ne Rome te Italise. Keto te drejta vazhduan te njiheshin zyrtarisht deri ne vitin 1912. Shkaku kryesor dhe vendimtar i krijimit te"Bashikimit Himarjot" ishte zbarkimi i Gjon Kastioti me luftetare shqipetare nga Italia ne Himare mbas vdekies se Skenderbeut, dhe fillimi i luftes kundra turqeve te kryesuar nga Iljas Pasha. Sipas Barletit, Donika gruaja e Skenderbeut ishte nga Kanina e Himares shkruan ai, pra Gjoni e dinte se po shkelte ne token e nenes se tij, nga e cila dhe mori edukate, ai e dinte po kaqe mire se himarjotet si njerz te beses qe ishin nuk do ta linin ne balte nipcen e tyre dhe keshtu ndodhi, lufta ishte e ashper me humbje te medha dhe me fitoren e Himarjoteve qe coi ne Autonomone e Krahines dhe krijimit te "Bashkimit Himarjot". Po sic dihet Gjoni nuk ishte ne gjendje te mobilizonte viset e tjera te Arberit, keshtu qe ideja e Skenderbeut te vdekur ngeli gjalle dhe u mbrojt me vendosmeri vetem ne Himare sepse me te drejte bejme pyetjen: Mbas 25 vjet lufte te Skenderbeut, me pas cfare u be  me vise e Arberit?, shesh me lule...Dihet qe valet e dallget e callmave cdo pranvere dhe vere nuk kishin te mbaruar. Strategjia e tyre ishte mizeria, ndersa e himarjoteve "godite armikun aty ku se pandeh", deri edhe ne cadren e pashait goditi  vetetima himarjote pa e pandehur dhe pa u kapur dot nga nje tabor i tere. Kejo e vertete historike shume shekullore shpesh here i eshte vjedhur Himares dhe eshte paraqitur si e tyre sa here qe ne tryezat ku firmoseshin kredite dhe ndihmat ne Pperendim dhe per te siguruar sa me shume te tlla, paraqiteshin si shpetimtare te Kulrures Perendimore nga Invazioni i Lindjes. Ne thelb ideja e Skenderbeut u tradhetua ne gjithe gamen e saj nga me te pasmit, ata u perkulen dhe pranuan gjithecka, po ajo ngeli e gjalle per shume shekuj ne Himare. Mos po duhej qe te jetonte Barleti 500 vjet e ti shkruante keto gjera qe te mund ti besonin e ti thoshnin botes te verteten e shekujve te me mevoneshem? "Gjigandet" politikane, shkrimtare, e historjane duke filluar qe nga Gjirokastra e deri ne Prishtine nuk thane e nuk kane thene gje per rolin shume te madh te Krahines se Himares ne keto dyndje shekullore qe beri sa dhe si deshi turku deri thelle ne Ballkan nderkohe qe Himara i kish vene kufirin tek "thana". Vete pikat kyce te historise po ti shikosh, prezente do te gjendet elementi himarjot, si ne Lidhjen e Prizrenit dhe ne ngritjen e Flamurit ne Vlore. Keto fakte nuk thone sado pak per t'u thene e permendur edhe roli i Himares dhe i himarjoteve?. Strateget turq e dinin mire se per te kapur Evropen te cilen e lakemonin vazhdimisht, vetem dy rruge ishin te mundeshme ti suleshin Kontinetit drejte perdrejte gje qe nje pranvere dhe nje vere s'do t'u mjaftonte per te kaperxyer Alpet e Austrise po te marim parasysh se edhe popujt ku shtriheshin taboret turke s'do ti lenin te qete, pra kejo rruge ishte e pa realizushme dhe me sakrifica te medha dhe rruga tjater ishte te hidheshin ne Itali. Po nga ku ? Anijet turke nuk kishin aqe shume pavaresi lundrimi per te kapur brigjet e Italise, ankorimi ne cdo port te Epirit ishte i pamundur mbasi do te sulmoheshin nga epirotasit, zot te tokes dhe te detit. E vetmja rruge me e shkurter  ishte kalimi i Kanalit te Otrantos. Mirepo dihet mire qe celesat e Otrantos i kishin himarjotet. Per ata qe donin himarjotet Otranton e koalonin per 5 ore dhe nuk ishin te paket ata qe ndiqeshin nga regjimet e vendeve perreth te cilet te sigurte lundertaret himarjote brenda nates i hidhnin matane bregut, ndersa per turqit ky kanal nuk u kalua as per 500 vjet. Turqit do te kalonin ne qoftese perkuleshin trupat himarjote. Kete gje e dinin mire Keshtjellaret evropjane bedenat e te cileve ishin himarjotet dhe ne gjokset e pa perkulura te ketyre bedenave per vite e vite me radhe benin rikoshete heshtat dhe shpatat e turqve gjakesore. Kete te vertete historike Evropa duhet ta dije e ta mari vesh, se ndryshe nga ceshte paraqitur e verteta historikese per perfitime materjale politike apo dipllomatike, fakte te tilla te frenimit te invazionit Lindor i dedikohen Himares dhe Kapedaneve te saj trima. Prandaj eshte detyre e historjaneve himarjote qe me fakte ti bejne te qarte Evropes se sotme per Kontributin e madh dhe peshen e rende qe mbajti per shume shekuj Himara, ne interes te Kultures Evropiane, per ti dhene asaj nderin dhe vendin qe i takon, duke e vleresuar ne Forumet
nderkombetare si nje relike historike qe i sherbeu Evropes se sotme. Nga Institucione te ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare te Evropes dhe nderkombetare jane bere shume vleresime si per persona dhe per vende te ndryshe te botes apo per zona muzeale, per kontributin qe kane dhene ne shume drejtime, ndersa per Rolin Historik te  Himares ne drejtim te Mbrojties se Kultures se Evropes deri me sot nuk eshte bere ndonje vleresim. Kejo jo per faj te himarjoteve, po per konjukturat politike  me te cilat Himara edhe ne kete etape nuk eshte pajtuar asnjehere. Me te drejte kerkojme qe nga forume te tilla Kulturore nderkombetare te vleresohet ky rol duke i Akorduar Krahines se Himares, Cmime e vleresime ne baze te Legjislacionit te Vleresimit per Kontribut ne drejtim te Kultures Boterore ose duke i dhene Status te Vecante Ekonomik ne Evropen e Bashkuar, per zhvillimin e saj si nje Krahine me Perparesi.
                                                                     
                                                Pregatiti   Dhionis Koci,  Kleanthi Z. Dede